S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, February 23, 2020

Doktor Arjan Harxhi/ Disa këshilla të vlefshme për koronavirusin


Koronavirusi me origjinë nga Kina, po shqetëson botën, ndërsa tanimë raste të shumta janë raportuar në Itali, ku dy persona kanë vdekur dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet.

Në Shqipëri ka nisur paniku pasi virusi është te dera, Dritare.net ka intervistuar Arjan Harxhin, mjekun infeksionist  nga më të njohurit në vend. Ja disa nga këshillat e tij që nuk duhet t’i humbisni!

Dritare.net- Si të ruhemi nga koronavirusi, dhe cilat janë këshillat elementare që japni profesionistët?
Nuk ekziston akoma një vaksinë për të parandaluar sëmundjen nga koronavirusi 2019 (COVID 2019). Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes është shmangia e ekspozimit ndaj virusit. Kjo arrihet duke zbatuar çdo ditë rregullat parandaluese të përhapjes së infeksioneve respiratore që janë: shmangia e kontaktit me personat e sëmure; larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo  xhel dezinfektant, mosprekja e syve, hundës dhe gojës, qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë, mbulimi i gojës dhe hundës më brryl apo kartpecetë kur teshtijmë apo kollitemi, pastrimi dhe dezinfekimi i shpeshtë i objekteve dhe sipërfaqeve duke përdorur spray apo pastrues të tjere me përdorim shtëpiak.
Mbajtja e maskes:
Tashmë janë bërë normale pamjet që shohim në media të njerëzve që mbajnë maska në ambjente publike. Ajo çfarë është e rekomandueshme nga OBSH në lidhje me maskën është ky: nëse jeni i shëndetshëm, ju mund të mbani maskën vetëm nëse po kujdeseni për një person të dyshuar apo diagnostikuar me infeksion nga nC0V 2019. Mbaje masken nëse kollitesh apo teshtin. Mbajta e maskës është efektive vetëm kur përdoret së bashku me mënyra të tjera të mbrojtjes siç janë larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo me xhel larës me baze alkooli. Nëse mban maskën, duhet të dish si ta përdoresh atë.
Larja e shpeshte e duarve
Laj sa më shpesh duart  me uje dhe sapun (për të paktën 20 sekonda) ose përdor xhel larës apo dezinfektues me bazë alkooli nëse nuk i ke vizualisht të ndotura duart. Ky proces mundeson eliminimin e virusit nëse ai ndodhet në duart e tua.
Higjena respiratore (apo etika e kolles dhe teshtitjes):
Sa herë që kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me berrylin tuaj ose me kartpecete dhe hidheni kartpecetën menjëherë në koshin e plehrave më të afërt dhe pastroni duart tuaja me xhel me baze alkooli apo duke i larë me ujë dhe sapun. Nëse kolliteni apo teshtini mbi duart tuaja dhe nuk i lani ato, ju mund të kontaminoni objektet apo njerëzit që prekni.
Distancimi social
Mbani një distancë prej 1 deri 2 metra nga personat e tjerë sidomos ato te cilët kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë.
Mos prek sytë, hundën dhe gojën me duar! Duart mund të prekin shumë siperfaqe apo sende të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse prekni sytë, hundën apo gojën me duart e kontaminuara, ju mund të transferoni virusin nga këto sende tek vetja juaj
Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështiresi në frymemarrje kërko për kujdes mjekësor (Përdor shërbimin e urgjencës përmes numrit të telefonit dhe mos u paraqitni vetë pranë institucioneve shëndetsore) . Ju duhet t’i tregoni mjekut apo personelit shëndetsor nëse keni udhëtuar në Kinë apo nëse keni qenë në kontakt me dikë qe ka udhëtuar në Kinë dhe ka simptoma respiratore.
Nëse ju keni simptoma respiratore dhe nuk keni udhëtuar në Kinë apo vende të tjera ku janë raportuar raste me infeksion nga nCoV, zbatoni rregullat e mësiperme të higjenës respriatore dhe të duarve dhe qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni kontaktin me kafshët e gjalla, dhe praktikoni rregullat e higjenes së larjes së duarve dhe respiratore kur bini në kontakt me to. Lani shpesh duart dhe mosprekni hundën sytë dhe gojën me duar. Mos konsumoni produkte shtazore të pa përpunuara termikisht.
Dritare.net- Jemi në mes të një epidemie gripi? Si të kuptojmë që është korinavirus apo grip sezonal?
Është shumë e vështirë të dallosh klinikisht nëse je i prekur nga gripi i zakonshëm sezonal apo infeksioni nga koronavirus.
Nëse prekesh nga gripi mund të kesh disa nga këto simptoma: temperaturë, ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë të zëna apo rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh apo trupi, dhimbje koke, dobësi trupore, ndonjëhere të vjella dhe diarre (sidomos fëmijet). Disa nga shenjat e nje forme të rëndë të gripit janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje mendsh, konfuzion mendor, kriza konvulsive, dobësi shumë e madhe, dhimbje të forta muskujsh, temperaturë e lartë e padominueshme.
Nëse keni shenja të lehta të gripit dhe nuk keni sëmundje të tjera kronike (veshkash, zemre, mushkërish, diabet etj) qëndroni në shtëpi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Nëse keni sëmundje kronike dhe paraqisni shenjat e mësipërme të formës së rëndë atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Rekomandimet e OBSH dhe CDC janë që edhe gjate sezonit të gripit të bëni vaksinimin për gripin nëse nuk e keni bërë atë, të  ndiqni rregullat e higjenës respiratore dhe të larjes së duarve dhe të merrni mjekimet e nevojshme të përshkruar nga mjeku.
Dritare.net-Ku duhet të drejtohemi për pyetjet që kemi? Mjek lagje, mjek specialist, farmaciste lagje, portale dhe emisione televizive për shëndetin?
Informacionet per coronavirusin e ri janë tashmë të kudogjendura. Ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes, atij specialist, farmacistit, faqeve zyrtare në internet të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, WHO, ECDC, CDC  por edhe portaleve apo emisioneve televizive./ Isa Myzyraj-Dritare.net


Per ne te Shtypnews.al Lind pyetja..?

A mund te behesh doktar sot duke ndjek videot ne italisht dhe duke i perkther ata ne shqip..??
Shikoni nje video qe po behet virale ne Internet.. 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...