S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, July 29, 2019

Lajm i keq për mërgimtarët, rriten çmimet për kalim në autostradën e Serbisë

Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur. 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.
Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.
Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve, shkruan Indeksonline.
Kjo është faqia==> "Shtypnews.al"  
Dhe ketu jemi e Instagram =>( @shtypnews_al )

Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën kosovare të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.

.

Wednesday, July 24, 2019

Kjo esht kalaja e Petreles qe u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. | Shtypnews.al |

Foto marrë nga faqia ==> |Albania IME |
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake.

Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.

Te nderuar fansa, dita dites po e kuptoni sesa me shume informoheni dhe argetoheni duke qene pjese e familjes se madhe ketu ne Shtypnews.al Ndajeni kete eksperience te jashtezakonshme me te gjithe miqte e ate afermit tuaj duke i dhene nje tjeter dimension komunikimit tone.



Te nderuar fansa, dita dites po e kuptoni sesa me shume informoheni dhe argetoheni duke qene pjese e familjes se madhe Shqiptare ne Shtypnews.al  
Ndajeni kete eksperience te jashtezakonshme me te gjithe miqte e ate afermit tuaj duke i dhene nje tjeter dimension komunikimit tone. 

Faleminderit, 
Stafi i  
Shtypnews.al  

Ju e dini shum mir miq se ne ketu ne Shtypnews nuk mund te gjeni as edhe nje lajm ku*vash

Kjo është faqia==> "Shtypnews.al"  
Dhe ketu jemi e Instagram =>( @shtypnews_al )


Tuesday, July 23, 2019

Dy “sherre” me mjek-Gjejeni vetë kush e ka fajin / Shtypnews.al /

“ Shiko shëndetin pa të tjerat… “ , kjo është shprehja që shpesh përdoret në vendin tonë kur duam të ngushëllohemi apo t’i japim kurajë tjetrit për problemet që ka. Kemi shkuar për t’u vizituar në spitalet publike. Ndokush mund të ketë dëgjuar nga mjeku aty sugjerimin “ eja në klinikën time private” . Por shumë rrallë ndodh që  mes problemeve për shëndetin dhe ankthit që na vendos përpara , të kujtohemi edhe për ligjin.  Për shqiptarët 2 mijë lekshat ( të vjetër) nëpër xhepat e infermierëve  apo edhe propozimi për të lënë shërbimin mjekësor publik për atë privat, mund të jenë diçka e zakonshme. Apo asgjë për tu alarmuar?!. E njëjta gjë për një shqiptarë nga  Kosova nuk perceptohet njësoj.

Kallëzimi i Islam Ramadanit

46 vjeçari lindur dhe banues në Kosovë u  detyrua t’i drejtohet Qendrës Spitalore Nënë Tereza , për shkak të një problem shëndetësor që pati I biri.  Ishte 26 qershor, kur Islami   u paraqit pranë spitalit francez në këtë qendër bashkë me të birin. “Aty takova mjekun B.B që më tha që të shkoja tek klinika e tij private, pasi sipas tij operacioni kushtonte 1 mijë euro dhe ai operacion nuk kryhej në një spital shtetëror. Debatova me mjekun dhe e mora djalin dhe u largova . Shkova menjëherë në polici për të kallëzuar”-ka dëshmuar  në polici Ramadani, i cili thotë së propozimi i mjekut e kishte nervozuar  shumë . Pas denoncimit,  policia ka thirrur mjekun për  ta pyetur.  Por B.B,  mjeku 50 vjeçar i kësaj historie  ka dëshmuar se babai I pacientit nuk është I sinqertë. Mjeku ka dhënë një deklaratë me shkrim e cila është administruar si provë , në vazhdën e hetimeve. MË poshtë eshtë  një pjesë e dëshmisë ku policia e pyet nëse I ka thënë Islam Ramadanit që “të vijë tek klinika ime private?”
Mjeku : Jo nuk I kam thënë. Vetëm I kam thënë që shërbimin e shpejtë mund ta marrë në spitalin privat
Policia : A i keni kërkuar shtetasit para në këmbim të shërbimit?
Mjeku :Jo nuk I kam kërkuar asgjë, gjë të cilën e ka thënë edhe vetë kallëzuesi. Jam mjek  në repartin e ORL në spitalin Francez. Rreth orës 10 , në zyrën time janë paraqitur dy shtetas, njëri prej tyre donte të bënte një vizitë. E pyeta nëse I kishte dokumentat në rregull. Më tha se unë kam prerë faturë prej 30 mijë lekë të vjetra dhe se dokumentet I kam në rregull. Pasi e egzaminova këtë shtetas, konstatova se kishte dy gjëndra të vogla në anën e majtë të qafës. Çdo shtrim në spital është I planifikuar ku përjashtohen vetëm urgjencat, ndaj mendova se një shërbim sa më të shpejtë pacienti mund ta merrte në një spital privat. Pas kësaj ai iku dhe takoi administratorin e spitalit dhe më pas kishte thirrur policinë, e cila erdhi në zyrën time dhe kur policia na ballafaqoi pacienti pohoi se unë nuk I kisha kërkuar para….

