S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 22, 2020

Sulltan Nevruzi, festa që simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe njeriut

Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Dervishi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Mikel Onjea, për gazetën “Shekulli” tregon se Kryegjyshata Botërore Bektashiane vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota. Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.
Çfarë domethënie ka festa e Sulltan Nevruzit?
Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.
Si festohet kjo festë?
Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.
Vizitohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga shumë besimtarë?
Të gjitha Gjyshatat nëpër rrethe vizitohen nga shumë besimtarë, por kjo në Tiranë ka vëmendje të veçantë. Përveç besimtarëve kemi dhe turistë që vijnë vizitojnë Kryegjyshatën. Ne kemi lidhur marrëveshje me shtetin, si komunitet fetar që të presim turistë. Që kur është hapur Kryegjyshata kanë ardhur shumë turistë të huaj. Në të shumtën e herës kanë qenë të organizuar në grupe nga agjencitë turistike, por ka pasur nga ata që kanë ardhur edhe privatisht. Ka pasur edhe zyrtarë të lartë, të huaj që kur kanë vizituar shtetin tonë kanë ardhur edhe në Kryegjyshatë. Ne i ftojmë të gjitha ambasadat dhe trupat diplomatike, sa herë që kemi festa fetare. Një teqe shumë e madhe është ajo në Miçigan, në SHBA, ku mblidhen grupet e bektashinjve. Ajo është një qendër patriotike dhe fetare. Në derën e asaj teqeje shkruhet: Komb, Fe, Atdhe. Ka një hartë të Shqipërisë së madhe dhe një shqiponjë me dy krerë.
Shtypnews.al 

Tërmet i fuqishëm godet Zagrebin, kosovari tregon momentin e tmerrshëm

Një tërmet ka goditur Zagrebin në orët e hershme të mëngjesit.
Dyshohet se tërmeti kishte magnitudë prej 7 bahllës.
Një shtetas i Kosovës që jeton në Zagreb nëpërmjet videos tregon momentin e frikshëm kur ndodhi tërmeti.

Saturday, March 21, 2020

Frrok Bardhi: Eshtë obligim moral dhe njerzor, të jem aty ku e kërkon Kombi im,në momentet më të vështira.

Frrok Bardhi

Shtypnews.al 

Eshtë obligim moral dhe njerzor, të jem aty ku e kërkon Kombi im,në momentet më të vështira.
Z Arben Vitia.Ministëri Republikës së Kosovës. Dëshiroj të jeni mirë personalisht dhe Familjarisht.

Me falini për shqetsimin.
Jam Frrok Bardhi nga Mirdita ,me banim në Tiranë tash 28 vite, jam një Infermier i shkolluar në auditorët e Mjeksisë së Shtetit Shqiptar ,8 vite me radhë.

Kam në provojë pune 30 vjecare,nga këto 18 vite në Urgjencën Mjeksore të Tiranës.
Gjatë 30 viteve punë nuk kam pasur kurrë asnjë thyerje disipline në punë.
Gjatë 4 vitëve te fundit kam pasur dhe e kam akoma një përballje medjatike dhe ligjoe për jetë a ''vdekje'' ,me drejtuesit e Urgjencave dhe drejtuesit e Shëndetsise ne Shqiperi,ku një pjesë e tyre sipas mendimit tim,nuk e meritojnë pozitën ,si dhe jane hajdutë-matrapaz,por qëllimshëm nuk kryejn detyrën sic duhet ndaj Popullit dhe Atdheut. 

Si pasojë e këtyre përballjeve  kam 1 vite i larguar prej tyre nga Puna, pasi nuk pranojnë ,njerëz
 që ia vënë të metat ne dukje.Në rastin e Pandemisë mbare Globale të Covit 19, iu bëra thirrje publike ,por dhe mesazhe ,drejtuesve të shëndetësis Shqiptare për rikthim në punë,por arroganca e tyre nuk denjon ta bëjnë atë gjë.

Sot po iu drejtohem Juve i nderuar z Vitia, si Ministër i Shëndetsisë në Kosovë ,së gjysmës së Kombit tim ,se Unë Frrok Bardhi jam i gatshëm të vesh bluzen e bardhë, në ndihmë aq sa mundem të Vëllezërve të mijë në Kosovë. E ndjej detyrim moral-njerzor ndaj Popullit Shqiptar si dhe obligim ndaj profesionit. Dua të jem në front për të dhën kontributin tim,dhe jamë në pritje në cdo moment,që paraqitet  nevoja. 

