Mes viktimave të sotme nga lëkundjet e tërmetit është edhe një pedagog dhe efektiv policie.
Lajmin e bën me dije, Presidenti Ilir Meta, i cili thotë se në Kavaleshencën në Durrës, është nxjerrë i pajetë, Bajram Hajdarmataj.
“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj. Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.
Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.
No comments:
Post a Comment