“Lali është mërzitur…”

Fotografi nga letra anonime kundër infermieres
Por  ka edhe raste kur qytetarët e marrin me te qeshur ngathtësinë e mjekëve për t’ju shërbyer.  Dhe për të nxjerrë nervat ata ja nxijnë infermierëve. Merita H. ka vënë në lëvizje prokurorinë nga një pacient I tillë I cili përveç ankesave që kishte në telefon, ka zgjedhur të ankohet me letër anonime. Letra e shkruar me shkrim dore është dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe ishte lënë mbi tavolinën e  mjekes së turnit. Në të shkruhet
“I bëj kërkesë ambulancës. Kam bërë check up tek infermierja e quajtur Merita  dhe më bëri me nerva se nuk i dhashë lekë dhe I bëra edhe vërejtje , por doktori më foli dhe më nxori jashtë ambulancës. Më bëri përshtypje dhe zbulova se doktori dhe infermierja kishin lidhje dashurie. Për këtë do ankohem në ministrinë e shëndetësisë”
Infermierja tregon se pasi lexoi letrën ka komunikuar menjëherë me eprorët të cilët e kanë qetësuar duke I thënë mos të mërzitej. Por pas letrës anonime, infermieres I ka mbërritur një mesazh ku I thuhej :
Zonja infermiere , që ti u solle keq me lalën tim. Do ankohem më lart që ti ke lidhje dashurore me doktorin, mos mendo që doktori do t’ju mbrojë. Për dy ditë rresht doktori dhe infermierja janë vendosur nën breshërinë e mesazheve sharëse , herë duke I kërcënuar e herë duke I paralajmëruar se do “ njoftohej ministria për lidhjen dashurore”
Këto dy histori të shkurtra mbarojnë këtu për sot. Por e nesërmja mund të sjell të tjera ngjarje … kur mund të jeni edhe ju personazh. Na shkruani në adresën tonë të  email info@gazetasi.al për çdo fakt që ju shqetëson nga jeta juaj e përditshme
 

Të dashur qytetarë të mëmëdheut, jemi në djujmin e fundit…

Të dashur qytetarë të mëmëdheut, jemi në djujmin e fundit…


Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy partive qe pretendojnë se jane aq te ndryshme nga njera tjetra, do kishin rezultuar ne nje drame popullore. Ne nje kerkese mese te natyrshme per rotacion, cdo qytetar i Republikës kerkon qe qeverisja qe vjen te jete me e pergjegjeshme, me e kujdesshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e perulur se ajo e mepareshme. 

https://m.youtube.com/watch?v=uUv0LhZUebM&feature=youtu.be

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit te territorit te Shqiperise, bashke me vetë emertimin si vend i prodhimit me masë të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte nje goditje shume e forte ndaj logos se qeverisjes. Kjo ndodhi qe ne muajt e pare dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe ne biseda private.

Kanabizimi i vendit ishte Gerdeci i kesaj qeverisjeje. Per t’i shkuar tendences popullore per krahasim, do te duhej qe per te qene njesoj si e meparshmja kjo qeverisje te vriste kater njerez ne bulevard, qe ne debatin pro dhe kundra te fajesohen njelloj te dy kundershtaret me te njejtin krim. Skene qe nuk kishte gjasa te perseritej dy here. Por largimi i me shume se gjysme milioni shqiptaresh dhe mbetja kokeforte e Shqiperise ne krye te listes se azilkerkuesve, bashke me shkaterrimin e shpreses per ndertimin e nje shteti te drejte dhe ligjor u trajtua nga analiste te huaj (te cilet u anatemuan gjithesesi) si nje si-vrasje numerike, por me e sofistikuar, qe nuk kishte konkurueshmeri me te vraret ne bulevard, vetem sepse trupat e te ikurve nuk dergjeshin pllakave te dëshmorëve te kombit, por ne kampe te qelbura refugjatesh dhe barqet gjithe tym, benzine e dhe’  te mauneve qe udhetonin per ne Angli nga Kaleja.

