Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja
Nesër është thirrur protestë përpara Kryeministrisë, për çmimin e lartë të Karburatit, por kam disa gjëra për të thënë, pastaj bëni si të doni e çfarë të doni!
Lexova se nesër janë thirrur për protestë, shumë mirë. Ama protestë paqësore!
Të dalësh dhe të kërkosh uljen e çmimëve me paqe, të dalësh për fermerët me paqe, të dalësh për jetën me paqe, ku është parë kjo?!
Pse në Shqipëri nuk organizohen protesta si në gjithë botën?
Ku ekziston kjo llojë proteste me paqe?!
E dini ku ka paqe?! Vetëm një lypsarë që del për të lypur një 10 lekëshe vetëm aty ka paqe!
Për të kërkuar llogari nga një shtet bushtër me paqe pse të ka vjedhur, është 5 me zero për shtetin.
Ndaj, mendojeni mirë. Duhet protestë dhe jo dasëm, duhet rebelim dhe jo përqafime, duhen luajtur themelet e shtetit e jo ledhatim për to.
Ndryshe është e humbur beteja!
Kërkesa që nuk do realizohen!
Ju kujtohen besoj, naftëtarët? Atë do bëj edhe me këtë.
Shteti në një vend normal duhet të trembet nga populli, e jo e kundërta!
E kemi provuar me protesta paqesore, ndaj duhet të bëhemi si të gjithë europa, në këtë aspekt qytetarie, pastaj edhe politike!
Hamdi Skeja !
No comments:
Post a Comment