S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, February 28, 2020

Ana jam me ty zemër! (Ana asht vajza e gruas qe ati i saj i mori jetën ne Durrës)

Nga / Nikoleta Kovaci /

Ta ndjej dhimbjen e s`ta kam braktisur për asnjë sekond! 
U shpik kjo dreq forme monstruzoe te te berit gazetari për like! E shpiken këta qe kane ne duar edhe frymën tone, ndaj fali se s`dine ç`a bajnë! Ngushëllime te sinqerta për Dijen tende! 

Letra e Anës drejtuar medieve  

“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.

Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...