Ne psiqiken e frustruar e te lodhur  te popullit tim, pergjimet dhe zeri i shqueshem i ministrave hajdute, e te panginjur, halabake dhe te trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura capraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim. Psikologet mund te shohin nje marredhenie te cuditeshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra te (polls), te pergjumur e ne trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe caprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Kur mendon se kush e ben dhe si ja del.
Por nuk do ishte vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.
Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per cdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.
Nuk jane pushtetarer te devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtore te pjesshem dhe faj gjysmak. Ajo cka eshte paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht. Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe. Ne u cartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mepareshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.
Por ne mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te cmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shoke tavolinash te vjetra e te vlefshme.

Monday, July 22, 2019

Nënkryetari i Grupit të CDU/CSU ofron ndërmjetësim për krizën në Shqipëri: S’hapen negociatat me BE pa u burgosur blerësit e votave


Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul flet për gazetën “Shekulli”. Problemet kryesore të cilat vihen në dukej për Shqipërinë janë: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votave. Ka përgjime, por akoma nuk ka arrestime ndaj personave

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))
Hapja e negociatave për Shqipërinë duket të jetë një proces shumë i vështirë për Shqipërinë. Janë një sërë problematikash për të cilat qeveria shqiptare nuk po u jep zgjidhje. Krimi i organizuar, korrupsioni, blerja e votës dhe mos dënimi i tyre nga drejtësia, përbën një kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të grupimit politik CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, tregon ato reforma për të cilat duhet të luftojë më shumë qeveria shqiptare. Ndër to renditen, lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe blerja e votës. Por një e dhënë shqetësuese është edhe fenomeni i blerjes së votës. Mungesa e një hetimi për këtë fenomen përbën një kërcënim për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimit Evropian.

Ëadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?
Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale. Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan. Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë. Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.
Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?
Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.
A u arrit diçka nga takimi i Berlinit?
Po vërtet! Ka pasur një shkëmbim të vlefshëm dhe ç’është më kryesorja kritike, të pikëpamjeve për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Rezultati përfundimtar është se do të ketë një konferencë pasuese në 1 korrik në Paris. Atje do të diskutohen pyetje konkrete për vazhdimin e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i këtij procesi nevojitet urgjentisht, ne më në fund kemi nevojë për përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, përndryshe ekziston rreziku i konflikteve të reja.
Cili është vlerësimi juaj për opsionin e shkëmbimit territorial lidhur kjo me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?
Shkëmbimi i territoreve është alternativa më e keqe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor! Në deklaratën përmbyllëse në takimin e Berlinit, të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive theksuan se marrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë për stabilitetin rajonal. Ky është një refuzim i të gjitha konsideratave për një shkëmbim territori ose për rregullimin e kufijve etnikë. Besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, jo përmes diskutimit të shkëmbimeve territoriale.
Ëadephul: Kosova të shfuqizojë tarifat
Nën ndërmjetësimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Serbia dhe Kosova kanë njoftuar se do të kthehen në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. “Konferenca e djeshme e Ballkanit Perëndimor e ka parë Serbinë dhe Kosovën të kthehen në negociata konkrete për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, të cilat janë braktisur plotësisht prej muajsh, si rezultat i diskutimit të panevojshëm për një shkëmbim territorial. Për çështje konkrete si Asociacioni i Komunave të Serbisë, furnizimi me energji i Kosovës, mbrojtja e të mirave kulturore, njohja e diplomave, të drejtat e personave të zhvendosur, por edhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – duke përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara – do të duhet të negociohen. Prandaj është e rëndësishme që Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Ballkanit Perëndimor të theksojnë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Me fjalë të tjera, besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabilitetit në rajon mund të arrihet vetëm përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet, por jo përmes diskutimit të shkëmbimit territorial. Prandaj është mirë që do të mbahet një takim pasues në Paris më 1 korrik për të thelluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Grupi parlamentar i CDU/CSU do ti kushtojë vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojë që Bashkimi Evropian, e cila është përgjegjëse për negociatat, ta shtyjë procesin me tekstet konkrete negociuese dhe jo – si më parë – vetëm të moderuar. Për suksesin e negociatave, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në dijeni të vlerave kryesore evropiane gjatë samitit. Tani është e rëndësishme të implementohet demokracia parlamentare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit jo vetëm në letër në Berlin, por në terren”. Shekulli 

