Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale flamurin e fashmë të ngritur 6 vite më parë në Beograd, si përgjigje ndaj komentuesve racistë serbë.
Postimi i Dua Lipës shkaktoi reagime të shumta, e ndjekur nga mbi 48 milion fansa, flamuri që paraqet trojet e banuara historikisht me shqiptarë, nuk kishte se si të kalonte pa komente.
Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur greke Keti Garbi. Përmes një postimi në Twitter, Garbi ironizon Dua Lipën, duke zëvendësuar fjalën “Autokton” me “Johistorike” të cilës i jep edhe kuptimin, raporton newsbomb.al.
“Johistorike – Jo në përputhje me historinë ose me analizën historike”, shkruan këngëtarja greke duke nënkuptuar se pretendimi për autoktonizëm i shqiptarëve është fals.
No comments:
Post a Comment