Shtyp New!
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 48-vjeçare është gjetur pa jetë anash lumit Shkumbin.
Viktima Nexhmije Hasani është gjetur afër fshatit Mirake, Librazhd. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
No comments:
Post a Comment