Nga- /Xhoi Jakaj
Zgjedhje në UT dhe ndryshime kushtetuese të njëanshmeTemperatura të larta dhe diskutime mbi zgjedhjet në Ut dhe zgjedhjet e ardhshme politike, priten takime nē këshillin politik, pse ka politike e gjithë jeta jonë... pse kthetrat e saj janë futur thellë në çdo cm të jetes tonë... psenë askush nuk po e zgjidh në këtë vend
Kushtetuta ndryshoi dje,
U zgjodh edhe kasta drejtuese e Ut në vend,kandidat me kritere gati të paarritshme që të shmangej konkurimi i ndershëm, në disa Ut në vend kishte dhe kërcënime të atyre pedagogëve që do kandidonin për Rektor dhe Dekan
Zgjedhje të lira në këtë vend nuk ka pasur dhe as që behet fjalë të ketë në të ardhmen.
Neser lind një ditë e re plot vape e varferi përseri..plot padrejtësi hile dhe intrigë në çdo fushë të jetës në Shqipëri.
Politikanët tanë të "dashur" edhe ne kohe covid ia dalin të bëjnë zullume sa here duan ata, ka vite që futen politikë dhe në Universitete sepse ndryshuan ligjet, e nepërmes paketave ligjore arritën manipulim dhe zotërim të gjithë procedurave zgjedhore dhe politikave universitare
Ku është faji, mendoj që të gjithë ne jemi bashkëfajtor, sepse nenshtrohemi dhe duartrokasim partitë dhe diktatorët e nuk ulemi me këmbë në tokë të ndryshojmë situatat në vend dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe saga e gabimeve nq ndjek hap pas hapi jetën e studenteve, pedagogëve, arsimtarëve, mjekut, infermierit,dhe punonjesit të thjesht po e po që nuk ka asgjë në dorë.
Duhet rrotacion o popull, mos e le te majmet pafund asnjë Politikan bashkë me farefisin e tij,se nuk ka hallin tuaj, por të pushtetit dhe të ruajtjes se oficeve te veta, edhe ai Politikani tjetër që vjen pas tij, nese nuk mban premtimet dhe mbjell korrupsion rrezoje përsëri nga pushteti, mos e ushqe me idealizmin tend në dem te vetvetes e familjes,sepse veprimet dhe mosveprimet tona na sjellin kolaps në mjeksi,në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë,histori dhe na lënë pas gjithë botës ashtu sikurse kemi mbetur prej vitesh, larg BE dhe parimeve të europës së qytetëruar që aspirojmë prej 30 vitesh,vuajtja dhe padrejtësia do vazhdojë nëse nuk shkulet me rrënjë kjo e keqe e mbjellur e cila tashmë vështirë të shkulet nga rrënjët?!
No comments:
Post a Comment