Ata që duhen arrestuar para gazetarëve
Nga Klodian Tomorri
Kryeministri ka të drejtë që kërkon nga mediat të mos përhapin panik. Ka të drejtë edhe kur kërcënon me arrestime sepse përhapja e panikut është krim i rëndë. Por, para se të arrestojë gazetarët, duhet t’u hedhë prangat vrasësve. Dhe e ka shumë të lehtë.
Së pari, të fillojë ata që morën paratë publike për godinen e kovaleshencës. Arkitektin që projektoi, ndërtuesin dhe inxhinierin që e ndërtuan. Më tej ta shtrijë zinxhirin e përgjegjësisë te supervizori që e mbikqyri dhe pastaj zyrtari i shtetit që e mori në dorezim dhe e certifikoi. Abuzimet apo neglizhenca e këtyre i morën jetën kryekomisarit.
Pas kovaleshencës, të kërkojë përgjegjësinë te zyrtarët që dhanë leje për ndërtimin e hoteleve mbi rërën e bregdetit. Ndërtuesit që thyen ligjin duke shkelur lejet. Zyrtarët e shtetit që mbyllën sytë dhe ata që amnistuan shkeljen e ligjit. Këta janë vrasësit e dhjetëra njerëzve të pafajshëm.
Në Thumanë të arrestoje ata që duhet të kontrollonin ndërtesat pas tërmetit të shtatorit. Të tjerët që duhet të ndalonin banoret të riktheheshin përsëri aty. Këta janë vrasësit e dhjetëra të pafajshmëve të tjerë.
Zoti kryeministër, pasi të kesh mbaruar me vrasësit, ke gjithë të drejtën të arrestosh cilindo që përhap panik. Sepse të mos nisësh asnjë hetim apo verifikim se kush janë përgjegjësit që vranë 50 njerëz të pafajshëm, ky është krim edhe më i madh se përhapia e panikut.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment