10 vjecari Taulant Cara, nga Çikago e SHBA’së, është nxënësi i parë shqiptar që ka marrë pjesē në njërën prej kompeticioneve më të mëdha të shqiptimit të fjalëve ne SHBA, i njohur si “Scripps National Spelling Bee” .
Në këtë garë kombëtare marrin pjesë afër 11 milionë nxënës , të cilët fillimisht i nënshtrohen testimeve në nivel klasash, pastaj në nivel shkollash, nivel rajonal, për të arritur një numër i kufizuar në nivel kombëtar.
Taulanti, arriti deri në 500 më të mirët në gjithë SHBA-të, në finalen që u mbajtë në Washington.
Nxënësit, të moshave nga 8-15 vjeç është dashur t’i studiojnë rreth 470 mijë fjalë nga fjalorë të ndryshëm!
Spelling Bee, është një garë në të cilën u kërkohet garuesve të shqiptojnë një përzgjedhje të gjerë të fjalëve, zakonisht me një shkallë të ndryshme vështirësishë.
Ndryshe, familja e Taulantit ka lidhje te fuqishme me Kosovën, edhe pse Taulanti ka lindur ne SHBA, e familja e tij për disa dekada jetojnë në SHBA.
Ata kanë dhuruar donacione që i kanë mbledhur në SHBA, shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri, shkollë kjo ku gjyshi i Taulantit ka kryer shkollimin fillor.
No comments:
Post a Comment