Uroj shëndet për Juve dhe familjen tuaj,gjithashtu shëndet për mbarë Kombin tonë.
Sinqerisht Frrok Bardhi Nr tel 0355694812118.

Parashikimi i motit për datën 22 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 22 Mars:
Sot gjatë pjesës së dytë të ditës, priten reshje mesatare në qarkun Korçë, ndërsa të dobëta në shumicën e qarqeve të tjera.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 8 /18 °C
Në vendet malore: 6 / 12 °C

Elida Jorgoni: Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda

Elida Jorgoni ka postuar sot  ne fb ku shkruan per bunkeret si me poshte

Foto 1

Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda, se në oborrin e saj është ngritur shkolla greke, ku po helmohen fëmijët e Gjirokastrës.

Foto 2

Bunkeri modern në Tiranë, u ndërtua në truallin që arkitekti i shquar, Qemal Butka, ia fali shtetit shqiptar në vitet '30, për të ndërtuar Bibliotekën Publike. Ajo tokë duhej ruajtur për qëllimin e dhuruar, që të shenjtërohej bamirësia, dhurimi, dashuria për kombin.

Koronavirus/ Blerina Bombaj: Të rezistojmë me sytë lart nga qielli

Dietologia Blerina Bombaj gjithashtu ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me këshillat e saj gjatë kësaj periudhe , kur nevojitet kujdes i shtuar. 
Blerina Bombaj
Ajo ka dhënë këshilla për një imunitet të fortë, bazuar në 4 rregulla që mund të ndiqen. 
J

Per - Shtypnews.al

ipas saj, koronavirus është rasti kur duhet të kuptojmë se mbi politikën, pushtetin dhe gjithë ne është një forcë më e madhe e ajo e Zotit, ndaj bën thirrje për 'rezistencë' me kokën lart nga qielli. 
Cilat zakone duhet te ndryshojme per te forcuar imunitetin? 
Shkruan / Blerina Bombaj /

Friday, March 20, 2020

Marin Mema: Letër për JU shqiptarët e mi!

Nga Marin Mema.
Letër për JU shqiptarët e mi!

I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë.

Jemi në ditë të vështira, të përhumbura, të lodhta e thuajse të pabesueshme. Në ditë që askush prej nesh nuk kishte menduar se do ti kalonte as në makthin e tij më të keq. E megjithatë ja ku jemi ... Përballë një rrezik i jashtëzakonshëm, njē rrezik i pabesë, i pafytyrë, i pander. Një rrezik që nuk kursen, që nuk ka ndjenjë, që nuk do t’ja dijë për askënd.

Është koha për tu përballur me këtë virus të pashpirt, është koha ti lëmë fjalët dhe ta marrim seriozisht betejën ndaj tij ! Kjo betejë mund të fitohet duke mos i dhënë mundësinë këtij armiku të ri të përhapet më tej! Do kemi kohë të flasim e diskutojmë, të akuzojmë e mendojmë, të themi kush e krijoi e kush e hodhi, të gjykojmë nëse po fryhet apo jo, të flasim e dalim me njëri-tjetrin, si u veprua e reagua, por sot është emergjente ta LUFTOJME ! E kjo luftë kërkon të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi, të respektojmë thirrjet e ekspertëve të vërtetë duke mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët. Duke mbrojtur jetën !

Është koha ta LUFTOJME e të tregojmë se janë pikërisht momentet e vështira ato që ne shqiptarët na bëjnë më të fortë !

Ta LUFTOJME këtë armik të ri me forcë e vullnet, me stres e mërzitje , por ta LUFTOJME ! Higjiena, mbrojtja, respektimi i distancës, kushteve të nevojshme, janë domosdoshmëri ! Asgjë nuk duhet anashkaluar. Asgjë.

E di që është e vështirë, e di që kushtet janë të pakta, e di që duhej tjetër mbështetje e forcë, e di që shumë familje janë në vëshirësi të mëdha, e di që shumë detyrohen të dalin për shkak pune, por jetët janë të shenjta dhe unë nuk dua që asnjë shqiptar të rrezikojë. Asnjë. Asnjë pikë lot të mos dalë nga sytë e një populli që ka vuajtur mjaftueshëm. Kemi vuajtur shumë, JU lutem të mos i shtojmë asnjë tjetër plagë trupit të kësaj toke. Jeta nuk kthehet, nuk rifitohet. Gjithçka tjetër po.