Saturday, July 20, 2019

Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”.

Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”.

Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen një ditë më parë për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës. Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”. Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Deklarata e Bashkisë Kamëz
Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi te qenit nje shtetar i vertet pasi qe eshte nje patriot dhe atdhetar kete e ka treguar cdo dite te jetes se tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja per lirine dhe pavaresine e Kosoves per gjithe shqiptarine. Me doreheqjen prej nje burri te vertet shteti tregoi se nuk ka asgje per te fshehur dhe se sa here te kerkohet do te shkoj para drejtesise jo si kryeminister i Kosoves por si Ramush Haradinaj.
Pergjigjur thirrjeve te drejtesise por dhe akteve te marra si kryeminister i Kosoves ne detyre.
Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit tone ti vendos emrin e tribunit te lirise dhe atdhetarise Ramush Haradinaj me vendim te KEshillit Bashkiak.
Kujtojme qe tashme Ramush Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot nje prej rrugeve mban emrin e tij.
Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajesine tende dhe misionin tend per lirine e Kosoves dhe shqiptarise. Askush nuk ka mundur te gjunjezoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalesh me karakterin tend fisnik fhe pastertine e figures tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty.

Flutura Tota: Një 31-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti në rrethrrotullimin e Teg-ut.

Një 31-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti në rrethrrotullimin e Teg-ut.

Ky vend tashmë konsiderohet si rrethrrotullimi i "vdekjes", pasi në afro 2 muaj kanë humbur jetën 6 persona!

Për të gjithë drejtuesit e automjeteve: Ju lutem, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!! 

Shkruan Flutura Tota ne statusin e saj ne rrjetin social Facebook

Friday, July 19, 2019

Erl Kodra: Sokol Balla, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu | Shtypnews.al |

Nga Erl Kodra: Sokol Balla, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu |Shtypnews.al |

Ata janë luftëtarë, por luftëtarë të një lloji të veçantë, të kuruar, të lumtur, të qeshur, të kënaqur, të veshur firmato. Ata dinë çfarë bëjnë edhe kur duken si naivë ndërsa bëjnë pyetje "të pafajshme". Ata drejtojnë makineritë më fantastike të një progagande surreale, duke sulmuar një audience të shkoklueme nga dinjiteti, që zakonisht nuk mund t'i mbyllë hesapet e muajit për bukën e përditëshme. Spektatori është objektivi që duhet të shohë saktësisht atë që i servirë Sokoli, Blendi dhe Eni, tre supergazetarët që sot përbëjnë Zonën e Parë të Propagandës, ku të vertetat vdesin, dhe mashtrimet rriten. 

Por le të zbërthejmë me detaje se çfarë dëmesh të pariparueshme po i sjellin zhvillimit të vendit në të gjitha drejtimet: ata po deformojnë perceptimin e publikut për demokracinë, për shtetin ligjor, për institucionet e pavarura, për opozitën legale, ndërkohë po shtyjnë qytetarët drejt depresionit dhe humbjes së shpresës, që vitet e fundit po braktisin masivisht vendin. 

Merreni me mend; të gjithë këtë krim publik ata e bëjnë në emër të popullit të cilit gjoja i shërbejnë, por që në realitet ata vazhdojnë propagandën, për arsye të tjera, siç janë shpërblimet e jashtëzakonshme monetare të pushtetit të Edi Ramës dhe jo vetëm. 

*) Noam Chomsky në librin e tij "Kontrolli i Medias: Arritja Spektakolare e Propagandës" thotë se industria moderne e marrëdhënieve me publikun është ndikuar nga teoria e "Demokracia e Spektatorit" e Walter Lippmann, në të cilën publiku shihet si një "tufë e hutuar" që duhet të drejtohet, jo të fuqizohet; dhe se si industria e marrëdhënieve me publikun (në Shtetet e Bashkuara) përqendrohet në "kontrollin e mendimit publik" dhe jo në informimin e tij. 

