Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në qytezën Amfissa në Greqi, ku është abuzuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare me aftësi të kufizuara. Vajza është përdhunuar nga babai i saj, me origjinë shqiptare.
Ngjarja u zbulua ditën e djeshme, kur 16-vjeçarja u dërgua në spital me dhimbje të forta. Aty mjekët mësuan se ajo kishte mbetur shtatzënë. Gjatë gjithë kësaj kohe, vajza me aftësi të kufizuara e kishte mbajtur të fshehtë tmerrin që kishte përjetuar.
Përdhunimi nga i ati u konfirmua edhe nga mjekët përmes analizave të ADN-së. Pas konfirmimit, burri shqiptar u arrestua nga policia greke. /tvklan.al
No comments:
Post a Comment