S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, August 2, 2020

A e kini pare qe ky Pipero eshte spostuar dhe po na mungon me ato informacionet dhe keshillat

Nga - / Alfred Cako/

e kini pare qe ky Pipero eshte spostuar dhe po na mungon me ato informacionet dhe keshillat prej kopetenti qe na jepte ne sinkron me OBSH? lani duart, hapni dritaren; vini maskat (ore me tha njeri qe tani kane filluar ti bejne filmat porno me maska, por pa prezervative pasi tani thone se edhe HIV nuk transmetohet pasi te mbron maska); te them te verteten na ka marre malli per Piperon; ndoshta mund te kete ikur aty ku na thoshte, gjithe muajt maj e qershor, se eshte rreziku me i madh: ne rere, ne kripe, ne det; ne fakt na ka marre malli edhe per ate shprehjen e bukur "Edi, jam!, Lani duart, hap dritaren!); thone qe ky virusi del sa vjen akshami e fluturon neper lokale pas ores 20! kryeministri yne nuk flet kot, keshtu na ka keshilluar! edhe po u be ndonje dasme!; Ah, si pret virusi i pabese t'u sulet dasmoreve, si ariu mjaltit! Lum si ne qe na kane mbrojtur keta lidere se do ishim shuar sot te gjithe shqiptaret; kini pare ju se edhe ata qe martohen, ciftet, familjaret e tyre jane gezuar qe martohen pa dasme; zakon konservator qe duhet zhdukur! si ajo kenga ne kohen e pare: 'te shtune ne pune, te djele u martove (por pa njerez), te hene ne pune, ti moj vajze shkove'; e bukur e? fantastike! Edhe kinezet keshtu bejne! 


Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS
Qe nga koha e Revolucionit kulturor! ata duhet te kopjojme tani; ka dale mode; poshte vlerat mikroborgjeze te defrimit dhe dasmave! 
ore, po kete Silva Binon nuk para e kemi pare; apo me ka shpetuar mua? se edhe ajo simpatike na e ka mbushur kohen me keshillat dhe optimizmin e saj! vini maska, mbani distance sociale! mbyllni kafenete, ngushtoni bulevardet, zgjeroni trotuaret pwr distancim social! sa bukur do te jete jeta pa automjete! vetem me autobuze urbane te Lali Erit ose ndonje 99-shi tjeter qe ata do ta lene pasi te largohen me breza sic trasheguan keta Rilindasit PPSH-nw dhe i pasuruan me ide te tjera te mrekullueshme fabianiste idete majtiste marksiste leniniste; o Zot sa bukur! nuk e kisha imagjinuar kete mrekulli! e kini marre vesh qe tani do na ndalojne te shkojme te vizitojme prinderit? nuk e kini degjuar?! lajm i madh! thone se do na duhet te marrim leje tek nje strukture lokale kur te shkojme te vizitojme prinderit dhe do te varet se si je sjelle; ne varesi te faktit nese e ke bere tamponin apo jo; pak a shume nga vija e sjelljes konform rregullave te shkelqyera qe po instalon Rilindja jone fabianiste; lum si ne qe i kemi te gjithe keta; kjo nuk eshte Polici Mendimi, por nje strukture qe do ta drejtoje Lali Eri dhe koleget e tij 99-sha ose Rilindas; ju besoj qe e dini qe ky Lali Eri eshte profesionist, jo socialist; ej, sa me pwlqen kur del gju me gju me popullin; ne fakt ky me cudit se mund te ndodhet njekohesisht ne dy vende: edhe ne Kuala Lumpur tw Malajzise, edhe ne lajme live duke inaguruar ndonje lulishte ku mund te defrejne ose parakalojne prane njeri tjetrit deputete qe e shohin kryerilindasin si Skenderbeun por edhe cifte simpatikw transvestitesh; lum si ne qe ja arritem kesaj dite thuaj; ore, po sa me behet qejfi kur shoh disa njerez me maska edhe ne makine duke ngare te vetem makinen; kohe me reziqe; virusi mund te sulmoje ne cdo moment; thone qe virusi hyn nga maska, por ngecet aty dhe nuk del, duke rezuar filozofine e vjeter popullore qe nje gje po hyri diku, edhe del! Jo, me virusin eshte e kunderta! Kete po e thote dhe nje Skender Brataj, shefi i Urgjences! kete e besoj shume une; kur flet ky, ja marshim te keqiat, me duket njelloj sikur flet Bill Gates, ai miliarderi qe po perpiqet te shpetoje njerezimin; ore ky Brataj eshte rote me rote me kete nga shpejtesia e mendimit; sthone kot se dynjaja mund te jete edhe holograme; une kur na iku Piperoja i nderuar nga TV-te mu krijua nje boshllek i madh; thashe se nuk kishte lindur ndonje shqiptar tjeter ta zevendesonte ate gjigand mendimi dhe ate burre aq simpatik; po ku i ka gjetur ky Kryerilindasi te gjthe keta qe i duhen per kete pune kaq te bukur per tu treguar njerezve tmerrin me CV? te gjithe burra e gra simpatike; nuk e haroj as ministreshen tone te nderuar; ajo vazhdon paguan reklama qe na mesojne si vihet maska, rezikun e madh shfaroses nese nuk mbajme maska deri sa OBSH t'i dergoje vaksinat; dihet se te gjithe keta qe mbajne maska do te sulen dhe mund te prishin edhe radhen per te bere vaksinen shpetuese; thuhet se te gjithe ata qe duan sufllaqe nga Rilindja do te shkojne ta bejne vaksinen pasi te kene marre premtim per disa sufllaqe gratis; marshalla, marshalla; por e dini ju qe ka edhe shume budallenj qe nuk duan ta bejne vaksinen?!; se cjane ca qe kane krijuar nje organizate kunder vaksines! keta jane shume idiote! e tha edhe Muc Nano dhe Yll Rakipi; keta jane perpjekur ti etiketojne si provinciale; madje ky i dyti qe i ka shume qejf zaret thone se shkon ne shume vende jashte Shqiperise per kete zakon por tani nuk i hedh me zaret per te fituar ndonje leke qe do ti duhet per te vazhduar lojen deri sa te dale i kenaqur sa ti mbushe prape xhepat me ndonje gjobe te majme; tani Ylli nuk do ti hedhe zaret pasi thone se po i mbledh te gjitha faturat e gjobave dhe po i lutete Kryerilidasit te hape ca cmendina private ku Ylli te fute aty te gjithe keta qe jane kunder vaksinave; por i kerkon qe Kryerilidasi ti gjeje ndonje kryespiun tjeter se Gazidede nuk eshte me, qe ky Ylli te shkoje ti raportoje dhe ti marre detyrat aq te nevojshme kunder atyre qe flasin kunder linjes zyrtare; nejse, llogarite do qerohen shume shpejt mes ketyre dy paleve; keta qe kane bere vaksinen do te jene pas 3-4 vjet si kokrra e molles, kurse keta qe nuk do ta bejne nga viti ne vit s'kemi per ti pare me; nuk eshte kollaj te kundershtosh mendjet e medha tonat si Kryerilindasin, ministreshen simpatike qe sa vjen e tretet nga sikleti qe po i ikin shume njerez ne boten tjeter, Silvan dhe Piperon simpatik qe kane fanar OBSH (ore edhe ai Trump them se gaboi per OBSH dhe u nxitua qe e akuzoi per lidhje me Kinen, me duket; Kryevirusi nuk ka shprehur ndonje opinion ne lidhje me veprimin e presidentit Trump, se sa here qe ai e ka sulmuar, Trump ka deshtuar); me duket se do dale ligj qe edhe femijet do ti takojme pak ore diten e shtune dhe do ti rite Rilindja dhe Lali Eri ne cerdhe dhe kopshe ku asnje virus nuk mund te hyje nga frika e edukatore Lezes; dhe keshtu do te jemi me rehat; femijet na i edukojne fabianistet me moral te larte 99-c; degjoni, doja tu thoja se edhe nese largohet me pushime per ca vjet Rilindja, duhet te jene te lumtur se do ta lene ne dore te sigurte menaxhimin e virusit dhe realizimin e vaksines me cdo kusht; eshte Luli garancia me e madhe; e kini pare sesa te madhe e mban Luli masken? edhe ne mal kur shkon ai nuk e heq masken; thone se edhe seks kur ben e mban masken; hajde, Holande, hajde; cfare burra na ke sjelle; me garanci dhe prova, jo llafe; e kini vene re, psh, qe kur Kryerilidasi lodhet se numuruari te vdekurit me virus dhe e ze gjumi, Lulin jo, kurren e kures; ai bertet dhe i thote: O rote, te zuri gjumi, ka me shume se sa thua ti te vdekur dhe te infektuar! dhe perplas duart nga gezimi se e degjojne ne katet me lart dhe e marrin me sy te mire, se ai vertet eshte cun i mire; dhe e fundit, me kane futur nja dy here ne burg mendimin ketu per prishje te etikes; sot nuk besoj te ndodhe se nuk e kam prishur asnjehere etiken; vetem kam lavderuar sepse vertet te gjithe ata qe kam permendur, e meritojne;
dhe nuk do me pelqente te benit ndonje koment negativ ketu per cunat dhe gocat e udheheqjes qe permenda;
hajde, tung e share!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...