S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, September 19, 2022

Silvana Begaj: A kemi ne shtet?

 A kemi ne shtet?


Pyetje: Pse liderat e politikës shqiptarë nuk i ruajnë themelet e shtetit? Pse nxjerrin gjithmonë pretendimin se epoka e themelimit të shtetit fillon ekzaktësisht kur pushtetin e marrin ata?


E nëse cdo gjë qenka bërë kaq keq gjithmonë, ky nuk është më gabim, kthehet në faj e nga faj ka fajtorë. Jo fajtorë që akuzohen në media sa për show, por fajtorë që dënohen dhe nga dënimi mësohet si mos të gabohet.


Cdo eksperiencë ka fillim dhe vazhdim, por ky shteti jonë ngeli vetëm në një fazë : Fillim. Asnjë eksperiencë në organizim, metodë apo menaxhim nuk ka dhe kjo sjell që ne të jemi gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një shtet.


Cdo periudhë ka pasur problemet e saj, por kjo nuk do të thotë që të shkatërrojmë gjithcka të asaj periudhe. Ashtu si vendet e tjera që mësuan nga e shkuara dhe po zhvillohen.


Periudha e përmbysjes së sistemit komunist solli lirinë individuale të paktën në dukje. Por në të vërtetë ne shkatërruam cdo gjë që në mënyrë vullnetare dhe me shumë përpjekje e ndërtuam. Shkatërruam ekonominë duke prishur uzinat, fabrikat, bujqësinë, frutikulturën, organizimin shëndetësor, arsimorë etj., dhe ndërkohë duhet të shkatërronim ideologjinë komuniste dhe të shkulnim komunistat nga pushteti që kishin vënë rrënjë aq të thella duke i lënë në pushtet edhe sot.


Pasi besuam në ardhjen e demokracisë e me demokracinë prisnim lirinë harruam që liria vjen nga ekonomia. Dhe ne nuk kishim më asgjë që prodhonte të ardhura.


Eksode njerëzish u drejtuan drejt vendeve më të zhvilluara, fshatrat u boshatisën, tokat u ndanë e shume u zunë. Të ardhurat e vetme që ngelën ishin pikërisht të ardhurat nga të ikurit. Për të mos të folur dhe se si me një skemë mashtruese ua morën dhe ato të ardhura.


Cdo gjë që po vjen nga e ardhmja na con mbrapa. Dikur kishte mjek në cdo fshat. Nuk lejohej askush të ngelej analfabet. Kishte një sistem për t´u admiruar arsimor.


Kishte një organizim modern të bujqësisë krahasuar me sot në 2022. Mungon uji, mungon infrastruktura, logjistika.  Mungojnë linjat e trasnportit në fshatra. Mungojnë shkollat. Mungojnë qendrat shëndetësore e mbi të gjitha mjekët. Reforma territoriale e bëri akoma më keq situatën. Detyron një fshatar që të bëjë deri në 50 km rrugë për një vërtetim.


Dhe pyesin: Pse po boshatisen fshatërat?


Propagandojnë reformën në bujqësi dhe lënë prodhimet të kalben dhe të mos kenë treg. Subvencionet dhe fondet jepen në mënyrë preferenciale.


Na dixhitalizuan të dhënat dhe nuk arritën të na i mbronin dot duke na lënë më të rrezikuar se kurrë. Siguria kombëtare është detyrë kryesore e një shteti dhe duhet të mbrohet nga vetë shqiptarët.


Veprat me rëndësi të vecantë si objektet ushtarake, diga, ujësjellsja etj., janë të pasigurta. Mbrojtja është e papërfillshme për këdo që do të marrë informacione të klasifikuara si sekrete.


Flasin për marrveshje, përqafime, dashuri me ndërkombëtarët dhe në fund bëjnë të kundërtën e vendeve të zhvilluara duke na lënë si han pa Zot.


Tani pyetja ime është: A kemi ne shtet? Se unë si atdhetare di që kam Atdhe, por shtet nuk shikoj gjëkundi.


S. BEGAJ



#Shpërndaje

Sunday, June 5, 2022

Nje urim qe deshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

 

Nje urim qe deshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!


Shkruan Sali Berisha 

 

Miq, dje ne menyre te rrufeshme, pseudomazhoranca, ne nje rast unik ne historine e botes se lire dhe ne shkelje flagrante te kushtetutes, votoi shefin e shtabit te pergjithshem te Ushtrise shqiptare, gjeneral Bajram Begaj si president te republikes. 


Por perveç kesaj, vetem pak ore me vone, padroni i Edi Rames, serbomadhi Aleksander Vuçiç do te uronte gjeneral Begajn dhe do ti kujtonte se aty e zgjodhi Ballkani i Hapur.


Ne mesazhin e tij, njeriu qe u betua javen qe kaloi se do mbronte sovranitetin e Kosoves si pjese e Serbise shkruan: “Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Open Balkans”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”.


Keshtu presidenti i Serbomadhise ne mesazhin e tij i referohet jo nismes se Berlinit si kuadri i Bashkimit Europian per bashkepunimin rajonal te vendeve tona  por projektit te tij te serbomadhise, Ballkani i Hapur. sb

Thursday, May 26, 2022

Hapja e negociatave apo e pesta e verteta!

 


Hapja e negociatave apo e pesta e verteta!

