Nga - Hajredin Sherif Istrefi
Në vargmalet e Lumës!
Ngrihen kullat e Gurrës!
Oxhaçet e frëngjijat e kullave:
Kullat e burrave!...
/ShqipNews.net/
Kullat e fiseve tê Sajmës e Nikollës...
Kreshtë e kështjellave kulla e Nokës!
Krenari e misionit tim fisnik!!!
Të kujtoj e grumbulloj vlerat e shpirtit patriotik..
Themel më themel,frëngji më frëngji....
Do të kujtoj vendëlindasit e mi....
Eehh moj kulla e Mehdi Ram Nokës!
Kulla e miqve kulla e sofrës
Eehh moj kulla e bacës Ram!!!
Rrite trima që luftuan për vatan!!!!
Eehh Noka i Dukagjinit e i Shalës!!!
Eehh Noka i Nikollës....
Prej Grykë-Noke-Gurre-Novosej...
Shtrove sofër ndave pleqni tej më tej....
Eehh Baca Ram!!!!
4-ër viganë pate lanë.....!
Abdullahi, Sherifi,Mehdiu e Rufati!..
Ju kishte hije mexhelisi edhe shtati.
Shënim Të gjithë sëbashku të ringrejmë vlerat historike gjithëpërfshirëse të Gurrës dhe Kalisit.
Sot në dhurimin e pikturës të kullës së Mehdi Ram Nokës z.Mefail Noka,
Që në hapjen e portës e deri në përqafimin e fundit lotët ishin të pranishëm në sytë e mi e të atij..
Ishin lot gëzimi e malli duke kujtuar shumë e shumë mbresa e histori nga vendlindja jonë e shtrejtë.
Sofra ngeli shtruar.....ushqimi jonë ngeli malli, koha 5-6 orëshe na u dukë 5 minuta...
Në ngrohtësinë e muhabetit ndikuan dhe djemtë e Mifailit,ku si cicërima zogjësh na ndërhynyn sa për kujtes dhe për largimin nga malli që na pushtoj...
Kjo kullë e djemni e ka në gen ktë mikpritje, dhe ktë burrëri, gjë e cila është trashëguar ndër breza.
Me Respekte per ju Hajredin Sherif Istrefi.
No comments:
Post a Comment