S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, May 4, 2019

Lajm i keq për udhëtarët, industria e linjave ajrore të Europës po konsolidohet

Ky është një lajm i mirë për aksionerët, por jo dhe aq për udhëtarët.


Amerika mund të jetë vendi i konkurrencës së tregut të lirë. Por nëse do të ngrinim sytë nga qielli, Europa do të dukej më e lirë. Bashkimi Europian ka mirëpritur 135 operatorë ajrorë, ndërsa Amerika vetëm 59. Por pesë prej kompanive më të mëdha ajrore të Amerikës kontrollojnë rreth 70% të tregut, ndërsa pesë prej kompanive më të mëdha ajrore të Europës, nuk arrijnë të kontrollojnë as gjysmën e tregut.


Përqendrimi më i lartë ka rezultuar në shërbim më të dobët: tre operatorë amerikanë gjenden në listën e 50 linjave ajrore më të mira në botë, në krahasim me 13 operatorë europianë, sipas vlerësimit të Skytrax, një faqe interneti e linjave ajrore. Ashtu edhe siç mund të parashikohej, nga një gjë e tillë kanë përfituar më shumë aksionerët, të cilët fitojnë rreth tre herë më shumë për çdo pasagjer në krahasim me ata në Europë. Shenjat e një konsolidimi të mundshëm të stilit amerikan do të kënaqnin padyshim kapitalistët e Europës, të cilët janë të shqetësuar për konkurrencën.Fluturimet në qiejt europianë nuk kanë qenë shumë të larta së fundmi. 

Numri i kompanive ajrore në Europë ka shënuar një rënie nga piku prej 180 kompanish i vitit 2003. Që nga fillimi i 2018 e deri më tani, kanë falimentuar rreth 14 kompani ajrore. Në mars, WOW, një kompani ajrore islandeze me kosto të ulët, ishte në vështirësi të mëdha dhe pranë falimentimit.Muajin e kaluar Flybmi dhe Germania falimentuan, duke vijuar dështimet e mëparshme të kompanisë VLM në Belgjikë, Primera Air, me qendër në Letoni, Cobalt Air në Qipro, Azur Air në Gjermani, Small Planet Airlines të Letonisë dhe atë të kompanisë ajrore zvicerane, SkyWork. Flybe, linja ajrore më e madhe rajonale e Europës, po përballet me vështirësi të shumta.


Ndërkohë, kompanitë ajrore kryesore që këto kompani të reja kishin si synim që t’i prishnin punë, po ecin lart e më lart. Dy vitet e fundit financiare kanë parë fitime rekord në tre grupet më të mëdha ajrore të Europës, në atë të Lufthansas, Ryanair dhe IAG-ut (kompania që ka në pronësi British Airways dhe Iberia).


Michael O’Leary, drejtuesi ekzekutiv i Ryanair, kompania ajrore më e madhe europiane me kosto të ulët, mendon se industria ajrore po zhvendoset drejt pesë grupeve kryesore ajrore, Lufthansa, IAG, Air France-KLM, Ryanair dhe easyJet, që kontrollojnë 80% të trafikut ajror të kontinentit.


Ai parashikon se edhe shumë prej kompanive ajrore të mesme do të blihen prej tyre brenda një periudhe pesëvjeçare. Kështu për shembull, Norwegian dhe TAP Air Portugal mund të blihen nga grupi IAG; Lufthansa po shqyrton blerjen e Wizz Air të Hungarisë; Alitalia, një prej kompanive ajrore italiane e cila është përballur me vështirësi financiare, mund të bashkohet me Air France-KLM. Edhe analistët e tjerë bien dakord me parashikimet e z. O’Leary.


Numri i madh i linjave ajrore në Europë nuk bazohet kryesisht te mbështetja e shtetit. Sepse nga gjashtë kompanitë e mësipërme, vetëm Air France-KLM ka qeveritë e Francës dhe Holandës si aksionerë të saj. Përkundrazi, suksesi i tyre pasqyron rëndësinë e shkallës, shpjegon Kenny Jacobs, drejtor i marketingut në kompaninë ajrore Ryanair.Pesha nuk ishte gjithmonë një avantazh në të kaluarën. 

Kur çmimet e karburantit u rritën para recesionit të 2007-‘09, linjat ajrore me aeroplanë të vjetër dhe që donin sasi të mëdha karburanti, shkurtuan kapacitetin e tyre, ndërkohë që po krijoheshin linja të reja ajrore me aeroplanë më efikasë. Ndërsa tani, kompanitë e para ajrore po rriten më me shpejtësi sesa tregu në përgjithësi.Linjat ajrore më të mëdha janë më të afta për të përballuar kostot më të larta të karburantit, të marrin çmime më të ulëta nga furnizuesit si për shembull nga firmat e kateringut apo nga ato që prodhojnë pjesë të ndryshme për aeroplanët, dhe janë gjithashtu më të afta për të marrë me një çmim më të ulët (si në rastin e blerjes ashtu edhe në rastin e qiramarrjes), aeroplanë të rinj me efikasitet më të lartë të karburantit. 

Ndërsa linjat më të vogla ajrore e kanë më të vështirë për të konkurruar me kompanitë e mëdha ajrore në këto drejtime.Linjat ajrore rajonale dhe operatorët e fluturimeve charter janë përballur me më shumë vështirësi në këtë drejtim. Të parat, të cilat janë të specializuara në fluturimet e shkurtra midis aeroporteve të provincave të vogla, duke përdorur avionë të vegjël, janë goditur nga zgjerimi i linjave ajrore më kosto të ulët, të cilët përdorin avionë të mëdhenj dhe mbi të gjitha me kosto më të ulët për pasagjerët.


Shumë operatorë charter, të vegjël për të konkurruar me kompani të mëdha si Ryanair, janë duke hequr dorë totalisht nga bizneset e tyre.Aeroplanë, trena dhe oligopoleRregullatorët e aviacionit në Komisionin Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, argumentojnë se biznesi ajror i Europës është më konkurrues nga ana strukturore në krahasim me atë të Amerikës. Po rritet edhe numri i qyteteve të cilat kanë aeroporte sekondare në mënyrë që të mos rritet dominimi i një linje të vetme ajrore. 

Hekurudhat konkurrojnë me linjat ajrore në rrugë me distanca më të shkurtra. Shefi i transportit në Komisionin Europian, Henrik Hololei, është gati të ndërhyjë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar pesë kompanitë më të mëdha ajrore të Europës që të mos bëhen më dominuese në industrinë ajrore.Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës së Britanisë kërkon të reformojë ndarjen e sloteve në Aeroportin e mbigarkuar të Heathrow në Londër, duke ia vështirësuar kështu grupit IAG rritjen e pjesës së tregut në mbi 55% që ai ka aktualisht. 

Të gjitha lëvizjet e mësipërme do të ndikon duke mos lejuar që edhe hapësira ajrore europiane t’i ngjasonte më shumë asaj amerikane. Por forcat e tregut favorizojnë konsolidimin dhe rezistenca ndaj saj duket më shumë si një ide utopike sesa e realizueshme

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...