Në sulmin ndaj mediave sot me urdhër qeverie, kanë reaguar shumë ashper disa, një nder to është edhe Hamdi Skeja!
Kur vdes fjala, vdes edhe shpresa!
Kam folur, kam ulëritur edhe herë të tjera për sulmet ndaj mediave.
Media ndahet në dy kategori:
-Ajo e pastra dhe ajo e llumta!
Të shkruash, të thuash dhe të pasqyrosh realitetet është akt demokracie, sesi shteti, apo individ të lidhur nyje me shtetin dhe krimin na shtypin, na gënjejnë, na vjedhin, na vrasin dhe në anën tjetër është ajo media e llumtë, e krijuar mbi fantazma, mbi llum dhe që i shërben të llumtës!
Kur e nisa këtë shkrimin tim (krejt të sinqertë) u riktheva sesa herë kisha ulëritur për kërcënimet, mbi dhunën, mbi rrahjet fizike, dhe mbi presionet ndaj gazetarisë. E kam bërë sepse mendoj që vetëm te gazetaria e PASTËR mund të shohim me sy të vërtetën sesi na vënë lakun në fyt!
Ndaj, jam me të gjithë rrjetin e GAZETARISË së vërtetë..
Kam qënë edhe herë të tjera, jam edhe sot, do të jem gjithmonë. Do të jem sepse mendoj që fjala e lirë do të jetë një dallendyshe në fluturim.
Të gjithëve na kujtohet Agon Channel, madje edhe luftën e turpit që bëri një kryepalaço si ky zhgarravinësi i urave të Frances, që për tekat e tij, paguam ca miliona te mira. Turpi dhe sulmi komunist ndaj mediave është ripërsëritur, me dhunë piskologjike, dhunë fizike, dhunë nëpër studio! Kurse sot, ndodhi ajo më e madhja, më e turpshmja, më e llumta në RTV Ora dhe ORA News! E rrethuan si dikur kur bëheshin pushkatimet Enveriste!
Të gjithë i dimë sulmet e shumta ndaj televizioneve dhe gazetareve, por pak folën! Diku në fletoret zyrtare kemi edhe një Union Gazetarie, por edhe ai është shumë i zënë duke ngrënë tavolinave me pushtetin!...
Dënoj ashpër me ashpërsinë e një qytetari të ndershem që më kanë mohuar gjithçka në këtë vend! Dënoj ashper dhunën dhe tmerrin që u bëhet GAZETARISË që punojnë me dinjitet dhe për një rrogë për familjet e tyre!
Sepse kur vdes fjala, vdes edhe shpresa. Ndaj unë
përveçse fjalës nuk kam asnjë forcë tjetër. Por, shpreh vullnetin tim si qytetar për disa protesta deri aty ku i’u dhemb më shumë kriminelëve që kanë marr peng vendin!
E them këtë pasi na kanë marr gjithçka të bukur, të paktën le të mbrojmë fjalen, të mbrojmë jetën..
Hamdi Skeja! Per /ShqipNews.net TANI
No comments:
Post a Comment