Nga Marin Mema.
Letër për JU shqiptarët e mi!
I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë.
Jemi në ditë të vështira, të përhumbura, të lodhta e thuajse të pabesueshme. Në ditë që askush prej nesh nuk kishte menduar se do ti kalonte as në makthin e tij më të keq. E megjithatë ja ku jemi ... Përballë një rrezik i jashtëzakonshëm, njē rrezik i pabesë, i pafytyrë, i pander. Një rrezik që nuk kursen, që nuk ka ndjenjë, që nuk do t’ja dijë për askënd.
Është koha për tu përballur me këtë virus të pashpirt, është koha ti lëmë fjalët dhe ta marrim seriozisht betejën ndaj tij ! Kjo betejë mund të fitohet duke mos i dhënë mundësinë këtij armiku të ri të përhapet më tej! Do kemi kohë të flasim e diskutojmë, të akuzojmë e mendojmë, të themi kush e krijoi e kush e hodhi, të gjykojmë nëse po fryhet apo jo, të flasim e dalim me njëri-tjetrin, si u veprua e reagua, por sot është emergjente ta LUFTOJME ! E kjo luftë kërkon të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi, të respektojmë thirrjet e ekspertëve të vërtetë duke mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët. Duke mbrojtur jetën !
Është koha ta LUFTOJME e të tregojmë se janë pikërisht momentet e vështira ato që ne shqiptarët na bëjnë më të fortë !
Ta LUFTOJME këtë armik të ri me forcë e vullnet, me stres e mërzitje , por ta LUFTOJME ! Higjiena, mbrojtja, respektimi i distancës, kushteve të nevojshme, janë domosdoshmëri ! Asgjë nuk duhet anashkaluar. Asgjë.
E di që është e vështirë, e di që kushtet janë të pakta, e di që duhej tjetër mbështetje e forcë, e di që shumë familje janë në vëshirësi të mëdha, e di që shumë detyrohen të dalin për shkak pune, por jetët janë të shenjta dhe unë nuk dua që asnjë shqiptar të rrezikojë. Asnjë. Asnjë pikë lot të mos dalë nga sytë e një populli që ka vuajtur mjaftueshëm. Kemi vuajtur shumë, JU lutem të mos i shtojmë asnjë tjetër plagë trupit të kësaj toke. Jeta nuk kthehet, nuk rifitohet. Gjithçka tjetër po.
Ndaj sot është koha të LUFTOJME për të treguar edhe njëherë se nuk gjynjëzohemi. Jo me trimëri e duke rrahur gjoksin, por duke u treguar të përgjegjshëm. Të mos bëjmë ato gabime që bënë të tjerët, ato gabime që po kushtojnë çdo ditë qindra jetë njerëzish. Ato gabime që nisën në Itali varganë të tërë të vetmuar makinash në errësirën e natës...
Është koha të LUFTOJME, e në këtë luftë jemi bashkë, të gjithë bashkë në shtëpitë tona, për të treguar edhe njëherë se ne shqiptarët pavarësisht mijëra problemeve dijmë të luftojmë. Ne dijmë dhe duhet të luftojmë !
Ndaj të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi , kjo është lufta e re, një luftë që ne duhet ta fitojmë ! Ne do t’ja dalim, sepse ne mundemi !
JU DUA SHUME SHQIPTARET E MI 🇦🇱🇦🇱
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment