Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të nxitojnë që të marrin kartat e reja të identitetit brenda muajit dhjetor, Bëhet fjalë për kartat që kanë kaluar afati 10-vjeçar të vlefshmërisë në fillim të vitit 2019, dhe që që ministria e shtyu afatin deri në fund të vitit.
“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse”, shkruan Lleshaj.
No comments:
Post a Comment