S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, February 29, 2020

Përfaqësuesit e Shoqatës ‘’Djemtë e Labërisë’’ kjo është Kërkesa që i kan dërguar presidentit te Shqiperise.


Kërkesa jonë që i dërguam presidentit dje.

Gjirokastër,  më 27.02.2020

KËRKESË

PËR HEQJEN E BUSTEVE TË KUNDËRSHTARËVE  TË POPULLIT SHQIPTAR   VASIL SHAHINI DHE THIMIO LOLI

DREJTUAR : Z. Ilir Meta.
 President i Republikës së Shqipërisë

PËR DIJENI: Kryetarit të Kuvendit  të Shqipërise z. Gramoz Ruçi,  Kryeministrit të Shqipërise z. Edi Rama,  Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela
Avokatit  të Popullit Znj.Erinda Ballanca,  Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti
  z. Astrit Aliaj  Prefektura e Qarkut  Gjirokastër , z. Dhimitraq Toli, kryetar I Bashkisë Dropull.
KËRKUES: Organizata shoqërore ‘’Djemtë e Labërisë’’, etj
OBJEKTI: Cënimi i sovranitetit të shtetit Shqiptar i mbrojtur në bazë të parimeve të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe shkelja e të drejtës për informim të opinionit publik.
 BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 2 pika 1 dhe 2, Neni 1, pika 2 ligji nr. 119/201, Njohja e publikut me informacion të formimit të pikëpamjeve për gjëndjen e shtetit dhe të shoqërise.
Lënda -
-Ne kërkuesit e lartpërmendur dhe nënshkruesit  kërkojmë  çdekretimin e  titullit ‘’Martir i Demokracisë, me  Nr 517,  dt.22.04.1993,  dhënë antishqiptarit Vasil Shahini me motivacion : I dalluar për bindje të thella Patriotike e Demokratike dhe i pa përkulur deri në fund të jetës së tij.’’
Dhënia e këtij titulli nga Presidenti  i  asaj kohe Z.Sali Berisha,  bie ndesh me interesin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
 Ky vlerësim I padrejtë I ka dhënë shkas aktit  antikushtetues, në vlerësimin tonë, të vendosjes në fshatin Dervician të bustit të kriminelit Vasil Shahini, liderit të bandës terroriste MAVI ( Métopo Apelefthérosis Voreíou Ipeírou - MAVI) / EAOVI ( Ethnikí Apeleftherotikí Orgánosi Voreio ipeirotón - EAOVI ) degë e EDES ( Ethnikós Dimokratikós Ellinikós Sýndesmos - EDES) organizatë terroriste shoviniste greke, fajtore për gjenocidin dhe masakrat e përgjakshme ndaj popullsisë civile shqiptare, autoktone në krahinën Shqiptare të Çamerisë. Me veprimtarinë, frymezimin dhe idete shoviniste të Vasil Shahinit, banda terroriste MAVI vendosi autobombën që vrau ambasadorin e Shqipërisë në Greqi në vitin 1984 dhe më 10 Prill 1994 vrau pabesisht 2 pjesëtarë të ushtrisë shqiptare në sulmin ndaj postës kufitare në Peshkëpi. Vënia e bustit pa asnjë njoftim paraprak të opinionit publik është në shkelje të plotë me ligjin Nr. 119/2014, neni 1 pika 2 njohja e publikut me informacion të formimit të pikëpamjeve për gjëndjen e shtetit dhe të shoqërisë. Ne kërkojmë vënien në dispozicion të qytetarëve të një  informacioni të  detajuar të shkesës zyrtare të aprovuar për vendosjen e bustit të Vasil Shahinit dhe kriteret përkatëse të miratimit të këtij akti. Ne gjithashtu denoncojmë publikisht me të drejtën që na jep kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 2 pika 1 ''Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit'' se akti i sipërpërmëndur është në shkelje të kushtetutës dhe cënon sovranitetin, tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut të drejtën dhe lirinë e tij, drejtësinë shoqërore, indetitetin kombëtar, trashëgiminë kombëtare si dhe është një sulm i hapur ndaj bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të shqiptarëve me pakicat. Shteti është përgjegjës për mbrojtjen dhe respektimin e këtyre marëdhënieve.  Në mbështetje të denoncimit të mësipërm vijnë faktet e mirënjohura, të publikuara në media, të shprehura nga drejtues institucionesh, historianë e studiues dhe dokumentat e marra nga Institucionet përkatëse të  Republikës së Shqipërisë ( dosja II-3-9, veprimtaria e reaksionit grek kundër shtetit shqiptar dhe organizatave vorio-epiriote, etj.) . Atje argumentohet  që:
1-Vasil Shahini ishte kryetar në Gjirokastër i organizatës terroriste greke MAVI degë e EDES bashkë me Jani Diamantin dhe Jani Vitalin, një organizatë formuar për realizimin e planit Shovinist AntiShqiptar të MegaliIdesë, e cila me ide dhe metoda terroriste, shoviniste kishte synim pushtimin e jugut të Shqipërisë, duke e quajtur gjoja ''çlirim të Vorio-Epirit " nëpërmjet masakrave dhe spastrimit etnik spastrimit etnik dhe gjenocidit.
