Kjo foto i jep fund dyshimeve për skandalin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.Kjo është pamja e vajzës ditën pas rrahjes nga Rrexhep Rraja, siç është paraqitur në polici.
“Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.”, thotë Xhisiela në dëshminë e saj.
Më tej ajo tregon se është rrahur brutalisht çka dëshmon edhe kjo foto.
“Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku”, tregon e reja.
Ajo tregon se e tërhoqi dëshminë sepse Rexhep Rraja e kërcënoi me vdekje: “Ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja”.
No comments:
Post a Comment