Shtypnews.al
Të tjera detaje janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fatjoni.Në fillim u mendua se ata mund të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, por kjo tezë u hodh poshtë.
Gjithashtu edhe asfiksimi nga tymi i sobës me dru u eleminua si shkaktar nga një i afërm i familjes Tola.
Mirëpo, nga ngjarja kanë dalë në dritë të tjera detaje, ku thuhet se në një nga dhomat e familjes Tola u gjet një shishe e mbështjellë me letër.
Mësohet se brenda saj kishte një pesticid që përdorej nga patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, thekson BalkanWeb. Kjo shishe është marrë nga ekspertiza dhe është dërguar në laborator.
Nga ana tjetër, Merita është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi që pushtoi familjen Tola në Bulqizë.
Pritet që ajo të rrëfejë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj.
No comments:
Post a Comment