Shkruan Sali Berisha 

Miq, miq prej 9 vitesh tashmë çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Eurpoian, është kthyer në një horizont qe largohet prej nesh, dhe për këtë është fajtore qeveria me kryemashtrruesin Edi Rrena.


Me propagandën e tyre dashakeqe, gënjejnë në çdo moment shqiptarër për progresin imagjinar të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave. Edhe për këtë gjë sërisht fajtor është Edi Rrena bashkë me qeverinë e tij me muret qe kane ngritur ne rrugen e integrimit.


Korrupsioni vazhdon në nivele të larta, me një qeveri të kompromentuar kokë e këmbë, me ministra e drejtorë që përfundojnë në burgje dhe askush nuk mban përgjegjësi për vazhdimësinë e aferave korruptive. Po ia marrin frymen Shqipërisë.

Muri i krimit droges te lidhura direkt me Edi Ramen dhe ministrat e tij kane bllokuar gjithashtu hapjen e negociatave te Shqiperise me BE

Dhunimi i zgjedhjeve, i mediave largimi masive e shqiptarve nga vendi e largojne Shqiperine cdo dite e me shume nga Europa.

Shtyp New!

Nga 2013 e deri më sot, sipas Edi Rrenës, negociatat janë hapur më shumë se 4 herë, e mesa duket priten të hapen sërisht. Qesharake, si ai dhe vartësit e tij. Ata kujdesen vetem per pasurimin e paligjeshem.


Shqipëria e meriton Bashkimin Europian, e meriton ëndrrën perëndimore, por nuk meriton këtë qeveri të korruptuar.sb

Wednesday, May 25, 2022

Librazhd/ Gjendet pa shenja jete anash lumit Shkumbin një 48-vjeçare


Shtyp New! 

Librazhd/ Gjendet pa shenja jete anash lumit Shkumbin një 48-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 48-vjeçare është gjetur pa jetë anash lumit Shkumbin. 

Viktima Nexhmije Hasani është gjetur afër fshatit Mirake, Librazhd. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur. 

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur. 

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Saturday, May 14, 2022

Skeja: Pedofilët janë mes nesh!

 Nga; Hamdi Skeja!

Skeja: Pedofilët janë mes nesh!

Shtyp New 

Nga; Hamdi Skeja!

Pedofilët janë mes nesh!

Pedofilia është sëmundje e njerëzve të paplotësuar. Kështu kam menduar gjithmonë, por ka edhe shumë faktor të tjerë që u mbetet organëve kopetente për ta përshtjelluar më shumë!
Në kohët që jetojmë çdo ditë e më shumë po përhapet si një flakërimë mes një lëndine bari, gjithsesi, duhet ta pranojmë që nuk është e sotme, pedofilia ka ekzistuar vite e shekuj më parë.
Para shumë vitesh rreth ‘96- ‘97-ës në një zonë të thellë një burrë rreth të 40-ve në rrugën e fshatit tentoi të përdhunonte një vajzë që ato kohë ishte minorene, vajza arriti të ikte duke shpëtuar nga duart e pedofilit, kurse prinderit e vajzës heshtën me fjalët se “është turp prej miletit”.
Diku në pranverën e 2004-s isha i ulur në cepin e TOB në krahun e 15 katshit dhe po pija një birrë vetëm. Aty ishte ndaluar një vajzë që nuk e di nëse i kishte mbushur 16 vjeç, afër saj rrinin disa pensionista dhe talleshin më të, e siç dëgjoja se njëri nga ata kishte shkuar me 16 vjeçaren e cila quhej Moza. Moza ishte një vajzë elegante, një brune e lezeçme, por më ngeci në fyt birra, nuk po më shijonte!

Kur pensionistët po talleshin me të, ajo ju tha; nëse nuk keni lekë, do ti thërras Çimit!
Shtanga!
Kush na qenka Çimi që e njohin edhe këta? Po nuk vonoi dhe erdhi Çimi, një tullac, me çelësa në dorë dhe i dha një shuplakë një nder pensionistave pedofila dhe u largua!
Kjo sikur u largua një moment nga ata dhe më pyeti: pse pi birrë vetëm?
-Vajzë ja ktheva, lermë mua, po ti çfarë bën këtu?
Unë kështu jetoj dhe më kanë premtuar që do më çojnë në Francë, do punoj andej!
-Moza, prinderit ku i ke?
Në atë moment u përlot, dhe vijoj; babai dhe Mami janë ndarë, babai nuk e di ku është, kurse Mami shpesh nuk vjen në shtepi!
Ah, kaq mu desh për te kuptuar se prindi e kishte detyruar Mozen që të shkonte me pleq vetëm për para.
E natyrisht, pensionistet pedofila kishin një arsye më shumë për tu tallur më të!

Raste të tilla ka plotë, plotë, pafund!
Pedofilat janë mes nesh dhe shpesh edhe historitë përverse janë mbyllur me atë refrenin “është turp prej miletit nëse flasim”.
Në fakt, le ti themi gjërat haptazi, pedofilet janë kudo.
Madje ka edhe pedofila me kollare, kam një rast që ai perversi punon në media dhe ju shkruan vajzave mesazhe pedofilesh!
Ka pedofila jo vetëm fshatrave, por edhe qytetëve.
Ah, diku mes 2000-2001 njihja një vajzë në një qytet të bukur, ajo e kishte lënë shkollen dhe bridhte rrugëve, por në fillim kishte refuzuar shumë kërkesa pedofilesh, deri në një moment ku edhe ajo përfundoi “mish për top “, madje edhe me polica.
Di plotë raste pedofilesh nga fshatrat, qytete të vogla, qytete të mëdha, plotë!
Pedofila në çdo rrugë, rrugicë, shkollë, lokale, zyra, televizione, banka e kudo!

Para pak vitesh në një rrugicë në rrethin e Tiranes një i moshuar ngancmonte një shoqen time dhe kur e kapa një ditë i dhashë ca shpulla të mira dhe i thashë; bëje prap se do të çoj në burg, përvers. Nga ajo ditë nuk u duk më!

Në televizione duhet të ketë emisione edukuese në ketë formë, të shtohen sa më shumë për të mbrojtur fëmijët.
Nëse reduktohen emisionet palaçosh, do të reduktohen edhe perversat-pedofilat!

Ndaj, prinderit duhet t’ju japim mësim seksilogjie si fillim fëmijëve, vajzave dhe djemve. Pasi pedofilia është si një rrënjë akacie qe nuk del kollaj, por nëse ligji do kishte ekzistuar pedofilët do të ishin në burg dhe natyrisht do të ishte reduktuar numri!

Rastet e publikuara nga “Piranjet “ është vetëm një fillim Alfabetik, që shkon deri te B-ja. Po nëse ecin me ketë ritëm e imagjinoni ku del fundi?!
Pedofilia ndalohet vetëm duke i denoncuar të pakten ne media, se ne polici nuk ka askush besim më. Pasi në të shumtën e rasteve vajzat pasi kanë shkuar ne polici për të denoncuar rastin, kanë perfunduar ne duart e kriminelave me rrobë pushteti!

Pedofilet janë mes nesh, neve na mbetet të flasim, ti denoncojmë, ti coptojmë në dru për të mbrojtur jo vetëm fëmijet tonë, por edhe fëmijet e dikujt tjetër!

Hamdi Skeja!

Hamdi Skeja

Skeja: Pedofilët janë mes nesh!

0
26

Nga; Hamdi Skeja!

Saturday, April 23, 2022

Hamdi Skeja është person i ashpër me potikën por i butë me gjininë femrore, për vajzat e gratë të cilat i përkedhel me poezi të embla!


Një ndër personazhet që Gong e boton shpesh për sqimën e tij të hollë është autori i disa librave Hamdi Skeja

Sot Hamdiu vjen ndryshe.

Në një intervistë të gjatë, për librin, jetën, muzat e tij, rrefyer për gazetarët tanë, me emocione shpirti siç ai shkruan ai jo pak herë, 

Hamdi Skeja është person i ashpër me politikën por i butë me gjininë femrore, për vajzat e gratë të cilat i përkedhel me poezi të embla!

Më poshtë intervista e plotë:

Përshëndetje zoti Hamdi , cili është  impresioni i parë pas botimit të librit tënd të katërt?

-Ju falenderoj si fillim për interesimin e librit si staf i portalit, kjo më gëzon dhe më jep një shpresë bardhoshe për të sotmën dhe të nesermën! 

Janë emocionet e para, e si natyrë jam shumë “melankolik “ dhe i provoj emocionet shpesh edhe me lot! 


Kush është muza e poezive të tua?

Ka shumë, por nese flasim për vëllimin e parë dhe të dytin, kryesisht muza ime ka qënë: vetmia e një emigranti, humbja apo fitues i një dashurie, rrebelim ndaj pushtetëve, vargje te dedikuara me “personalizim “ etj. 

Por keto dy të fundit flasin për dashurinë, për vajzën, për vajzat, për sharmin, për sytë e tyre magjik. Magjia e femres është më e madhe sesa një perëndim dielli. E kur në vendin tonë i torturojmë, i keqperdorim, i ofendojmë, i godasim apo edhe i vrasim femrat, unë i shoh me një sy shpresë për jeten, për bukurinë, për buzeqeshjen, për jeten që falin, ndaj edhe kam vendosur të sjell në një model si një dashuri e madhe për femren. 

Ndaj, nuk është e nevojshme ti dashurojmë të gjitha femrat, mund edhe ti admirojmë duke i kthyer në himn poezie . 


Kujt ia dedikoni këtë libër dhe cilat janë emocionet qe ju ka dhënë secili libër ?

 -e thashë pak më siper; ja dedikoj femres që ka jetë, që mbjell dhe korrë jetë, që na dhuron jetë. Ajo që është e gjithë nektari i kesaj bote. 


Shpesh shkrimtarët thonë që librat janë si fëmijet, a mendoni edhe ju si kolegët tuaj ?

-Po, unë kam dy djem dhe kater vellime, bëjnë gjashtë. Natyrisht plus një do thoja; që është bashkëshortja ime! 


Çfarë opinioni keni për autorët e librave ne Shqipëri, a mos vallë ne si komb prodhojmë në çdo famije një shkrimtar ose një këngëtar?

-Ah, qenkeni spec djegës edhe ju. 

Në fakt ndjek në rrjete sociale plotë figura të njohura që ju bëjnë përmbledhje libri, apo tekse këngësh, llojë-llojë! 

Gjithsesi, padashur të zgjatëm, koha do ti jap gjithkujt atë që ka gatuar. 

(Unë përshembull kam gatuar dy vellime për femrat, e tani do të shtohen. Në fakt, kam plotë femra që më duan dhe më vleresojnë. Kam më të mirat e Shqiperisë). 


