Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka reaguar ashpër lidhur me fjalën e mbajtur nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.
“Të dalë Gucci Linda e të flasë për gruan fshatare e qytetare të Shqiperisë, është njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj. Më vjen vetëm një fjalë në mendje: NEVERI!,”-shkruan Hazizaj.
Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha.
No comments:
Post a Comment