Nga Elona Caslli
Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!
Balluku makina nuk është veçse mjet lëvizës për t'u zhvendosur nga një pikë në një tjetrën për një qëllim të caktuar, fjala bie për të blerë cigare. Jo Balluku! Është përtej kësaj. Makina është edhe mjet pune për shumë shqiptarë Balluku.
A e di domethënien e fjalës " punë" Balluku?! Kur them " punë", nuk nënkuptoj xhirot mbi borëpastruese dhe videot në fejsbuk Balluku.
Nënkuptoj një njeri që ngrihet pa u gdhirë ende dhe atë makinën e përdor për të furnizuar marketin modest që ka në një lagje. E përdor për të blerë frutat apo perimet diku gjetkë dhe i sjell në market për banorët e zonës. Me një llogari të thjeshtë Balluku, nëse nafta rritet, do të rriten edhe çmimet në atë market ndërkohë që rrogat janë po ato. Ky shembull kaq i thjeshtë do të mjaftonte për të ta mbyllur gojën Balluku.
A e di çfarë do të thotë fjala " rrogë" Balluku?! Kur them rrogë nuk nënkuptoj bakshishet e majme që kabineti rilindas i njeh mirë. Nënkuptoj atë shumë parash të dukshme për të cilat firmos në bankë kur i tërheq.
A e njeh rëndesën e faturave në fund të muajit Balluku për çdo familje shqiptare?! A e di raportin e faturave me rrogën?! Çmimet Balluku jane evropiane, por rrogat janë shqiptare.
A e di Balluku se sipas të dhënave të fundit një pjesë e mirë e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi t'u mundësojnë fëmijëve pushime verore?!
Ti nuk di asgjë Balluku, pasi jeton në një dimension paralel mes paditurisë dhe papërgjegjshmërisë, mes Dubait dhe dalldisjes së një ministreje që fyen dhe poshtëron një popull të tērë me deklaratën; Mos e përdorni makinën për të blerë cigare.
Në një vend normal pas kësaj deklarate duhet të kishe fluturuar nga ai post, por duke qenë se jetojmë në një vend anormal ti vazhdon të jesh ministre dhe në pamundësi për të vënë në lëvizje trurin, hap gojën kur të mundesh e si të mundesh duke poshtëruar dhe shkelur shqiptarët me çdo fjalë që nxjerr nga goja.
Balluku në pamundësi për t'u ngritur deri në nivelin e mendimit, zbrit në nivelin e heshtjes dhe mbyll gojën!
Post Scriptum- Meqënëse deklaratën e bëre në 8 mars Balluku, në një ditë që është e shënuar për çdo grua gjej rastin të të rikujtoj një shprehje të Kunderës- Jo çdo grua meriton të quhet grua.
Elona Caslli
No comments:
Post a Comment