S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, September 19, 2018

Ja dhe 9 mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar

Ja dhe 9 mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar

Si e dini kur dikush tregon një gënjeshtër? Kjo nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë për t’u përmbushur. Shumë njerëz praktikojnë teknikat e gënjimit në jetën e tyre. Si një person i sinqertë ju as që ju shkon mendja për të gënjyer. Nëse dëshironi të dini mënyrat se si mund të gënjejë ndokush dhe ju ta dalloni, atëherë përcjellni listën në vazhdim.
1. Atyre kurrë nuk iu kujtohet se çfarë kanë thënë më parë
Këta persona nuk mund të mbajnë mend detaje të vogla, sepse ndryshojnë çdo gjë në çdo kohë. Mbani mend se dikush që nuk gënjen nuk tenton ta ndryshojë bisedën që ua ka thënë.
2. Kontakti me sytë është i pamundur
Nëse dikush është duke thënë diçka, por gjithnjë duke shikuar larg jush – keni kujdes. Mungesa e kontaktit në sy zakonisht tregon mungesë integriteti. Zakonisht mungesa e kontaktit me sy barazohet me një energji mosbesuese, në të cilën gënjeshtari frigohet se ju do ta zbuloni.
3. Lëvizjet e tepërta të trupit janë pjesë e lojës së tyre
Nëse dikush është i trazuar apo nuk e zë vendi vend – kjo ndodh për shkak se edhe mendja e tyre nuk është. Gjuha e trupit është indikator i gjendjes së tyre të brendshme.
4. Energjia e keqe mbush hapësirën e tyre
Nëse këta persona emetojnë energji negative apo ndonjë lloj nervozizmi, kjo ndodh për shkak se ata frigohen nga zbulimi.
5. Ata nuk ndalojnë së shtuari historinë
Disa gënjeshtar kanë nevojë të shtojnë më shumë gënjeshtra tjera për të plotësuar ato origjinalet. Jini të kujdesshëm dhe vëreni nëse biseda ka mospërputhje, sepse personat e tillë ndryshojnë gjithnjë atë që e kanë thënë.
6. Duket se janë të lidhur në një betejë të brendshme
Nëse gënjeshtari është lidhur me shpirt të trazuar – kujdes! Nëse gënjeshtari ka ndërgjegje, ai duhet të ndihet i pazgjidhur në lidhje me gënjeshtrat e thëna. Gënjeshtrat e thëna mund t’i bëjnë të ndjehen shumë konfuz.
7. Ata zprapsen
Zbrapsja është një lloj shenje e frikës së brendshme. Gënjeshtari konfrontohet me frikën dhe dhe ndjen konflikt apo mospërputhje në lidhje me gënjeshtrat e thëna. Ata sigurisht që do të zbrapsen apo largohen nga ju, sepse kanë frikë se mos zbulohen.
8. Historia e tyre nuk tingëllon mirë
Nëse ju ndodh që të dini për një fakt që kundërshton historinë e tyre, kjo është një shenjë shumë e keqe. Njerëzit që gënjejnë janë shumë të thellë me veten e tyre. Ata nuk janë në kontakt me realitetin dhe mendojnë se të gjithë mund t’iu besojnë atyre.
9. Ju e keni zënë atë duke gënjyer
Performanca e së kaluarës është indikatori më i mirë i përformances së të ardhmes. Nëse keni kapur dikë duke gënjyer më herët, çfarë ju bën të mendoni se nuk do ta përsërisin këtë?

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...