Ndaj sot është koha të LUFTOJME për të treguar edhe njëherë se nuk gjynjëzohemi. Jo me trimëri e duke rrahur gjoksin, por duke u treguar të përgjegjshëm. Të mos bëjmë ato gabime që bënë të tjerët, ato gabime që po kushtojnë çdo ditë qindra jetë njerëzish. Ato gabime që nisën në Itali varganë të tërë të vetmuar makinash në errësirën e natës...

Është koha të LUFTOJME, e në këtë luftë jemi bashkë, të gjithë bashkë në shtëpitë tona, për të treguar edhe njëherë se ne shqiptarët pavarësisht mijëra problemeve dijmë të luftojmë. Ne dijmë dhe duhet të luftojmë !

Ndaj të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi , kjo është lufta e re, një luftë që ne duhet ta fitojmë ! Ne do t’ja dalim, sepse ne mundemi !

JU DUA SHUME SHQIPTARET E MI 🇦🇱🇦🇱

Parashikimi i motit për datën 21 Mars, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 21 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet deri mesatare sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 5 / 16 °C

Thursday, March 19, 2020

Parashikimi i motit për datën 19 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 19 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 1 / 13 °C

Wednesday, March 18, 2020

Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar

Nikoleta Kovaci


Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar ne rang vendi, kryesisht ne Tirane ku edhe asht epiqendra?!

Une per vete jo! Jo vetem qe jam nje observator i tmerrshem informacioni keto kohe, nga nje sere miqsh profesionist qe merren me kete pune, po edhe pse ketij institucioni nuk i besohet ne asnje rrethane! As per maska, as per dorashka, as per shtreter, qe jane sende, imagjino kur bahet fjale per infektime dhe identifikime!

Identifikimi i personave me grip qe kane edhe simptoma covid-19 le shume per te deshiruar! Njerzit nuk e dine nese e kane dhe levizin vete  sepse askush nuk do ta besoje se ato simptoma jane te covid, por duan te besojne se asht grip!

Kjo nuk asht pune policesh, as kallashash, po kjo asht pune ekspertesh, te levizin grupe te caktuara! Cdo lagje, bllok pallatesh e shtepi! Te bashkepunojet me farmacistet sepse ata kane kontaktin e pare me te semuret sepse aty shkojne te marrin ilacet, ne mos te semuret, jane njerzit e familjes!

Shqiptaret duke mosbesuar ne shendetesine e ketij vendi, gjithnje kane gjetur rrugen me te shkurter te vetbindjes se kurimit duke kaluar nga farmacisti! Shpesh kane shume here me besim! Sidomos kur farmacistet jane edhe humanë! Atehere krijohet ajo lidhja qe mungon mes mjekut te keqpaguar dhe pacientit fukara e me semudje kronike!

Policia jone, ushtria, e ata qe i drejtojne jane sherbetore urdherash e jo njerezish! Jane meskine, te bindshem deri ne shpyrfytyrim ndaj eproreve partiake qe kurre skane menduar per njerzit, kta qe s’kane mundesi te kene njohje te kryetari i partise se katunit, lagjes, krahines e bashkise! As nuk shkojne dot te killerat, qe vrasin me pagese diten e festojne naten me krere institucionesh! Policia jone, edhe ata pak burra te vertet, profesionist e njerez, ose i ka pa pune, ose i ka degdis neper rrethe, duke i internuar e per pasoje mungojne liderat qe behen njesh me qytetaret!

Asnje mase nuk mund instalohet me gjoba, dhune e kercenim! Asnje mase nuk mund te instalohet me akt normativ ne nje kohe ferri, sepse askush nuk beson ne mase per te miren e njerzve po te shtetit, te atij shteti krahthate qe s’ka siguruar as uje me la duart njerzit!

Thirrjen per masat qe duhet te mbaje kushdo duhet ta bejne njerzit kompetente, ata qe i pranon shoqeria, e jo ata qe si beson as femija i vet, as nana e vet, e askush tjeter rreth tyre! Shqipnia ka ende burra e gra qe munden me fol me zemer e fjale zemre, pa patur nevojen e ngertheshjeve e rrenimeve te familje e shqiptare!

