S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 4, 2020

Rruga e Arbrit, përfundon ura e Vashës, por dëmtohet traseja në Plan të Bardhë

Shtypnews.al
Vepra më e madhe infrastrukturore në Qarkun Dibër, rruga e Arbrit ende nuk ka një trase të plotë të saj. Ditët e fundit nënkontraktori që po ndërton segmentin nga Ura e Çerenecit drejt Bllatës ka përfunduar hapjen e të gjithë trasesë. 
Tashmë aksi ka shkuar deri në doganën e Bllatës e në Maqellarë të Bashkisë Dibër. 
Ky segment është pothuajse i përfunduar dhe i mungon vetëm shtresa asfaltike.
Por, aksi i rrugës së Arbrit i përfunduar vite më parë nga Qafa e Buallit deri në afërsi të Urës së Vashës po dëmtohet. Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, mbi këtë segment ka rrëshqitje të dherave dhe gurëve duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë, ka përfunduar montimi i urës së Vashës. Kjo urë e cila është ndër më të lartat në Ballkan, ka marrë formën përfundimtare të saj. Por në këtë vepër të madhe publike mungon informacioni për ecurinë e punimeve pasi nuk lejohen mediat të futen në kantier.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...