Profesori i Fakultetit për Studimet Fetare, Xhabir Hamiti e ka quajtur hap të mirë ndërtimin e xhamive në Kosovë nga ana e shteteve arabe.
Mirëpo, teologu ka sugjeruar këto vende që të ndërtojnë një Universitet te përmasave botërore nga i cili do te dilnin kuadro te vyeshme për të ardhmen e vendit si dhe me gjerë.
“… ose se po e ndërtojnë ndonjë fabrike gjigante nga e cila do te jetonim, fitonim dhe me pas te ndërtonim vet xhamitë me djersen tone”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
ME MBARESI !
Qenka përuruar edhe një xhami ne një lagje te Shtimes, sigurisht e ndihmuar nga ndonjë donacion individual apo institucional i vendeve mike arabe.
Pas luftes te vitit 1999, duket se te vetmin projekt qe ua kemi prezentuar arabeve myslimane nga vet ne vendoret ka qene ndertimi i xhamive, sepse i gjithe fokusimi i tyre solidar, te pakten DERI ME TANI, ka qene i drejtuar vetem ne kete fushe.
Eshte shume e sakte, se neve na jane shkaterruar mbi 218 xhami nga agresioni serb, prandaj edhe eshte dashur qe t’i rindertojme ato nga fillimi, siç kemi pasur edhe qyteteza dhe lagje te qyteteve te medha,te cilat kane qene te nevojshme per objekte fetare.
Mire kishte me qene, qe te pakten tash e tutje, miqëve arab, perveç kerkesave tona per xhami me ju dergue edhe noj projekt zhvillimor, i cili e forcon ekonomine e vendit tone, sepse keshtu siç jemi në kete gjendje, rinia e jone do na braktise shpejte, ndersa faltoret tona qe po i ndertojme me kaq devotshmeri do te na mbesin bosh nje dite!!!
Krejt çka po dua te theme me kete eshte, se krahas xhamive te nevojshme, kisha pas shume deshire sot me pa e me ndegjue, se kjo bote arabe dhe islame po e ndertone nje universitet te permasave boterore ne vendin tone, nga i cili do te dilnin kuadro te vyeshme per te ardhmen e vendit si dhe me gjere, ose se po e ndertojne ndonje fabrike gjigante nga e cila do te jetonim, fitonim dhe me pas te ndertonim vet xhamite me djersen tone!!
No comments:
Post a Comment