Tv-te te heqin dore nga lloji i llafollogeve qe mbijne ne 4 studio njeheresh! Asht koha per ekspete e njerez qe shperndajne e energji pozitive, japin shprese e besim! Te lene njehere menjane uzurpuesit e kurdokohshem te hapesirave te tyre e aty te sjellin burra dhe gra qe kane dicka te thone, te na mesojne dhe inspirojne...

Virusi nuk vjen me karroca, as me ferrari, as me makina me xhama te zinj! S’ka nevoje per kercenime se nuk e pret dot, po ka nevoje te jemi bashke dhe te bindur se kena te pakten edhe nje grup mjekesh qe te pakten kesaj here sdo bejne pakt me nje shtet hajdut, abuzues, te korruptuar dhe mashtrues!

Ardira: Covid-19, lufta e re. ( Lexojeni) - / Shtypnews.al /

Nga Ardita Kongjonaj
Pandemia e gripit të vitit 1918 (Spanish Flu), SARS dhe Ebola kanë ndihmuar ekspertët e shëndetit publik të përgatiten për shpërthime të mëdha. Secili është i ndryshëm, dhe ekspertët e kanë shumë të vështirë të parashikojnë sesi do të përfundojnë.

Ndërhyrja e secilës sëmundje në masë të madhe varet nga rrethanat – kur e identifikojmë, sa ngjitëse dhe fatale është, sa higjienik janë njerëzit dhe sa shpejt mund të gjendet një vaksinë ose kurë e disponueshme. Me raste të reja të virusit të ri COVID-19, duke u rritur dita ditës, është e natyrshme të krahasojmë pandeminë e re me shpërthimet e mëparshme në histori.
Për shembull, gripi i vitit 1918 infektoi gati një të tretën e popullsisë së botës përpara se të zhdukej.
Gripi spanjoll është i frikshëm sepse tregon se në një shoqëri moderne, një pandemi që vret dhjetëra miliona njerëz është shumë e besueshme. Por ajo shoqëri “mjaftueshëm moderne” ishte shumë më primitive kur bëhet fjalë për botën e mjekësisë dhe shëndetit publik krahasuar me botën e sotme.
Disa fakte për shëndetin publik në vitin 1918:
– Ne nuk e dinim që gripi shkaktohet nga një virus, dhe shkencëtari Richard Pfeiffer kishte bindur shumicën e komunitetit mjekësor se ishte shkaktuar nga bakteret; deri në vitin 1933 që studiuesit vërtetuan përfundimisht se gripi është një infeksion viral.
– Antibiotikët të aftë për të trajtuar infeksionet e pneumonisë të lidhura me gripin (të cilat zakonisht shkaktohen nga bakteret) ishin 10 vite larg zbulimit.
Medikamentet antivirale kishin shumë dekada nga zhvillimi; i pari doli në vitin 1963.
– Nuk kishte një OBSH, dhe përpjekjet për të vrojtuar dhe ndjekur shpërthimin e sëmundjeve të reja ishin tepër rudimentare.
– Shumica e vendeve në Evropë ishin nën regjime të censurës së luftës që kufizuan përhapjen e informacionit të saktë dhe shpëtues për shpërthimin e gripit.
Për të gjithë progresin e arritur që atëherë, ajo çfarë bie në sy është se si disa nga masat që autoritetet e krijuara në atë kohë janë shumë të ngjashme me ato që po shohim tani. Në atë kohë, përdoreshin të njëjtat masa distancuese sociale që jemi ende duke ndjekur sot: izolimin, karantinën, maska, larja e duarve, ora e shtetrrethimit për të evituar turma masive në rrugë. Këto janë teknika shumë të lashta. Gjithmonë ka qenë në vëmendje të mbajmë njerëzit e shëndetshëm dhe të prekurit në distancë.
Një mënyrë për të krahasuar dy shpërthimet është duke shikuar rastet e nivelit të fatalitetit: pjesa e infeksioneve që çojnë në vdekje. Kjo është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sepse ka gjasa të jenë më shumë infeksione nga sa janë identifikuar nga autoritetet mjekësore. Sipas Ëorldometers që mbledh të dhënat në kohë reale në nivel botëror, ka pasur 188,356 raste me COVID-19 dhe 7,499 vdekje, me nje shkallë fataliteti rreth 4 përqind aktualisht.
Kjo shifër duhet marrë me rezerva, duke qenë se protokollet e testimit të vendeve ndryshojnë shumë dhe gjerësisht, psh SHBA, ka testuar vetëm disa mijëra njerëz ndërsa vende si Koreja e Jugut, ka testuar me qindra mijëra. Kjo do të thotë që emëruesi për shkallën e fatalitetit të rastit – numri total i infeksioneve – është i pasigurt dhe mund të nënvlerësohet për shkak të mungesës së testimit. Në Korenë e Jugut, shkalla e fatalitetit është 0.9 përqind, duke sugjeruar që testimi më i mirë mund të jap norma më të sakta, më të ulta. Ndërkohë, edhe matja saktë e normave të fatalitetit gjithashtu do të ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin për shkak të ndryshimeve në kapacitetin e sistemit shëndetësor, aksesin në kujdesin shëndetësor të njerëzve me të ardhura të ulta dhe mesatare.
Statistikat më të cituara të vdekjeve për gripin spanjoll vijnë nga studimi i Niall Johnson dhe Juergen Mueller në 2002 të cilët treguan se totali I vdekshmërisë nga virusi arrin deri në 100 milionë viktima. Shumë pak rajone në botë i shpëtuan pandemisë. Një studim më i fundit për vitin 2018 nga Pete Spreeueenberg, Madelon Kroneman dhe John Paget doli në një vlerësim shumë më të ulët prej 17.4 milion. Nëse vlerësimi i cituar shpesh i 500 milion infeksioneve në nivel global është i saktë, atëherë numri i vdekjeve të fundit nënkupton një rast vdekjeje prej 3.5 përqind, por duke përdorur një numër më të lartë vdekjesh prej 50 milion, shkalla e fatalitetit rritet në 10 përqind.
Kjo është një gamë e madhe pasigurie. Duke pasur parasysh se sa të pasakta janë llogarite tona totale për infeksione globale si për gripin spanjoll ashtu edhe për koronavirusin, dhe sa të sakta janë vlerësimet tona për numrin e mëparshëm të vdekjeve, është e vështirë të thuash ndonjë gjë përfundimtare në lidhje me mënyrën se si përplasen këto pandemi kundër njëri-tjetrit pëe sa i përket fatalitetit të rasteve.
Në mënyrë të pazakontë, gripi spanjoll ishte më pak vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, ndoshta sepse një shpërthim i ngjashëm me gripin e viteve 1830 u dha njerëzve të moshuar në 1918 një imunitet të kufizuar. Përkundrazi, koronavirusi i ri ka pasur ndikimin e tij më shkatërrues në Kinë dhe Itali deri tani te njerëzit e moshuar.
Situata COVID-19 do të përkeqësohej vetëm nëse nuk merren masa siç duhen distancimi shoqëror, testimi agresiv dhe karantinimi, ndërsa Qeveria Shqiptare me identifikimin e rasteve te para, duke ndjekur rekomandimet direkte të ekspertëve hartoi planin e masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.
Case fatality rate* – proporcioni i vdekjeve nga një sëmundje e caktuar kundrejt numrit total të njerëzve të diagnostikuar më këtë sëmundje në një periudhë të caktuar kohe.

