Parashikimi i motit për datën 5 Maj 2019:
Shtypnews.al
Sot priten reshje, kryesisht në mbrëmje deri nesër në mesditë. Ato do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në gjysmën e qarqeve, ndërsa në gjysmën tjetër priten reshje intensive.
Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje deri lokalisht shumë intensive.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por pasditeve në zonën bregdetare dhe veri-lindore ajo pritet të forcohet, ku për momente do të fryjë deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 12 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 20 °C
Në vendet malore: 8 / 16 °C ==> Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment