S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, August 27, 2020

Ata që ndërtojnë dhe forcohen... me ata është Amerika, ne të tjerët kemi sojin Kim


Nga Fatjon Gjinaj

Ata që ndërtojnë dhe forcohen... me ata është Amerika, ne të tjerët kemi sojin Kim


Ka një tentativë monstruoze për të ndarë shqiptarët këtej Morinës me ata përtej Morinës në "NE" dhe "ATA", por teksa vihet re diçka e tillë (që me traun në autostradë, policin që nxjerr tabelën aty ku targat e mjetit nisin me "RKS", akomodimi në hotelet bregdetare, drekimi a darkimi në restorante, shëtitja buzë mbrëmjes...), krijohet përshtypja sikur "NE" nuk i duam "ATA"


Janë disa shqiptarë këtej Morinës që nuk e kanë mbiemrin "Kastrati", dhe janë bash nga ata shqiptarë që ju presin me krahët hapur e zemrën mal, ndërsa trau në rrugën tuaj për ta është shtizë në syrin e tyre;


Ka shqiptarë këtej Morinës që nuk kanë uniformë policie, as tabelë për t'ju kontrolluar se mos keni me vete diçka të paligjshme, me nivel mizerabël formimi, por nga ata që mbyllin njërin sy, ju shikojnë si princër, si legjenda të gjalla të një Atdheu i cili lum që iu ka për t'i treguar botës se shqipja u kthye, shqipja rezistoi, shqipja mbijetoi;


Ka shqiptarë këtej Morinës që nuk janë pronarë hotelesh, disa prej këtyre lord e kapo të krimit që ju presin si bankomat që nxjerr para, objekt ku shfryejnë epshet, por nga ata që mbase nuk kanë çati mbi kokë për vete, por "mirë se më erdhe në Nënën Natyrë" thonë me krahëhapur;


Ka nga ata shqiptarë që kur iu shikojnë shëtitoreve, nuk mallkojnë se iu zurët vendin, por bekojnë e falenderojnë Zotin që jeni, djem si ju mbushin shpirtin e nënave që i kanë përcjellë binjtë udhëve e të botës.


Ju po largoheni dalëngadalë, ndërsa shkoni drejt trojeve të vjetra, disa edhe në vendet rezidente, ndërsa kjo Vjeshtë vjen me një pritshmëri të madhe. Diplomacia do të kapërcejë Oqeanin në fillim të Shtatorit, teksa parashikimet janë nga më të ndryshmet, nisin nga ato që ngrejnë peshë zemrat e miliona shqiptarëve, tek ato që mbetet me lut Zotin "na jep forcë të durojmë".


Takimi i Uashingtonit prag-ardhjes është një datë që do të mbetet thellë në zemër të historisë, teksa "parashikoj" se do na pezmatojë, diçka do të na marrë por në mënyrë aq diplomatike, sa as nuk do rrokim dot armët e as nuk do shtrijmë dot dorën e një paqeje të përhershme më djallin serb. Kam përshtypjen se në atë tryezë do të vihet zemra e Ballkanit ku askush si 100 e kusur vite më parë nuk do luftojë ta shqyejë, por të marrë diçka më tepër nga ç'ka. Në atë tryezë nuk shikoj harta, por biznes. Lojë me mos u nxeh ku përcaktohen kufijtë ekonomik. 


Ndryshe, Amerika me Trump për një botë patriotike është një shpresë e madhe se kreu i Pentagonit do ju thërrasë në atë tryzë si shqiptarë të Kosovës e jo shtetarët e një populli ish- nën diktatin jugosllav. Nëse ai ulet në atë tryezë dhe flet jo për Kosovën dhe Serbinë por për shqiptarët dhe serbët, do të ishte një start i ri që Amerika u jep mundësinë shqiptarëve pas 100 vitesh të provojnë për herë të dytë ndërtimin e shtetit të tyre.


Besoj se një person që kërkon të drejtojë Amerikën edhe për një mandat, nuk i ka zyrat e Pentagonit ku liderët e Ballkanit shkojnë e shëtisin korridoreve apo konsumojnë puro e Scotch, aq më pak me fenomenin Trump, por ndryshe nga sa ky i fundit ka realizuar me vendet të tjera, në Ballkan pretendimet janë të qarta. 


Kurrë nuk ka për të pasur qetësi të përhershme mes shqiptarëve dhe serbëve apo grekëve, e këtë mungesë qetësie ata e kanë krijuar vetë për të dominuar ekonomikisht, strategjikisht, diplomatikisht, ushtarakisht. E kemi krahasuar ndonjëherë veten me to? Me ekonominë e tyre, diplomacinë e tyre, ushtrinë e tyre? Ndryshe nga folklori ynë "patriotik", ata kanë ndërtuar dhe në botën e përparuar, e sidomos Fuqitë e Mëdha kanë mbajtur gjithnjë krahun e atyre që bëjnë shtet.


Për këto arsye mendoj se në fillim të Shtatorit, diplomacia shqiptare do të dale nga Shtepia e Bardhë me kokën ulur, e ajo serbe duke u zgërdhirë vesh më vesh. E nëse ndodh kështu, Kosova diçka ka lëshuar. Shqiptarët i kanë të gjitha privilegjet, ndryshe nga 1913, që të përgatiten e mobilizohen kombëtarisht, për të marrë nëpër këmbë klasën politike, që sot e tutje të mos na marrë njeri nëpër këmbë.


Duhet të kuptojmë! Historia nuk duhet përsëritur në këto rrethana, por ndërtuar një e re aty ku udhëtonin kalorësit dhe shqiptarët që ajo përshkruan. Që diçka të mbetet në histori, nuk do të thotë që të caktosh vetëm një vend, një datë dhe një ngjarje, shpesh kjo shkencë humane përshkruan rastësitë dhe vendimet e rëndësishme që merren në rrethana të tilla duke krijuar një ngjarje.


Koha e një ngjarje të madhe ka ardhur, por fatkeqësisht mendojmë  "NE" dhe "ATA", e për më keq as "NE" vetë e as "ATA" vetë nuk kanë një vizion, se  nuk e kemi të zhvilluar ndërgjegjen për vetëvendosje.


Amerika është me të fortit, ajo ka ndikuar historikisht në ndërtimin e aleatëve të saj, ne s'kami dashur, s'kemi ditur, s'kemi mundur, ç'rëndësi ka. Por ta harrojmë që Amerika si Amerikë ti besojë një shteti të dështuar, ndaj Trump nuk rreshtohet me shqiptarët, duke na lënë në derë sa për të na bërë lëmsh, sojin e Kim.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...