Blendi Fevziu, gazetari-historian i tranzicionit shqiptar që prej më shumë se 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” në “TV Klan”, njihet prej audiencës si personazh mjaft pozitiv dhe tepër kërkues. Në fakt kërkesat e tij, nuk rreshtin jo vetëm gjatë emisionit “Opinion”, por edhe për sa i përket kërkesave për kapjen e territoreve tokësore në zona kyçe të
Tiranës dhe Gjirit të Lalëzit. I lidhur ngushtë me disa oligarkë dhe çdo politikan që vjen dhe ikën nga ky vend, Fevziu, ka arritur të gllabërojë prona të shumta në Tiranë e Gjiri i Lalëzit.
Mirëpo ky gllabërim është shtrirë dhe tek anëtarët e tjerë të familjes së tij, pasardhësit e Toptanëve në Tiranë, ku Fevziu falë influencës së tij me oligarkët, ministra e kryeministria ka arritur të marrë dyqane e metra toke, e garazhe që nuk i takojnë dhe që i përkasin familjarëve të fisit të tij.
Sot e kësaj dite anëtarë të fisit Toptani, janë të impenjuar në disa procese gjyqësore kundër Blendi Fevziut, duke kërkuar prej tij, pjesët takuese të pronave të tyre.
Në ditët në vijim gazeta “Fjala.al” do të hedhë dritë me publikimin e dokumenteve konkrete,
lidhur me tjetërsimin e pronave të Fevziut në zonën e Gjirit të Lalëzit, dhe në disa zona të Tiranës, ku fakte dhe dëshmi të anëtarëve të fisit Toptani, do nxjerrin zbuluar skemat dhe manovrat e Fevziut, në tjetërsimin e pronave tek anëtarët e tjerë të fisit. Nga një vëzhgim në sistemin e gjykaktave rezulton se në muajin shkurt 2011, Blendi Fevziut, iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte trashëgiminë për pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, shtetasit Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes Toptani.
Sipas padisë me nr. 8124 të regjistruar pranë Gjykatës më 15 mars 2011, paditësi Blendi Fevziu kërkonte “lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për testaorin Ali Fevzi”. Ali Fevziu, njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi. Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ndryshoi të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes “Lushnjë” në atë “Tiranë”, padi kjo që u pranua nga togat e zeza.
Ndërkohë, referuar dokumenteve gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së, Ali Fevziut. Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Advija u nda nga Refik Bej Toptani dhe u largua në Itali, ndërsa tre fëmijët mbetën nën kujdesin e Refik Bej Toptanit.
Pak kohë nga ndarja, vrau veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë u rritën dhe u arsimuan. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin. Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali. Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar.
Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianën dhe Evelinën. Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë. Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t’i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu.
Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për “vjedhje me anë të mashtrimit” të pasurisë së tyre. Ky hetim prej disa vitesh është mbyllur në prokurorinë e Tiranës, por çështjet civile në gjykatën e Tiranës, vijojnë ku anëtarët e familjes Toptani kërkojnë “Drejtësi”.
/Fjala.al/
No comments:
Post a Comment