S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, November 12, 2019

Parashikimi i motit për sot datë - 13 - Nëntor.

Parashikimi i motit për datën 13 Nëntor.
Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, nga llogaritjet e IGJEUM ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.
Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve në mesditë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Era pritet të fryjë mesatare deri shumë e fortë në bregdet.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
Në vendet malore: 9 / 15 °C
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...