S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Tuesday, November 5, 2019
Shtypnews.al: Premtimet e pambajtura mund të vrasin njerëzit para shpresës së tyre. Premtimi që u bën njerëzve mund të marrë përmasa
Një natë mbreti u kthye vonë në pallatin e tij. Ishte një natë dimri dhe e ftohtë. Teksa po hynte tek porta e pallatit, ai pa një roje të vjetër i cili ishte veshur keq, me rroba të holla dhe që nuk e mbronin nga i ftohti.
Duke qenë se i erdhi keq, iu afrua dhe e pyeti:”Po ti, nuk ke ftohtë që je veshur kaq hollë?”
Roja iu përgjigj: ”Lartmadhëri! Po, kam shumë ftohtë, por nuk kam rroba tjera përveç këtyre. Ngaqë nuk kam ç’të bëj, jam mësuar ta duroj dhe përballoj të ftohtin!”
Mbreti i tha: ”Do të hyj brenda në pallat dhe menjëherë do të dërgoj ndonjë nga shërbëtorët që të sjellin rroba të trasha e të ngrohta!”
Roja u gëzua nga këto fjalë të mbretit dhe e falenderoi.
Por, pasi mbreti hyri mbrenda dhe u ngroh për vete, harroi fare premtimin që i kishte bërë rojës. Të nesërmen në mëngjes, roja i moshuar gjendet i vdekur në vendin ku bënte shërbim dhe në dorë mbante një letër në të cilën kishte shkruar me shkrim të keq:
”Lartmadhëria juaj! Çdo natë tjetër e kam përballuar të ftohtin e acarrtë, por premtimi juaj se do më sillnit rroba të trasha dhe të ngrohta, ma zbehu rezistencën ndaj të ftohtit dhe po më vret dalëngadalë!”
Shtypnews.al:
Premtimet e pambajtura mund të vrasin njerëzit para shpresës së tyre. Premtimi që u bën njerëzve mund të marrë përmasa të paimagjinueshme tek ta. Prandaj, nëse e bën një premtim, mbaje, sepse nuk e di çfarë pasojash të rënda mund tu shkaktosh!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment