S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Tuesday, November 5, 2019
Arrestohet kushëriri i deputetit PS, Edi Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi”
Pas arrestimit të kushëririt të deputetit socialist, Redjan Rraja, i dyshuar si një nga autorët e atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi, Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, akuzoi prokurorin Ndoja si të implikuar në ngjarje, tha se do t’i nxjerrin “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar.
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.
Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda,” tha Edi Rama duke reaguar përmes rrjetit social Twitter ndërsa paralajmëroi masa speciale kundër KÇK-së:
“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu.”
Ndryshe, i arrestuari i sotëm nga policia, si një nga autorët e atentatit ndaj prokuorit Arjan Ndoja është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment