Katundi i Vjetër i Rubikut, është njëri nga 100 fshatrat e ashtuquajtur turistik që kanë fituar privilegjin e rilindjes.
Ai prej më se 10 ditësh ndodhet nën flakë, ndërsa kanë ndërhyrë vetëm zjarrfikësit e Mirditës që numërohen me gishta por një ditë më parë është konstatuar edhe një helikopter i MM, pavarësisht se qëndrimi i tij në zonë ka qenë vetëm disa minutësh. Ka edhe deklarime publike se pranë vatrave të zjarrit ka edhe parcela të bimëve narkotike, një arsye sipas këtyre zërave pse nuk ndërhyhet nga ajri.
Nuk e bëra këtë reagim për të hedhur akuza, por në kontribut të rritjes së ndërgjegjësimit për ndërhyrjen emergjente pasi veç të tjerave, në këtë fshat banorët dhe bizneset lokale kanë investuar me miliona lekë në sektorin e turizmit, agroturizmit dhe turizmit historik e të traditës. E njoh thuajse pëllëmbë më pëllëmbë këtë zonë pasi e kam shkelur shumë herë, dhe është tragjike të shikosh se si e kall flaka një fshat të tërë i rikonceptuar dhe rindërtuar nga mundi dhe djersa e djemve që kanë punuar dhe punojnë në emigracion duke e shndërruar në një nga zonat më të investuara në krahinën e Mirditës.
Nuk jam i prirur të marr për fakt të kryer çdo denoncim apo akuzë, por nëse dreqi e mori shteti është i pafuqishëm ose bashkëfajtor në krimin narkotik, të heq dorë nga qeverisja e kësaj krahinë e të rikthehemi tek bajraktarizmi ku jo vetëm nuk bëhej fjalë të pushtohej ndonjëherë nga flakët dhe narkotizmi, por as nga perandoritë më të fuqishme të botës që shkelën e qeverisën në pjesën dërrmuese të vendit.
Fotot: Saimir Kola
video 👇
No comments:
Post a Comment