A mendoni që nuk vjen asgjë e keqe edhe nga prodhimi i librave edhe kur nuk janë cilësore apo e kunderta?

-Asgjë e keqe? Ka edhe kjo një te keqe, bëjnë shumë zhurmë neper katundin e madh të Facebook-it dhe neper media. 

Një nder keto zhurmues e kam lexuar dhe kam mbetur i tmerruar. Ishin 10 poezi me të njejten tematikë! 


Cila është  marrëdhenia juaj me bashkëshorten dhe familjen? A ka në librin tuaj poezi të dedikuar atyre?

-Kaq shumë kërkim për zonjën time, por nuk e kam ndarë mendjen për ti shkelur fjalen e saj ☺️ nuk është publike dhe se dëshiron të jetë larg rrjeteve sociale, te te them diçka që akoma nuk e kam thënë kurrë?! -Një nder arsyet që Bashkëshortja ime është e fshehur është edhe se unë merrem paksa me politiken. 

Marrëdhënia jonë është si çdo çift; është një femër që dhuron çdo ditë jetë. 

Po, në dy librat e pare kam, po unë shpesh nuk vë emërtim dedikimi, pasi poezi pastaj behet e personalizuar. Gjithsesi, në vellimin e pestë, do të keni disa poezi për bashkëshorten time! 


Çfarë mesazhi përcjell ky libër dhe pse duhet ta ketë lexuar lexuesi? 

-Mesazhet kryesore është se ky vellim është i gjithi mjaltë. Nuk rekomandohet vetëm për njerezit që nuk dashurojnë dhe që nuk duan femren. 


A kushton shumë prodhimi i nje libri dhe a mundet që një autor me ekonomi të thjeshtë të botojë libra?

-Eh, kjo është dhimbje tjetër që e shoqëron njē autor/e, pasi mund të ketë material shumë të mirë, por mundesiat I ka zero. Ekonomia në Shqipëri është mjerim. Kurse ministria e Kultures herë na e mbyt Bibliotekën me ujë e herë na e djeg me zjarr. 

Pastaj, krijon një grup që i lëpihen pushtetit-pushtetëve dhe japin leksione apo çmime vetëm për ata që u fërkojnë shpatullat. 

Unë s’kam bërë pjese kurrë në rrethin e tyre. Lexuesit e poezive mia më japin plotë mbeshtetje dhe kjo me mjafton. 

Kurse ne librat e mi shpesh kanë dal miq e mikesha që kanë kontribuar për librat e mi, dhe gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjet e mia të përzemrta. 


Çfarë përshtypjesh keni për Gong News ? Ne si staf të urojmë suksese! 


-Si portal bëni ndryshimin, nuk merreni me antivlerat. Pavarësisht se nuk ju njoh nga afër, keni bërë dallimin prej kur jeni pranë nesh. 

Ju falenderoj dhe ju uroj vërtetë shumë suksese!

Hamdi Skeja.

Tuesday, April 12, 2022

Kërkohet një President/e! Shkruan Skeja-

 Kërkohet një President/e! 


Nga Hamdi Skeja!


Kur lexoj këto njoftimet më kujtojnë rubrikën në gazetat Rozë, me titull “djemtë kërkojnë vajza, vajzat kërkojnë djem”. 

Kjo rubrikë fillonte me jam e/i bukur, kaq e kaq gjatësi, kaq e kaq kg, tregonin flokët, profesionet dhe pasionet, tregonin madje edhe sesi kërkonin lidhjet! 

E njejta gjë më ngjan edhe me Presidencën!


Këto kohë kam lexuar propozime të çuditshme, por edhe kam lexuar propozime pellazgësh fejskujane! 

Këto vetdeklarimet e vlerave duke i nxjerr në katundin e madh të facebook-ut, duke tundur dhe shkundur zbulimet dhe ç’virgjerimet e mendjeve të kamura për famë, më ngjajnë me ato premtimet e lidhjeve martesore që pas betimit që, “do jem përgjithmonë me ty” vjen edhe ndarja pastaj. E premtimet përfundojnë në koshin e mbeturinave. 

Në një faqe portali mes shumë llumëve ishin edhe dy gra që sipas meje janë të larta. Gjithsesi unë e dhashë mendimin tim, të drejtë! 

Por nuk tolerohen këto vetdeklarimet e vlerave pasi duhet pritur që dikush tjetër të na zbuloj vlerat (nëse kemi gjithmonë). 


Kërkohet një President/e nuk po kërkohet një lopë në pazar, nuk po kërkohet një çift kau për njërin krahë që të lëroj tokën, po kërkohet një President. 

Mund të lind pyetja se çfarë mendimi kam unë?! 

-Jam për një Presidente Femër, jam për një Kryeministre Femër, ama të jenë të pastra, të jenë persona që kanë kontribuar për këtë popull, në një mënyrë, ose në një tjetër. 

Presidenca duhet të mos anoj nga krahët politik dhe të jetë i pavarur. 

E kur them mos të ketë varësi as nga e majta, as nga e djathta dhe të mbroj interesat e popullit, të respektoj kushtetutën, të drejtën dhe njerëzoren. 

Aq më tepër mos të ketë ngjashmëri me këtë kancerozin që kemi, dhe mos dali si Kim-kinezja një ditë në mal, një ditë në fushë, një natë muzikë tallavaje, e një natë muzikë popullore. 

