Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamantDoganierët serb në vendkalimin Batrovci kanë parandaluar trafikun e rreth 300 diamanteve për të cilat mendohet se kanë një vlerë të madhe ndërkohë pritet përcaktimi real i cilësisë dhe vlerës së konfiskuar nga ekspertët e fushës.
Trafiku është zbuluar gjatë kontrollit të një makine tip “audi” me targa çeke, i drejtuar nga shqiptari pesëdhjetëvjeçar me dokumente të Kosovës ndërsa po futej në Serbi nga Kroacia.
Ndonëse ishte kategorik se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ai iu nënshtrua një kontrolli të detajuar. Me këtë rast, nën ulësen e pasagjerit iu gjetën disa qese me gurë të çmuar, ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Serbisë.
Kur u pyet pse nuk i kishte deklaruar diamantet, drejtuesi i makinës tha se nuk e dinte se duhet të deklarohen, me pas është shprehur se thjeshtë bëhet fjalë për gur “swarovski”, gurë kristali që nuk kanë ndonjë vlerë.
Mirëpo, pas konsultimeve me ekspertët, është konfirmuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për diamant, vlerën e të cilave mund të jetë shumë e madhe, vlerë të cilën pritet ta konfirmoj ekspertiza. Diamantet e konfiskuar do të mbahen deri në fund të përfundimit të procedimit penal i cili është iniciuar ndaj shqiptarit që i ka trafikuar.
No comments:
Post a Comment