Sot, në 107 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar, dy ditë pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe 812 pasgoditje, kur u shuan 10 familje shqiptare dhe mbetën të vdekur 40 shqiptarë, Flamuri ynë është i zhytur në gjak por Kombi Shqiptar është më i bashkuar se kurrë.
Pas kësaj tragjedie të madhe që ka goditur Kombin tonë, sot, ndonëse të varfër, me solidaritetin, ndihmën dhe zemrën e madhe që treguam se e kemi si Komb, dëshmuam se Jemi Një.
Sot, dy ditë pas tërmetit tragjik, në këto çaste dhimbje dhe tmerri që po kalojmë nga lëkundjet që nuk po ndalen dhe toka shqiptare nuk po gjen dot qetësi, mund të jemi krenar dhe ta urojmë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit, për të cilin, më shumë se kurrë, sot duhet të jemi krenar.
Zoti i bekoftë SHQIPTARËT!
No comments:
Post a Comment