*Autorja mban titullin MSc në Epidemiologji, Shëndet Publik

Temperaturat deri në 21ºC/ Diell dhe mot i ngrohtë, ja parashikimi për ditën e sotme - / Shtypnews.al /

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.


Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

Shpërthimi i Covid-19 dhe evolucioni në një pandemi globale, që tashmë ka prekur më shumë se 130 shtetet të ndryshme të botës, ka rikthyer më në fund vëmendjen te çështjet që i takojnë shëndetit, paçka se prej vitesh organizma të ndryshme si OBSH apo Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur sirenat e alarmit.


Kjo e fundit, sapo ka publikuar raportin e progresit drejt objektivave të qëndrueshëm për rajonin e Europës dhe Azisë qendrore, raporton scan. Një indikator i raportit më të fundit të OKB i referohet ndotjes, dhe sidomos asaj të brendshme, që gjenerojnë familjet, e që është shkaktare e shumë sëmundjeve, sidomos infeksionet respiratore apo sëmundjet e zemrës. Shqipëria ka ndër normat më të larta në Europë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo ndotje, madje edhe mbi nivelin e vendeve si ish republikat sovjetike të Azisë qendrore apo disa vende të Ballkanit, ku kushtet e motit favorizojnë ngrohjen me dru apo qymyr.
Ndotja e ajrit nga familjarët shkaktohet kryesisht nga burimet joalternative të ngrohjes apo gatimit. Sipas OBSH kjo lloj ndotje është shkaktare për 7.7% të vdekjeve në nivel global. Sa i përket emetimit të dioksiditit të karbonit, apo grimcave Pm2.5, Shqipëria është në pozita bindshëm më të favorshme se vendet e tjera.

