Nga - Hamdi Skeja!
Për çdo zgjim, ajo që bëj është:
-Them nën vete faleminderit Zot që më dhè mundësinë për të jetuar edhe një ditë. Në fakt ne nuk jetojmë, sepse të jetosh nuk do të thotë të frymosh! Ne frymojmë, pasi për të jetuar duhet të të lejojnë! Kurse neve na e kanë mohuar këtë. Na mohuan jetën, jetesen, ekzistencën! Na mohuan prezencën e buzëqeshjes, na mohuan diellin, po! Edhe diellin na e mbulojnë me tym mbeturinash, por ne nuk bëmë zë! Tymi që shoh-shohim është mbulimi i ëndrrave për të bërë realitet jetën tonë. Eh, realitetet janë krejt larg nesh, në jetesë!
Një vend i vogël me halle të panumëruara, quhet Shqipëri.
Quhen Shqipëtarë!
Revolta e fjalës, e fjalisë, e shkrimit, e ulëritjes, nuk vlen. Nuk e përmbush misionin,nuk e mbush boshllekun. Ndaj duhet diçka më e madhe, më madhështore!
Një Shqipëri kaq e vogël e marr peng nga një grupim i vogël, sinqerisht më vjen turp. Është shumë turpëruese, është shumë ulëritëse! Por ne vazhdojmë të heshtim. Nga ana tjetër ata shtypin ëndrrat tona, dëshirat, diejt, Hënën, buzëqeshjet, ëndrrat!
Unë dua një zgjim ringjallje!
Hamdi Skeja!
No comments:
Post a Comment