S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 2, 2020

Një djaloshi shtatë vjeçar i ndërron jetë nëna dhe i detyruar nga rrethanat, pas disa muajve babai martohet përsëri.

Një djaloshi shtatë vjeçar i ndërron jetë nëna dhe i detyruar nga rrethanat, pas disa muajve babai martohet përsëri. 

Nese doni qe te antarsoheni ne Shtypnews.al kliko mbi foton si me pshte ⤵️⤵️⤵️⤵️

⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️

Një ditë ai e sheh djalin e tij të mërzitur dhe e pyeti: Ore bir, a ka ndonjë ndryshim me nënës së vjetër dhe asaj të resë (duke nënkuptuar njerkën)?

Djali gjithë naivitet i përgjigjet: Nëna ime e vjetër më gënjente gjithmonë, kurse kjo e reja, jo.

Babai në habi e sipër, e pyeti: Si qenka kjo punë, more djalë?!
Djali i përgjigjet babait të tij, po me naivitet: Po ja, nëna ime e parë, kur luaja deri vonë, inatosej dhe më thoshte se nuk do të më jepte për të ngrënë nëse nuk kthehesha herët në shtëpi.

Unë as që e vrisja mendjen, sepse e dija që ajo, gjithsesi, do të dilte për të më kërkuar me panik nëpër rrugicat e lagjes, derisa të më gjente, të më çonte në shtëpi dhe të më jepte darkën, qoftë edhe me zor.

Kurse tani me nënën e re është ndryshe. Kur më thotë, po nuk erdhe me vrap në shtëpi do të mbetesh pa ushqim, ajo e mban fjalën. Ja, kam që mbrëmë pa vënë gjë në gojë unë.

Pas kësaj që dëgjoi, çfarë mund të bënte babai i shkretë, veç se ta shtrengonte fëmijën e tij, i mbytur në lot, i ulur në gjunjë, duke kujtuar, njëri nënën, tjetri bashkëshorten e vërtetë.

Mësimi:
Jeta është e vështirë dhe të përball me rrethana shumë të vështira. Të gjithë ju që jeni në këto situata duhet të komunikoni me fëmijët tuaj pasi tek e fundit njerka apo njerku mbeten të tillë.

Po ashtu edhe ti që nuk e ke fëmijën tënd por ke marë përsipër të jesh nëna apo babai i një fëmije tjetër, duhet ta përmbushësh me devotshmëri këtë detyrë hyjnore. Nëse nuk e bën dot, atëherë më mirë mos hidh hapa të tillë.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...