Kjo lloj ndotje është kryesisht rrjedhojë e industrisë. Një tjetër indikator tregon se, mbipesha te fëmijët shqiptarë është mjaft e lartë, në rreth 16%, thuajse 10 herë më e lartë se norma e fëmijëve nënpeshë, që fiksohet  në rreth 1.5%.Ndër vendet e kontinentit kjo është një prej diferencave më të mëdha, ndërkohë që edhe norma e fëmijëve mbipeshë është e treta më e lartë. Sa i përket mbipeshës te fëmijët, por edhe te të rriturit në vendin tonë, këmbanat e alarmit kanë rënë shpeshherë.Sipas organizmave ndërkombëtarë, mbipesha është një problem i cili nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një faktor i lartë risku për sëmundje të tjera./Syri

Shtypnews.al 

Aleksandër Biberaj: Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi - / Shtypnews.al /

VILSON BLLOSHMI QE U PUSHKATUA NE MOSHEN 29 VJECARE PER POEZINE “SAHARAJA” SOT DO TE MBUSHTE 72 VJEC! ENVER HOXHA PUSHKATOI POETE NDERSA STALINI JO!


Poeti martir Vilson Blloshmi, nese nuk do te pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jete, do te mbushte sot plot 72 vjec. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashke me poetin tjeter Genc Leka me 17 korrik 1977. Barbaria komuniste qe e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetem ne moshen 29-vjecare, ndër të tjera lidhet edhe me poezine e meposhme “SAHARAJA”, ku Shqiperia e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretetiren e Saharase!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi ne pune te renda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në daten 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhene vendimin me pare PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallen “Qytetar Nderi” te rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetem regjimi kriminal i Enver Hoxhes pushkatoi poete, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnje regjim ish-komunist ne Europen Jug-Lindore nuk pushkatoi poete. Respket dhe mirenjohje per vepren dhe sakrificen sublime te tyre ne emer te lirise dhe qytetarise! U phehshin ne paqe ne altarin e kombit!

Rama: Maskat janë të dëmshme, mos i përdornin nëse nuk jeni pozitiv./ Shtypnews.al /

Ditën e sotme kryeministri Rama nëpërmjet Facebook ka bërë me dije se maskat nuk duhet të përdoren. Duke cituar virologun italian, ai shprehet se ato mund te jenë edhe të dëmshme


LEXOJENI ME VËMENDJE JU LUTEM
E KEMI PËRSËRITUR VAZHDIMISHT QË PËR ATA QE NUK JANË TË SËMURË, NUK JANË DUKE TRAJTUAR NJË TË SËMURË APO NUK PUNOJNË NË NJË MJEDIS ME SHUMË NJERËZ, MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE BAZË!
JA ÇFARË THOTË VIROLOGU I FAMSHËM ITALIAN, Fabrizio Pregliasco:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.
Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.
Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.
Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin, kërkohen vullnetarë për testimin-/Shtypnews.al /

"South China Morning Post” raportoi se Kina është afër zbulimit të vaksinës kundër COVID 19. Prodhuesi i vaksinave CanSino Biologics, në Tianjin në verilindje të Kinës, tha se po kërkonte vullnetarë për të marrë pjesë në një provë klinike gjashtëmujore të një trajtimi që kishte zhvilluar së bashku me Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vullnetarët duhet të jenë nga 18 deri në 60 vjeç pa histori të infeksionit me koronavirus.
“Vaksina Ad5-nCoV nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një inokulim,” tha Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në kërkesën e saj për vullnetarë.
Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi SHBA bëri me dije se kishte nisur testimet për një vaksinë të re.
Vaksina po i nënshtrohet provave të kafshëve dhe pritet të hyjë në frazën klinike te njerëzit në mes të prillit.
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë të vaksinave të koronavirusit dhe ilaçeve të trajtimit kur inspektoi Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake dy javë më parë.

Rreth 1.000 shkencëtarë kinezë kanë punuar për vaksinat, me nëntë të zhvilluara përmes pesë qasjeve të ndryshme, duke përfshirë një vaksinë joaktive, një vaksinë të bazuar në vektorin viral dhe një vaksinë gjenesh.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...