Rubla ruse ka rënë edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet po shtohen për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse.
Dollari amerikan/rubla ruse aktualisht është 155, që do të thotë se 1 dollarë vlen 155 rubla, shkruan CNN.
Përpara se të fillonte konflikti me Ukrainën, ajo ishte midis 70 dhe 80 rubla për dollar. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.
Rubla ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe qeveria ruse vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.
Shtyp New!
No comments:
Post a Comment