S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, September 29, 2018

Horoskopi ditor, e diel 30 shtator 2018


Dashi
Jupiteri do mundohet ta mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por kjo do jete mjaft e vështirë. Kokëfortësia dhe padurimi juaj do jene pikat me te dobëta te cilat mund te shkatërrojnë gjithçka. Beqaret do e pëlqejnë jashtë mase një person qe do takojnë, por ai do tregohen indiferent. Mos u dorëzoni lehte. Sektori i financave do ketë përmirësime te ndjeshme.
Demi
Për shkak te një ambienti shume te trazuar ne jetën tuaj ne çift, dita nuk do jete aspak pozitive. Përkundrazi debatet do duken te pafundme. Duhet me patjetër te ndërtoni një marrëdhënie barazie edhe mosmarrëveshjet te marrin fund. Beqaret do kenë vetëm flirtime, asgjë me tepër. Ne planin financiar situata do jete e paqëndrueshme prandaj mos kryeni shpenzime te tejskajshme.
Binjaket
Duhet te komunikoni me tepër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe t’i shprehni me tepër ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë lidhje juaj do ece si duhet dhe nuk do ketë probleme. Beqaret me gjase do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Edhe për planin financiar dita do jete pozitive. Mund te ketë edhe përmirësime te buxhetit.
Gaforrja
Dite shume e qete dhe pa problemin me te vogël kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do e mbroni lidhjen nga çdo faktor i jashtëm. Beqaret duhet te kërkojnë personin qe ju përshtatet me mire ne çdo sektor, jo dike me lart apo me poste se ta. Ne planin financiar do e rigjeni ekuilibrin dhe do mund te shpenzoni disa para me tepër.
Luani
Kushtojini vëmendjen e duhur sot atij qe keni ne krah sepse po e late pas dore dikush mund t’ua “rrëmbejë” menjëherë. Është një person qe po e vështron nga larg marrëdhënien tuaj dhe mezi pret qe ajo te prishet. Beqaret do kenë disa takime gjate kësaj dite dhe do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjen e duhur. Për financat do jete dite me fat. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm.
Virgjeresha
Dita e sotme do jete paska e ndërlikuar sot. Do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah dhe asnjeri nuk do hape rruge. Kujdes, kështu si e keni nisur nuk do shkoni shume gjate bashke. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e krijimit te nje lidhjeje. Ne planin financiar nuk është koha te ndërmerrni rreziqe te mëdha.
Peshorja
Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mos i mbani asnjë te fshehte atij. Ne këtë mënyrë do ndiheni me pranë njeri-tjetrit dhe atmosfera do ngrohet se tepërmi. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë, por pa fat. Ne planin financiar duhet te hiqni dore nga disa shpenzime nëse doni qe situata mos jete problematike.
Akrepi
Do keni disa vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift, por me mirëkuptim dhe tolerance mund te zgjidhni gjithçka. Bashkëpunoni me tepër dhe flisni për çdo gjë. Beqaret do kenë një nga takimet me mbresëlënëse dhe do kenë mundësi reale për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet te tregoheni vigjilente dhe te kujdesshëm me shpenzimet.
Shigjetari
Do bashkëpunoni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e përforconi lidhjen ne çift. Ne disa momente atmosfera do ngrohet mjaft dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret nuk do jene shume kërkues dhe për këtë fakt do gjejnë shume persona te përshtatshëm. Prisni pak para se te filloni një lidhje. Për financat do jete dite goxha e vështirë.
Bricjapi
Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i sqaroni mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Ne planin financiar nuk do kenë vështirësi te mëdha, por duhet me patjetër te bëni një riorganizim tërësor te situatës.
Ujori
Sot do futeni ne një periudhe shume te favorshme për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te sigurte se personi qe keni ne krah është i duhuri dhe do hidhni hapa me tej. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Gjithsesi fale pranisë se miqve ata nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Para se te kryeni shpenzime duhet te mateni mire. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme.
Peshqit
Ka mundësi te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sot ne jetën tuaj ne çift, vetëm e vetëm qe lidhja juaj te jete me emocionuese. Beqaret nga ana tjetër do pëlqejnë me shume sesa duhet një person i cili ka tashmeje angazhim. Mos hidhni hapa te nxituar qe te mos lëndoheni. Situata financiare do jete komplekse. Me mire mos kryeni investime te tejskajshme sot.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...