Lironi Xhulian, arrestoni vrasësit e shqiptarëve!
Shtypnews.al
Shokët tregojnë se Xhulia është një vajzë besimtare dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ajo ishte në ballë të protestave, nga ajo kundër armëve kimike siriane në vitin 2013, deri te protesta e studentëve e një viti më parë. Pas tërmetit shkatërrues të 26 shtatorit, ishte ndër vullnetaret e para që shkuan në ndihmë të banorëve që u strehuan te stadiumi i Durrësit.
Partia ‘Zgjidhja’ bën thirrje për lirimin urgjent të studentes Xhulia Alia. Ajo nuk ka përhapur informata të rreme, por një link të medias së vendit fqinj që tregonte probleme me depozitat e gazit në zonën e shkatërruar nga tërmeti, me kujdesin për të shpëtuar jetë njerëzish.
Policia e Shtetit duhet ta lirojë menjëherë Xhulian e pafajshme. Prangat nuk u duhen vënë të rinjve kurajozë dhe denoncues, por lukunisë së pushtetarëve vendorë, ministrave, ndërtuesve, inxhinierëve e supervizorëve që lejuan katrahurën e ndërtimeve pa studimeve dhe pa asnjë standard, që u rrënuan si kartonë, duke u marrë jetën 50 shqiptarëve. Çdo minutë vonesë në lirimin e saj, është një akuzë më shumë për këtë qeverisje, që tërmeti e nxorri lakuriq, si të paaftë, të çorganizuar, hajdute edhe të ndihmave humanitare dhe që në ditë fatkeqësie nuk kishte as fonde, as logjistikë dhe as struktura, sepse i ka harxhuar për lukse, korrupsion dhe PPP. Shkruan /Zgjidhja/
No comments:
Post a Comment