Më tej Chomsky thotë se "Propaganda shtetërore, kur mbështetet nga klasa e arsimuar... mund të ketë një efekt të madh. Këtë e kuptoi Adolf Hitler, dhe të tjerë pas tij e ndjekin këtë mësim edhe sot".
*) Noam Chomsky, lindur më 7 dhjetor 1928, është një gjuhëtar amerikan, filozof, shkencëtar, historian, kritik social dhe aktivist politik. "Kontrolli i Medias" është një abetare e pashoqe mbi punët sekrete të dezinformimit në shoqëritë demokratike.

Eni, Blendi dhe Sokoli nuk janë budallanj, përkundrazi ata janë aq të zgjuar dhe egoistë, sa ia kanë dalë të drejtojnë emisionet e tyre politike, në televizionet më të fuqishme në vend. Kjo do të thotë se të ngjitesh me "Open" në Top, me "RealStory" në Vizion dhe me "Opinion" në Klan, do të thotë se ti ke kofiçentin e duhur të zgjuarsisë, të mjaftueshëm për të zbërthyer skemat e propagandës. Skenarët pothuaj nuk ndryshojnë, ata janë ndërtuar si arena ku ka qëndrime të forta pro dhe kundër, ndërsa ata, supergazetarët që drejtojnë marrin poza asnjanësie, përveç rasteve kur situata del nga kontrolli. Në këtë mënyrë pesha specifike e skandalit konsumohet live në televizion, duke ulur ngarkesën negative, ndërsa publiku largohet nga thelbi i problemit, duke u marrë me show-n e Blendit, Sokolit, Enit. Shpesh herë pyetjet e tyre janë naive, gati idiote në emër të asnjanësisë profesionale, por në fakt janë të mirëmenduara. Ata gjithmonë kujdesen të bëjnë pyetjen dërrmuese "Kryeministri thotë se...", dhe anjëherë nuk pohojnë "Kryeministri ka bërë këtë...". Për ata, Kryeministri nuk është çfarë bën, por çfarë thotë; domethënë, për supergazetarët tanë nuk ka fare rëndësi se çfarë ka bërë ose nuk ka bërë Kryeministri Edi Rama, por rëndësi ka çfarë thotë dhe deklaron ai. 

Ata bëjnë shkarkim të kontrolluar emocionesh, duke konsumuar kështu një lloj relativizimi të skandalit politik, krimit shtetërorë, krimit financiarë dhe vrasjes së demokracisë. Të pafytyrët që ftojnë në studio e përthithin të gjithë urrejtjen e krimit të kryer, sepse Alfred Peza, Alban Dudushi, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela, Fatos Klosi, Taulant Balla, Vasjari, Minxhozi, Zaloshnja, Muç Nano, Anila Basha, Baton Haxhia e të tjerë, nuk kanë lidhje me dinjitetin dhe koherencën. Për këto qenie pranohet gjithçka që vjen nga lartësia e Edi Ramës, domethënë, mund të mos pranohet ajo çfarë vjen nga Zoti, por ajo që vjen nga Edi Rama pranohet pa diskutim. Për këto qenie në botën tonë ekziston vetëm Ai. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët gjallojnë në saj të vullnetit suprem të Edi Ramës. Pikë.

Për Blendin, Enin dhe Sokolin nuk mund të ketë asnjë mendim të pavarur, kur fjala vjen, gazetari Peter Tiede publikon në Bild neverinë e krimeve, ku provohet me evidenca substanciale përdhosja e demokracisë dhe blerja e pushtetit nga Lartësia e Tij Edi Rama. Për gazetarët tanë gjëra të tilla janë normale, ato duhet të trajtohen si të tilla, sepse Edi Rama e ka këtë të drejtë, përderisa Ai i ka thirrur nën shërbim. 

Normale, sigurisht. 

Për Blendin, Sokolin dhe Enin është normale që opozita të denigrohet, të luftohet, të burgoset, të fyhet, të poshtërohet, të përjashtohet, të zhduket nga faqja e dheut. A nuk është kjo deviza dhe projekti i Edi Ramës? 

