Partia Socialiste është e bindur në fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Një vit para zgjedhjeve, ministrja Elisa Spiropali, e ka shprehur këtë bindje nga Kamza, bastion historik i të djathtëve, por që tashmë drejtohet nga një i majtë.
Spiropali thotë se në Kamëz, do të vuloset fitorja historike e Qarkut të Tiranës, për mandatin e tretë të PS-së me Kryeministër Edi Ramën.
‘Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme’, shprehet Spiropali.
Spiropali ishte në Kamëz, ku sëbashku me kryebashkiakun Suli, inspektuan rikualifikimin urban të bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.
No comments:
Post a Comment