S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, September 22, 2018

Dreri sa të mendojmë si del: Levizja shqipON


Levizja shqipON
D
eri sa të mendojmë si dele, do na trajtojnë si dele...

Kasta ka nevojë primare të përmbysë përgjegjësitë tek vetë populli.
Duhet me çdo kusht që populli të bindet se faji është vetëm i tij. Vetëm kështu ai nuk ngre kokë ndaj sistemit por lufton mes veti, nuk kërkon të drejta e pushtet, nuk bashkohet por veç nënshtrohet.

Propaganda si në çdo regjim, nuk shtrihet vetëm në media, por në akademi, politikë, ojf, art e kulturë. Çdo burim informimi dhe deformimi të njeriut. E në fund populli pa kuptuar dorëzohet.
Ai mendon, vepron e këndon refrenin e kastës. Edhe pse ai nuk vendos për ASGJË ai fajësohet për GJITHÇKA. Edhe pse jeton në Oligarki, populli shan Demokracinë.

Tezat kundër pushtetit politik-ekonomik të Popullit, janë ato teza që godasin demo(s)kracinë, shtetin komb, ekonominë kombëtare e sovrane.
Ato përgatiten në nivel akademik e pastaj shpërndahen ngadalë në nivel subkulturor për turrmat.

> Pasi oligarkia ka zaptuar ekonominë, bllokuar prodhimin, punësimin, ka NEVOJË të shajë popullin si dembel e zhuls.
> Lekarët nuk blejnë vetëm trupat e shpirtrat e të mjerëve, por dhe votën e tyre. Por prapë kasta bërtet "mos shisni votën" e jo "MOS BLINI VOTËN".
> Kasta ka bllokuar mediat e shkatërruar shkollat, biblotekat, promovon hajdutët, baxhellat, militantët e injorantët. Por prapë fajin e ka populli që nuk studjon.
> Referendumet nuk lejohen. Deputetët i zgjedh liderrrrri. E shikoni, pasi vramë demokracinë, ajo nuk funksionon më.
> Demokracia është kaos e budallai vlen sa i mençuri. Kjo propagandë e rafinuar, kalon problemin tek cilësia e vendimmarjes e jo tek raporti i pushteteve. Pra vendos shumica e jo pakica. Shumica dhe gabon por ndreq gabimin se e vuan vetë, por oligarkia plaçkit me laps në dorë. Pastaj inteligjenca është kolektive e nuk depozitohet tek një I NDRITUR, ajo formohet me debat e jo diktat.
> Kombi është koncept arkaik. Duhet të jemi modernë, jo nacionalistë por globalistë. Zhvillimi vjen vetë, mjafton ti hapemi botës e dhurojmë Shqipërinë tonë.

Etj qindra mendime të toksikuara që thartojnë opinionin publik, që pezmatojnë shqiptarët të mos bashkohen dot rreth të vetmes shpresë: Shtetit-komb dhe Demokracisë Pjesëmarrëse.


x

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...