Edhe kjo është normale, sigurisht.

Nuk ka asnjë pikë rëndësie se në çfarë dite është auditori, ndërsa ti lançon idenë se këto janë broçkullat e duhura për turmën e uritur. Eni, Sokoli dhe Blendi vazhdojnë me idenë se, përderisa alternativa e vetme jemi ne; gjithçka që lëvizë në hapësirën e komunikimit publik kalon nëpërmjet nesh, dhe ne e kontrollojmë atë, dhe ne jemi të pathyeshëm. 

Naom Chomsky thotë se "Ju duhet t'i mbani ata të frikësuar mjaftueshëm, sepse, nëse ata nuk ndjehen të frikësuar nga të gjitha llojet frikërave dhe demonëve...  ata mund të fillojnë të mendojnë, gjë që është shumë e rrezikshme, sepse ata duhet të mos jenë të aftë për të menduar. " 

Ata nuk vuajnë nga dilemat moraliste se disa qindra mijëra njerëz nga auditori i tyre e ka braktisur vendin, qindra mijëra të tjerë nuk mund ta mbyllin muajin pa borxhe dhe qindra mijëra të tjerë flenë të uritur. Ata nuk kanë makthe të tilla ekzistenciale. Për Blendin, Sokolin dhe Enin ekziston vetëm Lordi Edi Rama, i cili ua përndritë herë pas here studiot televizive me praninë e Tij, ndërsa prapa kuintave ua përndritë financat. 

Kaq mjafton.

Kohët e fundit tek supergazetarët tanë ndjehet një lloj shpërfytyrimi. Shpesh herë harrojnë të vënë maskën budallaqe të paanësisë profesionale (!!), ndërsa shpërfaqin brutalisht dashurinë për Edi Ramën; dhe grimasa bie.
Për  Shtypnews.al nga Erl Kodra 

Avni Delvina: Kush është shqiptar me Ramushin! – Ti Shqipëri më jep nder!

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))

Piktori Avni Delvina Grafike nga cikli :
Ti Shqiperi, me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

Kush është shqiptar është me Ramushin!

Tea Islamaj: Sa e vështirë është të jesh Ramush?

Nga - Tea Islamaj 
Sot u përballëm me një të vërtetë të hidhur, por me një veprim prej strategu. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u dorëhoq pasi është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Gjykimi do të bëhet javës tjetër ndaj Ramushit qytetar dhe jo Ramushit si kryetar shteti. Fundja kështu kishte vendosur ai vetë, duke ia komunikuar edhe kabinetit qeveritar. Por po sikur të gjithë të ishin Ramush? Pa kaluar në subjektivizma, do thoja se pavarësisht se nuk i kam përjetuar politikat e ndjekura prej tij, ato lot që me zor mbante në sy më prekën dhe mua. Ashtu duke u dridhur nga emocionet dhe nga keqardhja, Ramushi pranoi se do të gjykohej i lirë nga çdo pozicion shtetëror, duke ruajtur me shumë kujdes nderin e shtetit të tij. 

Po a ka më Ramush? 

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))
Në mësimin e parë të Edukatës Shoqërore një 6-7 vjeçar mëson se ç’është shteti, ç’janë rregullat dhe si duhen respektuar ligjet. Teksa fill pas tyre vijë mësimet në lidhje me moralin. Ashtu dalëngadalë sistemohen aq mirë me njëra-tjetrën, derisa prej tyre skaliten qytetërime të tëra, breza e breza me njerëz të ndërgjegjshëm ose edhe jo. Në një kohë që me sa duket dikush i ka thithur si një sfungjer këto mësime, në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Pa u futur në pusin e thellë të krimeve politike që ky vend po i pëson ditë pas dite, sot po përballemi me gra të masakruara nga shoku i jetës, përballemi me minorenë që abuzojnë seksualisht me minorenë, shohim rrugë të gjakosura deri në gjunjë. A mund të ketë një Ramush kjo Shqipëria jonë? A mund të kemi një dorë të fortë që ti bëjë ballë kësaj katrahure që është kthyer në një tornado që vetëm thith e thith brenda vorbullës së saj pa një pikë shpëtimi. A ka një njeri besnik që ti dali zot këtij vendi, a ka ky vend një Kryeministër?
Zor të themi se mund të ketë. Por gjithsesi një i ashtuquajtur, kohët e fundit po merret me çështje ari dhe parash, tenderë dhe PPP. Edhe Kryeministër edhe ekonomiqar, ku mund të gjenim një më të mirë. E teksa moment pas momenti njihemi me të rejat më të fundit nga krimet makabër që kanë ndodhur së fundmi, Kryeministri jonë me “K” të madhe, po ngrohet në ndonjë qoshe tende në Turqi, e ndërkohë ky vend që paskësh qenë i mallkuar mbeti rrugëve të trazicionit pa një përgjigje. 
Për -

