S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 6, 2020

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

     Erdhi marsi, ia behu si ylberi pas shiut, marsi i luleve dhe i shumë festave, përvjetorëve dhe përkujtimeve, marsi i qëndresës së popullit shqiptar, e mbi të gjitha marsi i dymbëdhjetë i Pavarësisë së ëndërruar në shekuj.
    I bukur dhe plot gjallëri është ky muaj, plot gaz e dashuri na sjell me festën e 7 Marsit - Ditën e Mësuesit.
   Kjo festë e bukur, historike dhe madhështore na gjen të gëzuar të gjithëve, e në veçanti mësuesit shqiptarë në marsin e njëmbëdhjetë të pavarësisë, të cilët ndër thellësitë e shekujve filluan punën e tyre të palodhur vetëm e vetëm popullin ta largojnë nga errësira shumëshekullore.
     Festa e mësuesit festohet qysh atëherë kur në Korçën heroike u hap mësonjëtorja e parë shqipe, më 7 mars të motit 1887 në një shtëpi të vogël korçare të patriotit Diamant Terpo. Këtu sikur u ndalën rrezet e diellit dhe u mbollën në të përgjithnjë, për ta ndritur mendjen e një populli deri atëherë fare të paarsimuar, për të ndezur kështu flakadanët e dritës që hapën shtigje të ndritura për kombin shqiptar.
     Rrugën e arsimit shqiptar e drejtuan Rilindësit tanë, të cilët sakrifikuan jo vetëm pasurinë, por edhe jetën e tyre. Për çështjen e madhe kombëtare dhe shkollën shqipe ishin betuar vëllezërit Frashëri, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi, Dhaskal Todri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Mati Logoreci, të cilin do ta veçonim për një arsye, se në Prizrenin e lashtë hapi shkollën e parë shqipe në vitin 1898. Këta Rilindës bashkë me shumë të tjerë e ngritën në piedestal shkollën shqipe, për t’i dhënë jetë e dritë popullit shqiptar që kërkonte lirinë në shekuj.
      Shumica e këtyre Rilindësve me gjakun e tyre e përjetësuan shkollën shqipe dhe u shndërruan në simbol të diturisë dhe rezistencës.
      Atëbotë shqiptarët ishin ende nën robërinë osmane dhe shqipja ishte gjuhë e ndaluar.
    Shkolla shqipe çdo herë ka qenë si halë peshku në sy të okupatorëve, por ky popull gjithmonë i pamposhtur dhe krenar bëri që shkollat shqipe të hapen kudo në trojet shqiptare si këpurdhat pas shiut.
     Sa i vuajtur është ky popull, por e lavdishme është historia e tij. Mësuesit shqiptarë në Kosovën e nëpërkëmbur bartën barrën më të rëndë. Ata qenë të parët që i thanë jo pushtuesit serb dhe frymëzuan luftëtarët e lirisë për të çliruar përfundimisht atdheun.
     Mësuesit janë kolosë të pushkës dhe të penës, ata i dhanë dritë popullit drejt shtigjeve të diturisë, janë miq të mirë që duhet t’i respektojmë gjatë tërë jetës, ngase ardhmëria e një kombi varet nga arsimimi.
     Profesioni i mësuesit është fisnik dhe i lartë. Puna e tij është e shenjtë dhe e çmuar, duke përhap rreze diturie e ngrohtësie. Mësuesi ishte gjithmonë i pari në fushën e arsimit por edhe luftëtar në rrugën e çlirimit. Dhe ne për çdo 7 mars i kujtojmë me shumë respekt të gjithë atdhetarët që kontribuan dhe flijuan jetën për shkollën shqipe dhe të gjithë ata bilbila që i thurën vargje gjuhës së ëmbël shqipe.

Naim Frashëri në vjershën “Korça”,veç tjerash shkruan:
             
Lumja ti, moj Korç’ o lule
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trimi në ball’ u sule,
Ta paçim përjetë hua!

      Përjetë të jetëve do të përkulemi para dëshmorëve të kombit. Kjo festë në Kosovën e pavarur shënon mbylljen e një kapitulli të rëndë e të errët politik, lindjen e një epoke të re drejt aspiratave tona shekullore.
Ne të gjallët kemi obligime dhe detyrime:T’i kujtojmë të rënët për atdhe, shtetin ta ndërtojmë në funksion të jetës sonë dhe brezave që vijnë.
Sot arsimdashësit kanë një optimizëm të pashoq.Ata punojnë pa u lodhur për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinj, ato lulëkuqe të Republikës së Kosovës që shpalojnë petalet në çdo stinë dhe në çdo kohë. 
      Andaj nga zemra të uroj: Ma gëzofsh festën mësues në marsin e dymbëdhjetë të pavarësisë!
     Gëzuar për jetë e mot! Gjithmonë dalsh faqebardhë!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...