Presedenca mos të kthehet në një lokal rrugeçërisht që pijnë alkool e kokainë duke kërcyer me Mandi Nishtullën! 

Presidenca duhet mbajtur në lartësinë që meriton e jo me pellazgët fejzukjan! 


Presidenca nuk duhet të kthehet në rubrikën e gazetave rozë ku “djemt dhe vajzat kërkojnë”. 

Kaq për sot! 


Hamdi Skeja!

Wednesday, March 9, 2022

Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!

Nga Elona Caslli 


 Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!


Balluku makina nuk është veçse mjet lëvizës për t'u zhvendosur nga një pikë në një tjetrën për një qëllim të caktuar, fjala bie për të blerë cigare. Jo Balluku! Është përtej kësaj. Makina është edhe mjet pune për shumë shqiptarë Balluku.


A e di domethënien e fjalës " punë"  Balluku?!  Kur them " punë", nuk nënkuptoj xhirot mbi borëpastruese dhe videot në fejsbuk Balluku. 


Nënkuptoj një njeri që ngrihet  pa u gdhirë ende dhe atë makinën e përdor për të furnizuar marketin modest që ka në një lagje. E përdor për të blerë frutat apo perimet diku gjetkë dhe i sjell në market për banorët e zonës. Me një llogari të thjeshtë Balluku, nëse nafta rritet, do të rriten edhe çmimet në atë market ndërkohë që rrogat janë po ato.  Ky shembull kaq i thjeshtë do të mjaftonte për të ta mbyllur gojën Balluku. 


A e di çfarë do të thotë fjala " rrogë" Balluku?!  Kur them rrogë nuk nënkuptoj bakshishet e majme që kabineti rilindas i njeh mirë. Nënkuptoj atë shumë parash të dukshme për të cilat firmos në bankë kur i tërheq.


A e njeh rëndesën e faturave në fund të muajit Balluku për çdo familje shqiptare?! A e di raportin e faturave me rrogën?! Çmimet Balluku jane evropiane, por rrogat janë shqiptare.


A e di Balluku se sipas të dhënave të fundit një pjesë e mirë e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi t'u mundësojnë fëmijëve pushime verore?!


Ti nuk di asgjë  Balluku, pasi jeton në një dimension paralel mes paditurisë dhe papërgjegjshmërisë, mes Dubait dhe dalldisjes së një ministreje që fyen dhe poshtëron një popull të tērë me deklaratën; Mos e përdorni makinën për të blerë cigare.


Në një vend normal pas kësaj deklarate duhet të kishe fluturuar nga ai post, por duke qenë se jetojmë në një vend anormal ti vazhdon të jesh ministre dhe në pamundësi për të vënë në lëvizje trurin, hap gojën kur të mundesh e si të mundesh duke poshtëruar dhe shkelur shqiptarët me çdo fjalë që nxjerr nga goja. 


Balluku në pamundësi për t'u ngritur deri në nivelin e mendimit, zbrit në nivelin e heshtjes dhe mbyll gojën!


Post Scriptum- Meqënëse deklaratën e bëre në 8 mars Balluku, në një ditë që është e shënuar për çdo grua gjej rastin të të rikujtoj një shprehje të Kunderës- Jo çdo grua meriton të quhet grua. 


Elona Caslli

Tuesday, March 8, 2022

Gruaja e Zelensky përshkruan situatën në Ukrainë: Kjo javë ishte e tmerrshme


Gruaja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelensky, ka bërë një postim të gjatë në Instagram. Ajo përshkroi disa momente të tmerrit që po përjetojnë qytetarët e Ukrainës.

Postimin u kujdes ta bëj në tri gjuhë, ukrainase, gjermane dhe atë angleze, në mënyrë që të kuptohet nga e gjithë bota shkrimi i saj.

Gjatë kësaj jave ajo pati kërkesa nga përfaqësues të mediave nga e mbarë bota për intervistë. Dhe përmes këtij postimi ajo vendosi të jap dëshminë e saj nga Ukraina.

“Ishte e pamundur të besohej ajo që ndodhi një javë më parë. Vendi im ishte i qetë dhe qytetet, qytezat dhe fshatrat ishin plot me jetë.

Më 24 shkurt u zgjuam duke u paralajmëruar fillimi i luftës. Tanke kaluan kufirin ukrainas, avionët hynë në hapësirën tonë. Qytetet u rrethuan nga raketat.

Unë dëshmoj: pavarësisht garancive të propaganduesve të Kremlinit, të cilët e quajnë këtë pushtim “operacion special”, është vrasja e civilëve!

Gjëja më e keqe është të lexosh për fëmijët viktima. Duke nisur nga tetëvjeçarja Alice, e cila vdiq në rrugën Okhtyrka – gjyshi i saj u përpoq ta mbulonte me trupin e tij. Ose për Polinën nga Kievi, e cila vdiq nga granatimet së bashku me prindërit e saj. 4-vjeçari Arseniy … Në periferi dikur afër kryeqytetit, një një djal u godit në kokë dhe ambulanca nuk munden të arrinin ta shpëtojnë.

Kur Rusia të thotë përsëri se “nuk po bën luftë kundër civilëve”, unë do të jem e pari që do t’i kundështoj ata.

Unë dëshmoj se gratë dhe fëmijët tanë tani jetojnë në strehimore dhe bodrume me bomba. Me siguri i keni parë këto foto nga metroja e Kievit dhe Kharkiv, ku njerëzit shtrihen me të vegjlit e tyre dhe kafshët shtëpiake. Për ukrainasit për një javë – ky është një realitet i tmerrshëm.

