Policia ka shoqëruar mbi 50 qytetarë që morën pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD. Mes të shoqëruarve në komisariat janë edhe katër shtetas kosovarë nga Gjakova. Ky lajm është bërë me dije nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me anë të një postimi në "Facebook" njofton se ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe se nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë që të mbeten në qeli deri ditën e hënë kur do të dalin para gjykatës.
Postimi i plotë i Kastriot Çipit:
4 shtetas kosovarë, nga Gjakova, janë të arrestuar në Tiranë, për pjesëmarrje në protestën e sotme. Ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë të mbeten në qeli deri të hënën, kur do të dalin para gjykatës. Mesazhi i regjistruar në sekretarinë telefonike të Ambasadës së Republikës së Kosovës thotë se zyrat janë të hapura nga e hëna, deri të premten, nga ora 9 deri në ora 17. Kush të mundet të njoftojë mediat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Qytetarët quhen:
Arben Dervishaj (dy vetë me këtë emër e mbiemër)
Valdrin Dervishaj
Qëndrim Dervishaj
Ju lutem shpërndajeni!
Këto shoqërime janë TË PALIGJSHME! Në bazë të Nenit 109 “Shoqërimi në polici”, të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
Sipas Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, pjesëmarrja në tubime nuk përbën vepër penale, edhe kur tubimet janë të ndaluara ose policia ka kërkuar shpërndarjen e tubimit. Vlen të theksohet se tubimi i sotëm ka qenë me leje dhe policia NUK ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj. Të gjitha shkeljet e këtij ligji konsiderohen “kundravajtje penale”. Siç shihet qartë, asnjë klauzolë ligjore nuk e justifikon shoqërimin e qytetarëve në Komisariat, për pjesëmarrje në tubime. E vetmja e drejtë që ka Policia e Shtetit, është të të kërkojë letërnjoftimin, për të të identifikuar për efekt të plotësimit të proces-verbalit të gjobës.
BURIMI NGA JOQ ALBANIA
Titslon Lathering and Naturalize Eyeshadows - Titslon Lathering and
ReplyDeleteTitslon Lathering and ford focus titanium hatchback Naturalize Eyeshadows - babyliss pro nano titanium hair dryer Titslon Lathering titanium keychain and Naturalize ford edge titanium 2021 Eyeshadows. Titslon Lathering and Naturalize titanium nipple bars Eyeshadows.