Sipas informacioneve që unë kam, në këmbim të parave ndaj shtetasit E.N, këta zotërinj kanë inskenuar këtë histori në këmbim të 10 mijë për të përfshirë dhe emrin e kryetarit. Këto çështje të shkojnë dhe t’i sqarojnë në Prokurori, ku do të shkoj dhe unë”.
Kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga studio paralele e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Balla është akuzuar nga ish-oficeri i policisë së Krujës, Emiljano Nuhu, por edhe nga opozita se ai sëbashku me deputetin socialist Rrahman Rrahja se në zyrën e tij në komisariatin e Fushë Krujës e ka kërcënuar me armë sëbashku me të vëllain për ta detyruar të lironte të birin, i cili ishte ndaluar me akuzën se kishte dhunuar dhe tentuar të përdhunonte një vajzë.
Ditën e sotme Taulant Balla ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranes kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish nënkomisarin e policisë së Krujës Emiliano Nuhun si dhe gazetarin Basir Çollaku, për lidhjen e emrit të tij me një ngjarje të zhvilluar në 21 Korrik në komisariatin e Krujës.
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu deklaroi në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.
Ndëkohë Taulant Balla tha se nuk ka qenë në Fushë- Krujë, prej një viti.
As nuk kam qenë ndonjëherë Fushë Krujë gjatë vitit të fundit dhe nuk ka kam parë ndonjëherë këtë djalin dhe se ku ka qenë mund t’ja u rikonfiromoj. Nuk e njoh. Më vjen keq për këtë fatkeqin që e ka shpërdorur Lulzim Basha me shokë. Me vjen keq pë këtë.
A duhet drejtësia të ishte sjellë ndryshe?
Kjo është pjesa më e rëndësishme. Për mua e rëndësishme është që kalimi i Xh.M,. Të hetohet dhe të marrë çdo lloj mbrojtje dhe çdokush që ka tentuar të preke flokët sepse ajo ishte motra juaj. Sepse të njëjtën gjë kam thënë edhe para pak ditësh me deputetin rraja sepse ky rast është bërë publik para tre muajsh.
Zoti Rraja më ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve dhe është gjetur një zgjidhje. Hetimi do të shkojë deri në fund.
Policia e Krujës nuk e ka mbyllur hetimin dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund. Hetimi tjetër është në Prokurorinë e Tiranës. Ka një hetim për “shtëpinë kinematografike Shqupi” pas kallëzimit tim. As nuk e ka takuar atë fatkeqin që keni në lidhje direkt. E di se ka probleme dhe jam informuar nga mediat. Në kushtet e Vettingu-t në polici ka pak shanse për atë. Unë nuk merrem me persona të inkriminuar.
Gazetari Armand Shullaku i pranishëm në studion e Opinion, pyeti Taulan Ballën se si shpjegohet që njerëz që kanë imunitet nuk dënohen në këtë vend?
Shkullaku do të dënohen shumë shpejt. Duroni të shikoni si do të dënohen. Hetimi i plotë i shtetases Xh.M. i bëj apel prokurores së përgjegjshme që të gjithë këtë hetim ta rianalizojë.
Blendi Fevziu- A ka ushtruar pushtetin e tij, deputeti juaj, për ta anashkaluar apo për ta lënë mënjanë?
Taulant Balla- Për fat të mirë hetime në jurisprudencën tonë i drejton prokuroria. Unë i bëj thirrje prokurorisë .
Kemi dy deklarata një të një ish punonjësi dhe një të policisë pavarësisht se nuk ka qenë ky personi i ngarkuar me këtë çështje.
Nuk merrem me Basiri Çollakun e pres në gjykatë. Tek shkresa që jam vënë në dijeni këta kanë marrë 10 mijë Euro. Në prezencë kanë qenë dhe 10 persona të armatosur./tvklan.al
No comments:
Post a Comment