Kërkohet një President/e!
Nga Hamdi Skeja!
Kur lexoj këto njoftimet më kujtojnë rubrikën në gazetat Rozë, me titull “djemtë kërkojnë vajza, vajzat kërkojnë djem”.
Kjo rubrikë fillonte me jam e/i bukur, kaq e kaq gjatësi, kaq e kaq kg, tregonin flokët, profesionet dhe pasionet, tregonin madje edhe sesi kërkonin lidhjet!
E njejta gjë më ngjan edhe me Presidencën!
Këto kohë kam lexuar propozime të çuditshme, por edhe kam lexuar propozime pellazgësh fejskujane!
Këto vetdeklarimet e vlerave duke i nxjerr në katundin e madh të facebook-ut, duke tundur dhe shkundur zbulimet dhe ç’virgjerimet e mendjeve të kamura për famë, më ngjajnë me ato premtimet e lidhjeve martesore që pas betimit që, “do jem përgjithmonë me ty” vjen edhe ndarja pastaj. E premtimet përfundojnë në koshin e mbeturinave.
Në një faqe portali mes shumë llumëve ishin edhe dy gra që sipas meje janë të larta. Gjithsesi unë e dhashë mendimin tim, të drejtë!
Por nuk tolerohen këto vetdeklarimet e vlerave pasi duhet pritur që dikush tjetër të na zbuloj vlerat (nëse kemi gjithmonë).
Kërkohet një President/e nuk po kërkohet një lopë në pazar, nuk po kërkohet një çift kau për njërin krahë që të lëroj tokën, po kërkohet një President.
Mund të lind pyetja se çfarë mendimi kam unë?!
-Jam për një Presidente Femër, jam për një Kryeministre Femër, ama të jenë të pastra, të jenë persona që kanë kontribuar për këtë popull, në një mënyrë, ose në një tjetër.
Presidenca duhet të mos anoj nga krahët politik dhe të jetë i pavarur.
E kur them mos të ketë varësi as nga e majta, as nga e djathta dhe të mbroj interesat e popullit, të respektoj kushtetutën, të drejtën dhe njerëzoren.
Aq më tepër mos të ketë ngjashmëri me këtë kancerozin që kemi, dhe mos dali si Kim-kinezja një ditë në mal, një ditë në fushë, një natë muzikë tallavaje, e një natë muzikë popullore.
Presedenca mos të kthehet në një lokal rrugeçërisht që pijnë alkool e kokainë duke kërcyer me Mandi Nishtullën!
Presidenca duhet mbajtur në lartësinë që meriton e jo me pellazgët fejzukjan!
Presidenca nuk duhet të kthehet në rubrikën e gazetave rozë ku “djemt dhe vajzat kërkojnë”.
Kaq për sot!
Hamdi Skeja!
No comments:
Post a Comment