Ka qytete ku familjet nuk mund të largohen nga strehimoret për disa ditë.

Fëmijët tanë japin mësime në bodrume. Fëmija i parë i luftës, i cili pa qiellin e qetë, por tavanin prej betoni të bodrumit, lindi në ditën e parë të pushtimit. Tani ka disa fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetën e tyre.

Dëshmoj se kjo luftë po bëhet kundër popullatës civile jo vetëm me granatime: njerëzit që varen nga trajtimi dhe kujdesi i vazhdueshëm nuk mund ta marrin atë në mënyrë cilësore.

Me sa vite burg mund të dënohen dy kosovarët që shkuan të luftojnë në Ukrainë?


Me sa vite burg mund të dënohen dy kosovarët që shkuan të luftojnë në Ukrainë?

Sot u raportua se dy kosovarë nga Komuna e Suharekës kanë tentuar të kalojnë kufirin në Ukrainë, për të luftuar përkrah luftëtarëve ukrainas kundër atyre rusë.

Por, pjesëmarrja në luftime të huaja jashtë shtetit të Republikës së Kosovës është i dënueshëm me Ligjin që ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2015, i cili parasheh që shkelësit e këtij Ligji të dënohen me 3-15 vite burgim.

Në anën tjetër, organizimi apo udhëheqja e grupeve për dërgim me qëllim lufte ne shtetet tjera dënohet me 5-15 vite burg efektiv.

Në një prononcim të mëhershëm të avokatit Asdren Hoxha për Albnews, i njëjti kishte konfirmuar se pjesëmarrja në luftëra të huaja është në kundërshtim me Ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në lufta të huaja jashtë vendit, sipas Ligjit 05/L-002, organizimi dhe udhëheqja janë të dënueshme nga 5-15 vite burgim. Ndërkaq, pjesëmarrja e thjeshtë dënohet nga 3-15 vite burgim”, kishte deklaruar ai.

Për interesimin e kosovarëve që të marrin pjesë në luftën Ukrainë-Rusi, ishte deklaruar më parë edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, i cili kishte thënë se disa qytetarë nga Kosova i kanë kërkuar atij mënyra se si të shkohet në Ukrainë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, gjithashtu kishte deklaruar se Kosova dhe vendet e rajonit po rekrutojnë militantë për në Ukrainë, por kjo deklaratë ishte përgënjeshtruar nga shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

“Akuza e rreme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, se #Kosova po dërgon mercenarë në Donbass, është pjesë përbërëse e fushatës dezinformuese që kërkon të justifikojë agresionin ushtarak kundër #Ukrainës. Kosova përkrah aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, kishte deklaruar Vela në Twitter.

Për deklaratat e Lavrov kishin reaguar edhe përfaqësues nga shtetet e tjera të rajonit, ku disa nga ta edhe ishin tallur me pretendimet e tij.

Ende nuk dihet nëse dy kosovarët nga Suhareka që u deklaruan për media sot në afërsi të kufirit me Ukrainën do të arrijnë të futen në territorin ukrainas, ose nëse të njëjtit janë në dijeni se janë duke bërë shkelje të Ligjit.

Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja


 Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja 


Nesër është thirrur  protestë përpara Kryeministrisë, për çmimin e lartë të Karburatit, por kam disa gjëra për të thënë, pastaj bëni si të doni e çfarë të doni! 

Lexova se nesër janë thirrur për protestë, shumë mirë. Ama protestë paqësore! 

Të dalësh dhe të kërkosh uljen e çmimëve me paqe, të dalësh për fermerët me paqe, të dalësh për jetën me paqe, ku është parë kjo?! 

Pse në Shqipëri nuk organizohen protesta si në gjithë botën? 

Ku ekziston kjo llojë proteste me paqe?! 

E dini ku ka paqe?! Vetëm një lypsarë që del për të lypur një 10 lekëshe vetëm aty ka paqe! 

Për të kërkuar llogari nga një shtet bushtër me paqe pse të ka vjedhur, është 5 me zero për shtetin. 

Ndaj, mendojeni mirë. Duhet protestë dhe jo dasëm, duhet rebelim dhe jo përqafime, duhen luajtur themelet e shtetit e jo ledhatim për to. 

Ndryshe është e humbur beteja! 

Kërkesa që nuk do realizohen! 

Ju kujtohen besoj, naftëtarët? Atë do bëj edhe me këtë. 

Shteti në një vend normal duhet të trembet nga populli, e jo e kundërta! 

E kemi provuar me protesta paqesore, ndaj duhet të bëhemi si të gjithë europa, në këtë aspekt qytetarie, pastaj edhe politike! 


Hamdi Skeja !

Për Dibrën që rivulosi mjerimin!

 Për Dibrën që rivulosi mjerimin!



Nga Hamdi Skeja 


Pavarësisht se historia e tregon krejt ndryshe dibrën heroike, historike, bujare, dibra dje rivulosi mjerimin e saj, rivulosi mjerimin dibranë. 

Vota është një proçes shuplake, ku në vënd që t’ja jepnin qeverisë së llumtë, ja dhanë vetës atë shuplakë. 

Në këto vite kam ulëritur fort, kam denoncuar çdo padrejtësi, po siç duket, siç edhe u faktua se paskëm fol kot! 