KPK, shkarkohet gjyqtarja e Tiranës | Shtypnews.al |

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.


Vendimi i KPK erdhi pas rezultoi se gjyqtarja ka probleme me pasurinë. KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.


KPK identifikoi edhe një banesë në pronësi të nënës së gjyqtares Guri në fshatin Pulaj të Velipojës të ndërtuar në vitin 2007, por të deklaruar në vitin 2017 me vlerë 2.5 milionë lekë.
Sipas relatores Faskaj, gjyqtares Guri i ka lindur e drejta për ta deklaruar këtë pasuri që prej vitit 2007, kur ishte krijuar. Faskaj tha se subjekti ka deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie të ardhurat e siguruara prej nënës së saj nga shitja e një apartamenti në Gjirokastër në vlerën 4 milionë lekë.

“Nuk do dinë ku të fusin kokën”/ Ja si SPAK dhe FBI do të zbulojnë paratë e fshehura nga pushtetarët

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))
Fatos Klosi ka deklaruar Referoma në Drejtësi dhe ngrita e SPAK do të sjell dhe fu ndin e pushtetarëve të lidhur me kr imin.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, e vuri theksin tek e veçanta e kësaj reforme, pasi kjo strukturë do të jetë e mbështetur nga FBI dhe në mbikqyrje të plotë të perëndimorëve.
“Kështu që, duke mos e pasur këtë dhe janë të çli ruar nga ky ambient nga ky presion, unë them që FBI dhe ekspertët ndërkombëtar do të ndihmojnë goxha, që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Unë mendoj që SPAK-u të bëjë punën e vetë”, është shzprehur klosi në një intervistë për “Sot”.
Klosi u ndal edhe tek “peshqit e mëdhenj”. I pyetur ënse do të jetë e mundur që të zbulohet pasuria e tyre, që ndër vite ka qenë e fshehur, ai tha se SPAK në bashkëpunim me FBI nuk do të lejoj askënd të dali kundër drejtësisë.


“Domethënë ata që kanë vënë dorën në pasurinë e shtetit ose që janë të kor ruptuar duke marrë dhe dhënë ryshfete nga biznesmenë të pandershëm, nga kr iminelë, etj. Ata përpara e kanë menduar se si do t’i fshehin pasuritë e tyre. Kështu që, procesi është një proces i vështirë. Por megjithatë nuk është i pamundur. Implikimi i partnerëve tanë shumë të rëndësishëm sikundër janë amerikanët dhe evropianët, e lehtëson këtë problem dhe bëhet më e lehtë identifikimi i pasurive të të korr uptuarve. Kjo edhe nisur nga fakti që ka kohë që në sistemin bankar kanë ndryshuar shumë rregulla dhe shumë ligje sa i takon llogarive të pa prekshme”, ka deklaruar ndër të tjera Klosi.
Kujtojëm se SPAK është drejt hapave të fundit. Para dy ditësh u publikua edhe lista me 15 edmrat që do të jenë pjesë e saj. E veçnat dhe “ç udia” ishte përjashtimi nga kjo strukturë e lartë e drejtësisë të dy prokuroëve që kanë shqyrtuar çështjet më të nxehta. Bëhet fjalë për Donika Prelën dhe Besim Hadarmatajn.

Thursday, July 18, 2019

Telefonatë e rreme, apo…!? Bombë në avion, tmerrohen 130 pasagjerë


Telefonatë e rreme, apo…!? Bombë në avion, tmerrohen 130 pasagjerë


Në aeroportin e Beogradit, 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa që kishte për destinacion Frankfurtin, pas një alarmi për bombë në bord.
Sipas raportimeve të medias në aeroport, forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.
Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.
Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb rreth orës 06.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...