 2-Në 1928 nga ministria e brëndshme e asaj kohe urdhërohet arrestimi i Vasil Shahinit nën akuzën e të infiltruarit për agjenturat greke. Të faktuara me dokumentat e gjetura në shtëpinë e tij në lidhje me arsyen e dhënies së pensioneve për ‘vori-epiriotet’ si një hap drejt aneksimit të Jugut të Shqipërisë nga Greqia.
 3-Në 1934 këshilli i ministrave vendos internimin e Vasil Shahinit për 6 muaj por lirohet për shkak të presionit të ardhur nga konsulli i Himarës.
 4-Në 1938 Vasil Shahini si kryetar i delegacionit për në Greqi kërkoi hapjen e gjimnazeve greke në Gjirokastër dhe aneksim nga shteti grek i Jugut të Shqipërisë, referuar dokumentit në Arkivën Shtetërore 24/12/ 1938 Gjirokastër.
5-Në 1940 përgatit peticionin me dy kerkesa: E para bashkimin dhe vënien nën kontroll nga Kisha Greke të Kishës Autoqefale kombëtare Shqiptare në themel të së cilës janë kontributi i Fan Nolit dhe i martirëve si At Kristo Negovani, At Stath Melani etj dhe e dyta pushtimi i Jugut të Shqipërisë nga Greqia.
-Në përmbledhje të shkresës, sipas Nenit 48 të kushtetutës i cili citon ''Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj'', institucionet shqiptare janë  të  detyruara në kthimin e një përgjigjeje brënda afateve përkatëse ligjore. Në rastin e mos kthimit të përgjigjes dhe mos ndjekjes së këtij ankimi bëjmë me dije se me të drejtën që na jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si shtetas shqiptar të mbrojtur në Nenin 2 pika 2: ''Populli ushtron sovranitetin e tij nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur ose në mënyrë të drejtpërdrejt'', në momentin që institucionet përkatëse, në këtë rast Bashkia e Dropullit është në shkelje me Kushtetutën dhe nuk përfaqëson interesat e shtetesave Shqiptare dhe është në shkelje ligjore të hapur dhe nëse institucionet e tjera dhe zyrtarët përkatës të cilëve do tu drejtohemi, përgjegjëse për kontrollin e funksionimit të qeverisjes në nivel vendor, për mbrojtjen e rendit demokratik dhe Kushtetuës, për dhënien e drejtësisë si dhe për garantimin e sigurisë Kombëtare nuk do kryejnë detyrat e tyre sanksionuar me Kushtetutë dhe Ligj, atëhere ne si qytetarë shqiptarë, nën flamurin Kuq e Zi të Gjergj Kastriotit, në bazë të të drejtave që na njeh Kushtetuta dhe Ligji, në mbrojtje të dinjitetit dhe Sigurisë Kombetare dhe rendit kushtetues dhe demokratik do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore e demokratike që të  heqim vetë këtë tradhtari të ngritur padrejtësisht në Tokën e Shqipërisë.
Për këto arsye ne si shqiptarë të cënuar në integritetin tonë Kombëtar brenda teritorit të vëndit tonë Sovran kërkojmë cdekretimin dhe heqien sa më parë të këtij busti nga Fshati Dervician Gjirokastër si dhe të rishikohen sa më parë vendosjet e busteve të tjëra të kësaj natyre në krejt vendin.
Një bust I tillë është edhe ai I teroristit Thimio Loli, me veprimtari të mirënjohur e të provuar antishqiptare.
Kërkesën e mbështesim në provat e publikuara në mediat e mëposhtme: Gjurmë Shqiptare - Kur ndërohet një vrasës i shqiptarëve...     Thimio Loli etj                                                                                                       
https://www.youtube.com/watch?v=V-klElCURgE&feature=emb_title
Skandali në Finiq,Delvinë/ Nderohet me bust vrasësi i shqiptarëve,Thimio Loli (VIDEO)http://argjirolajm.net/skandali-ne-delvine-nderohet-me-bust-thimio-loli-video/ https://www.youtube.com/watch?v=r_gqeRkAFog
Gjurmë Shqiptare - Agjentura greke
http://top-channel.tv/2020/02/09/marin-mema-e-denoncoi-si-antishqiptar-greket-i-bejne-bust-ne-mes-te-shqiperise-video/
Marin Mema e denoncoi si antishqiptar, grekët i bëjnë bust në mes të Shqipërisë (VIDEO)
Bashkëngjitur dhe DVD me disa nga dokumentarët dhe Emisionet Mediatike

Këto veprime të Bashkive Minoritare shkaktojnë përcarje thyerje te ligjeve të Republikës së Shqipërisë si
1. Provokim e nxitje të konfliktit mes popullit shqiptar e grek duke nderuar  shovinistë, masakrues të popullit shqiptar
2. Fyerje dhe nëpërkëmbje te dinjitetit të popullit shqiptar
3. Shkelje të ligjeve përkatëse dhe tërësisë territoriale
4. Indiferentizëm ndaj zbatimit të ligjeve dhe dënimit të fajtorëve
Jo për ndonjë interësin tonë personal por për hir të ecurisë normale të mardhënieve dy palëshe si dhe për mos prishjen e harmonisë mes shqiptarëve dhe minoriteteve dëshirojmë ta merni me seriozitetin që I takon këtij problemi  duke plotësuar këtë kërkësë legjitime.
Me respekt
Përfaqësuesi I Shoqatës  ‘’Djemtë e Labërisë’’
Florjan Canaj                        Adresa , Njësia Administrative Picar Gjirokastër, telefon 0696***020





No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...