Votuan edhe njëherë për shtypjen, për vjedhjen, për arrogancën, për llumin, për kryetar kukulla, për kryetar të drejtuar turpshëm nga klika e turpit. 

Madje kur Rama ishte në Dibër u shpreh para dibranëve të mi se, nëse nuk do votonin PS-n, rruga e Arbërit nuk do bëhej. E nga ana tjetër pashë të rinj e të reja që qeshnin, që pajtoheshin dhe duartokisnin nipin e Spiro Kolekës! 

Kjo nuk është dibra që ka folur historia. 

Rinia nuk është ajo rinia dibrane që ka lënë gjurmë suksesesh kudo. 

Partia kanceroze e drejtuar nga Ulsi Manja &co edhe këtë herë e mori dibrën. 

Turp! 

E mori duke përdorur çdo mjet antidemokratik, duke fikur rrymën elektrike, duke kërcitur druri, duke thyer kuti votimi, apo edhe duke mbrojtur njerëz që dibra i njeh mirë. Por u faktua se dibrës i pëlqen ta “rrahësh” ta vjedhësh, ta lësh në mjerim, në varfëri, në skamje. 

Kurse nga ana tjetër, nuk ishte fare e nevojshme për të bërë garë mes dy demokratëve, ishte për të garuar me kompaninë e krimit, me grupimin e llumit, me sektin mavi. Por zgjodhën luftën mes vetës. 


Tani është e qartë se ju pëlqen shtypja, vjedhja, dhe harbutëria e rilindjes kanceroze! 

Dje keni vulosur dhe rivulosur mjerimin në dibër dhe koha ka për t’ju dënuar!


Ju vazhdoni të gëzoni mjerimin rilindas, kurse unë kam rrugë akoma, se më duhet të jem i vetëm kundra kancerit rilindas për të denoncuar çdo aferë korruptive që bëhet ndaj jush, e ju që e votuat! 



Hamdi Skeja!

Monday, March 7, 2022

Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):

 


Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):


"Kjo luftë nuk filloi tash, po në vitin 2014. Bota perëndimore nuk donte ta kuptonte, por shtirej se nuk po ndodhte asgjë tmerruese. Gjithë këta vite u mundova, në paraqitjet dhe publikimet e mija, t’ua shpjegoj njerëzve se kush është Putini, por n


uk arrita. E qe, tash ai vet tregoi se kush është.

Unë jam rus. Putini përbindshëm po kryen krime në emër të kombit tim, të shtetit tim, dhe në emër tim personal. Putini nuk e pëfaqëson Rusinë. Rusia po ndjen dhembje dhe turp. Në emër të Rusisë sime dhe të kombit tim, kërkoj falje nga ukrainasit. Dhe e kam të qartë se ajo që po bëhet atje nuk mund të ketë të falur.

Pas çdo botimi të artikujve të mij në shtypin zviceran, në redaksi vinin, nga ambasada e Rusisë në Bern, letra plot pezëm. Tani ka heshtje. Ndoshta atje po i bëjnë gati valixhet ose po përpilojnë kërkesa për azil politik.

Un dëshiroj të kthehem në Rusi. Por në cilën Rusi? Kthimi në Rusi të Putinit nuk është i mundur, për shkak të kutërbimit tepër të fortë të çizmes policore. Do t’isha kthyer në vendin tim të cilin e pëshkrova në letrën time të hapur kur refuzova ta përfaqësoj Rusinë e Putinit nëpër panaire ndërkombëtarë të librit, qysh në vitin 2013, pra para aneksimit të Kërëmit dhe para fillimit të kësaj lufte kundër Ukrainës:

«Un dua, dhe do ta përfaqësoj një Rusi tjetër, një vend të çliruar nga njerëzit e vetshpallur, me strukturë shtetërore që e mbron, jo të drejtën për korrupt, po të drejtën e individit, në një vend me mjete të lirë të informimit të masave, zgjedhje të lira, njerëz të lirë».

Hapësira e të shprehurit të lirë në Rusi qysh me heret ishte cunguar gjer në suaza të internetit por tani atje vepron cenzura ushtarake. Qeveria njohton se çdo prononcim kritik që i drejtohet Rusisë dhe ushtrisë së saj do të konsiderohet tradhëti dhe do të gjykohet sipas ligjeve të gjendjes së luftës.

Ç’mund të bëjë shkrimtari? Vetëm atë që di ta bëjë: të flasë qartë. Heshtja paraqet përkrahje të agresorit. Në shekullin e XIX, kryengritësit polakë u ngritën kundër carizmit me parullën «për lirinë tonë dhe tuaj». E tash ukrainasit po i kundërvehen armatës së Putinit për liri tuaj dhe tonë. Ata s’po e mbrojnë vetëm dignitetin e tyre njerëzor, po të njerëzimit të tërë. Ukraina tani po na i mbron lirinë dhe dignitetin. Ne duhet t’i ndihmojmë aq sa të jetë e mundur.

