Presidenti Ilir Meta thotë se e vetmja rrugë që u mbetur qytetarëve shqiptarë është referendumi.
Gjatë një konference për shtyp, Meta theksoi se shqiptarët janë të pa shpresë me këtë klasë politike dhe se pas disa vitesh, Shqipëria do të mbetet pa shqiptarë.
“Si President i Republikës, kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për dialog dhe pas gjithë kësaj loje që po i tmerron qytetarët shqiptarë. Dua t’i them qytetarëve shqiptarëve që me këtë klasë politike jeni të pa shpresë. E vetmja rrugë është të ushtroni demokracinë direkte. Për ndryshe pas disa vitesh nuk do të ketë më këtu shqiptarë. Do ketë vetëm emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas ca vitesh të mos i ndërrosh emrin Shqipërisë siç ia ndërruan emrin stadiumit “Qemal Stafa” për çështje të globalizimit. Në Shqipëri nuk ka më votime, ka vetëm komandime. Më 8 dhjetor ora 12 në sheshin demokracia në qytetin studenti.
Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë. Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot. Partitë kanë dështuar. Më vjen keq ta them, por shikoni parlamentin, shikoni delet në parlament. Nuk vazhdohet më kështu. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen vullnetit të popullit duke filluar me mua të parin, si presidenti i tyre.”, tha midis të tjerash.
Meta tha se shqiptarët duhet të japin vendimin e tyre për çdo çështje, qoftë edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.
“Duhet të shkatërrohet Vjosa, një nga monumentet natyrore të Evropës, të shkohet në referendum. Ligji duhet të ishte bërë para 20 vjetësh. Është bllokuar qëllimisht që populli shqiptar të mos zgjedhë. Populli shqiptar ka vetëm një detyrë që të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shikoj këtë si një mision që t’i kursejmë këtë tallje klasës politike”, theksoi ai.
No comments:
Post a Comment