S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, July 22, 2020

I vranë brutalisht prindërit, adoleshentja rrëmben kallashnikovin dhe merr hak

TANI🧐
Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që vranë prindërit e saj. Vajza mori pushkën e familjes AK-47, pushkatoi dy prej militantëve dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.

Talibanët erdhën në shtëpi sepse babai i vajzës ishte një përkrahës i qeverisë, shtuan ata. Ndërkohë bëhet e ditur se një foto e vajzës që mban armën është bërë virale ditët e fundit.
Por më vonë, më shumë militantë erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por “u mundën” nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.

TANI

Raiffesien Bank brenda artikujve
👉TANI👍
Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishte dërguar në një vend më të sigurt.

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative”, ka shkruar Mohamed Saleh në Facebook. Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta. Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...