Krimi i regjimit qëndron edhe në ate që hija e keqe po i bie tërë shtetit. Tash Rusia nuk i sjellë më ndërmend letërsinë e muzikën, po bombat që u hedhen fëmijve. Krimi i Putinit qëndron në helmimin e njerëzve me urrejtje. Putini do të zhduket por dhembja dhe urrejtja do të rëndojnë shpirtëra për një kohë shum të gjatë. Dhe vetëm arti, letërsia, e kultura mund të ndihmojnë që të përballohet kjo traumë. Jetës së poshtër e të pavlerë të diktatorit, heret ose vonë i vjen fundi, kurse kultura vazhdon — kështu ka qenë gjithmonë, dhe kështu do të jetë edhe pas Putinit. Letërsia s’e ka për detyrë të bëjë gjë me Putinin, letërsia s’e ka për detyrë ta shpjegojë luftën. Nuk  është e mundur të shpjegohet lufta: përse i japin njerëzit urdhër një populli për ta vrarë tjetrin? Letërsia është ajo që i kundërvehet luftës. Letërsia e njëmendtë përherë e pasqyron nevojën e njeriut për dashuri, e jo për urrejtje.

Çka po na pret? Në rastin më të mirë, s’do të ketë luftë bërthamore. Shumë do të kisha dëshirë të besoja se nuk i lejojnë të çmendurit qasje të pullës së kuqe, ose që ndonjeri nga të nënshtruarit nuk ia plotëson këtë urdhër përfundimtar. Por kjo është, si duket, gjëja e vetme e mirë ndër ato që na presin. Federata Ruse, si shtet, pushon së ekzistuari në hartë, pas Putinit. Procesi i shpartallimit të perandorisë do të vazhdojë. Shembullin e pavarësimit të Qeqenisë do ta vijojnë edhe kombet e regjnonet tjerë. Do të fillojë lufta për pushtet. Popullit nuk do t’i pëlqejë jeta kaotike — prap do të paraqitet nevoja për grusht të fortë. Madje edhe pas zgjedhjeve të lira — edhe po të ketë të tilla — ndonjë diktator i ri do të vijë në fuqi. E Perëndimi do ta përkrahë, se ky do të premtojë se e mban pullën e kuqe nën kontroll. Dhe, s’i dihet, ndoshta e tëra kjo pastaj edhe përsëritet."


Përkthimi nga rusishtja▪️Florent Rizvanolli: lejohet përhapja, me kusht të rreptë që të mos ndryshohet as edhe një presje.

Rubla e Rusisë bie në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit amerian


Rubla ruse ka rënë edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet po shtohen për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse.

Dollari amerikan/rubla ruse aktualisht është 155, që do të thotë se 1 dollarë vlen 155 rubla, shkruan CNN.

Përpara se të fillonte konflikti me Ukrainën, ajo ishte midis 70 dhe 80 rubla për dollar. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Rubla ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe qeveria ruse vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.

Shtyp New! 

Saturday, January 8, 2022

Policia e Shtetit hedh poshtë akuzën e Bardhit: Veprimet lidhen me punën hetimore pas protestës

Nga Sadiola Xhelili 

Pas akuzës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se policia ka ndaluar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Ka reaguar Policia e Shtetit.

Kjo e fundit ka bërë me dije se veprimet e ndërmarra lidhen me punën hetimore të policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e PD-së.

Ndërkaq, policia ka sqaruar se janë marrë në pyetje vetëm deputetë të partisë kurse të tjerë që janë gjetur në ambjentet e godinës janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

“Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje”, ka theksuar policia.

Ndërkaq, policia ka treguar se “do të vijojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës”.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka garantuar qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë.

 /Albanianpost.com

Protesta e PD/ Regjisori Kastriot Çipi: Katër shtetas kosovarë po mbahen në qeli, s’kanë avokat t’i mbrojë


 Policia ka shoqëruar mbi 50 qytetarë që morën pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD. Mes të shoqëruarve në komisariat janë edhe katër shtetas kosovarë nga Gjakova. Ky lajm është bërë me dije nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me anë të një postimi në "Facebook" njofton se ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe se nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë që të mbeten në qeli deri ditën e hënë kur do të dalin para gjykatës.

Postimi i plotë i Kastriot Çipit:

4 shtetas kosovarë, nga Gjakova, janë të arrestuar në Tiranë, për pjesëmarrje në protestën e sotme. Ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë të mbeten në qeli deri të hënën, kur do të dalin para gjykatës. Mesazhi i regjistruar në sekretarinë telefonike të Ambasadës së Republikës së Kosovës thotë se zyrat janë të hapura nga e hëna, deri të premten, nga ora 9 deri në ora 17. Kush të mundet të njoftojë mediat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Qytetarët quhen:
  1. Arben Dervishaj (dy vetë me këtë emër e mbiemër)
  2. Valdrin Dervishaj
  3. Qëndrim Dervishaj
Ju lutem shpërndajeni!
Këto shoqërime janë TË PALIGJSHME! Në bazë të Nenit 109 “Shoqërimi në polici”, të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
  1. a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
  2. b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
    c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
    ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
    d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
    dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
    e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
    1. f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
    Sipas Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, pjesëmarrja në tubime nuk përbën vepër penale, edhe kur tubimet janë të ndaluara ose policia ka kërkuar shpërndarjen e tubimit. Vlen të theksohet se tubimi i sotëm ka qenë me leje dhe policia NUK ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj. Të gjitha shkeljet e këtij ligji konsiderohen “kundravajtje penale”. Siç shihet qartë, asnjë klauzolë ligjore nuk e justifikon shoqërimin e qytetarëve në Komisariat, për pjesëmarrje në tubime. E vetmja e drejtë që ka Policia e Shtetit, është të të kërkojë letërnjoftimin, për të të identifikuar për efekt të plotësimit të proces-verbalit të gjobës.
    BURIMI NGA JOQ ALBANIA 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...