Në gjerdanin e Artë, Luftën Çlirimtare, ka zënë vend dhe mbetet një bijë tjetër e Vlorës, nga Qeparoi:
Persenofoni Kokëdhima/ Të këndon e gjithë Krahina…
- Xhelatë- nazistët përdorën armën e fundit, gjuhën e lajkave për të biseduar më vajzën 17 vjeçare pas torturave çnjerëzore e gjakosjes në burgun e Gjirokastrës në vitin 1944. I dorëzuan një lëtër për të nënëshkruar, për të mohuar idealin e saj, luftën Çlirimtare, dhe pas nënëshkrimittë këtij akti do të linin të lirë, do t’i falnin jetën. Heroina Persefoni Kokëdhima nuk u tundua, nuk i’u drodh as zemra e as zeri! Me përbuzjen dhe krenarinë e saj, mbështëtur në idealin për Çlirimin e Atdheut ju përgjigj prerë, pa i’u dridhur qerpiku, duke shpërfillur edhe vdekjen:
- “Nuk dua falje të këtillë, mbajeni për vete”. Më pas mori copën e letrës me majën e gishtave, e bëri copë e çikë me këmbëdhe u tha xhelatëve pa ia bërë syri tërt: “ Ja e firmosa, merreni kjo letër, nuk nuk mund të kapet as me dorë”-
- Këto ishn fjalët e Herionës në çastet e ndarjes së jetës nga vdekja. Pas këtij qëndrimi xhelatëve u hypi edhe më shumë tërbimi, mbyllën derën e hekurt të burgutduke kthyer sërish në errësirën e pa fund luaneshën Përsefoni Kokëdhima! Në këtë ditëu muaredhe vendimi me: Vdekje, varje në litar për të burgosurën Persefoni Kokëdhima.
- 17 korrik 1944, në orët e mëngjezit forca të shumta naziste koalaboracionis
tezbrisnin në kalldërëmet e gurta të Gjirokastrës, drejtë rrapit shekullor, degët e të cilit i kishin kthyer në trekëmbshin për të varur edhe bijën e bregdetit nga Qeparoi, i Vlorës dhe Bule Naipin. Turma e armatosur dhe e xhindosur kishte vënë në mesin e tyre dy vajzat partizane Persefoni Kokëdhima dhe Bule Naipi, dy Yje të lirisë, bija të Labërisë, krahinës lagjendare!Bule Naipi ishte bijë gjirokastrite dhe Persefoni Kokëdhima nga Qeparoi i Vlorës, dy vajza Labe që po të linin pas, emrin dhe veprën e tyre në përjetësi! Në shtëpinë, fisin dhe në fshatin e lindjes së Persefoni Kokëdhimës, flitej për kapedanët e kohëve, të cilët kishin luftuar dhe flijuar për vatanin, të cilët asnjëhërë nuk ishin nënshtruar të huajëve, puashtuesve. Dhe prushi i Atdhetarizmit, i Lirisë ishte ndezuar shpejtë në shtëpinë dhe shpirtin e vajzës 17 vjeçare, e cila u rreshtua me shumë bij e bija në radhët partizane, bashkëme dy vëllezërit e saj, duke lënë të vetmuar nënën e saj, edhe të sëmurë. Persefoni Kokëdhima u rreshtua në batalionin e Dytë, të Brigadës së Gjashtë Sulmuese, duke mos u kthyer më as në shtëpinë e saj të përkëdhelte të jemën, duke lënguar, po as dhe nëna duke mos e puthur të bijën e saj njomëzake- të madhuar! - Në gjithë aksionet luftarake Persefoni Kokëdhima, ishtë në ballë, pa përfillur edhe vdekjen, për lirinë e vendit!
- Në ballë të luftës ajo luftoi deri dhe në Qafë Gjashtën, në ditët e verës të vitit 1944. Në këto luftime, luftëtaren trime e mori një plumb, ku mbeti e plagosur. Bashkëluftëtarë
t e tërhoqën dhe e çuan në shtëpinë e saj, në Qeparo! Po shtëpia e saj ishte e syrvejuar dhe e kontrolluar nga forcat naziste dhe kolaboracionist ët. Përballë kësaj situate, të kërcënuar, e ëma e çoi të bijën për të strehuar në shpellën e malit! Mirpo tradhëtia e bëri punën e vet. Spuinët kishi zbuluar edhe vendndodhjen e saj. Bëjnë rrethimin e shpellës dhe bënë arrestimin e Heroinës! E arrestojnë dhe e burgosën në një qeli të errët të burgut të Gjirokastërs! Në burg përdorën nga torturat më çnjerëzore, deri sa trupi i saj u sfilit, po shpirti nuk u dha kurrë parpara torturave dhe padrejtësive! Persefoni Kokëdhima dhe bashkëherona Bule Naipi, ishin betuar që të sillnin në Atdheun e tyre të shtrënjtë Lirinë, qoftë dhe me gjënë më të shtrenjtë;Jetën e tyre! Të dy bijat e Labërisë; Bule Naipi dhe Përsefoni Kokëdhima më datën 17 korrik shkuan kryelartë si shtiza e Flmurit përpara Vdekjes! Litari i ashpër varur në degën e rrapit shekullor dhe në qafën e dy bijave të ndritura të Shqipërisë, këputi jetën e tyre në mënyrën më mizore! Ky është krimi më makabër që ka bërë nazizmi gjatë luftës së Dytë Botërore nga tri gra që janë dënuar më varje me litar, dy janë shqiptare dhe qëtë dyja janë nga treva lavdimbular e Labërisë! Ndaj dhe Lapidarët e kan rrënjën nga Lab-nga Labëria!…
No comments:
Post a Comment